.logoal_copy_1.
   
 

Kuadri ligjor pėr Sistemin e Pagesave

Pėrgjegjėsia e Bankės sė Shqipėrisė nė lidhje me zhvillimin dhe mbikėqyrjen e sistemeve tė pagesave dhe tė shlyerjes pėrcaktohet nė ligjin nr. 8269, datė 23.12.1997 “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, i ndryshuar (mė poshtė ligji pėr Bankėn). Neni 3 i ligjit pėr Bankėn, pėrbėn burimin e pėrgjegjėsisė sė Bankės sė Shqipėrisė nė raport me mbarėvajtjen e sistemeve tė pagesave nė Republikėn e Shqipėrisė, si dhe njėkohėsisht shpreh njė nga funksionet kryesore tė saj. Nė kėtė nen pėrcaktohet se: “Banka e Shqipėrisė, nė pėrputhje me objektivin e saj kryesor dhe mbi bazėn e tregut tė brendshėm bankar, nxit dhe mbėshtet [...] sistemin e pagesave”; si dhe qė : “Detyrat kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė janė si mė poshtė: [...] dh) tė nxisė funksionimin normal tė sistemit tė pagesave”.

Neni 21 i ligjit pėr Bankėn, zbėrthen pėrgjegjėsinė e mėsipėrme ligjore nė fuqi vepruese, nė drejtim tė organizimit dhe operimit tė sistemeve tė pagesave, nė drejtim tė hartimit tė rregullave nė fushėn e sistemeve tė pagesave dhe tė shlyerjes sė letrave me vlerė, si dhe instrumenteve tė pagesave. Nė kėtė nen pėrcaktohet se:

“1. Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me bankat e tjera, ka tė drejtė tė caktojė rregulla dhe procedura pėr kryerjen e pagesave me instrumente qė pėrdoren si mjete pagese, si dhe pėr shėrbimet mbi transfertat elektronike dhe telegrafike.

2. Banka e Shqipėrisė organizon dhe kryen shlyerjen e pagesave me instrumente qė pėrdoren si mjete pagese.

3. Banka e Shqipėrisė ka tė drejtė tė organizojė shėrbimin e kleringut tė pagesave dhe tė letrave me vlerė.

4. Banka e Shqipėrisė mbikėqyr sistemin e pagesave nė Republikėn e Shqipėrisė drejtpėrsėdrejti ose nėpėrmjet subjekteve apo njėsive ndėrbankare tė krijuara nga ajo pėr kėtė qėllim. Banka e Shqipėrisė lehtėson kryerjen e pagesave dhe tė likuidimeve efektive ndėrmjet bankave dhe shėrbimet nė pagesa”.

Banka e Shqipėrisė ka hartuar njė bazė tė plotė ligjore(nėnligjore) qė pėrfshin rregulla e procedura, rregullore e marrėveshje, tė cilat mund t'i lexoni duke klikuar nė lidhjet e mėposhtme.

  1. Marrėveshje ndėrbankare 

 

Tė lidhura

Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.