.logoal_copy_1.
   
 

Ligj nr. 133, datė 29.04.2013 "Pėr Sistemin e Pagesave"

spacer
Tipi : spacer Ligj
Miratoi : spacer Parlamenti
Numer : spacer 133
Data : spacer 29.04.2013 Hyn nė fuqi : spacer 29.05.2013
Botuar nė : spacer Fletore Zyrtare nė datėn : spacer 14.05.2013
Kategoria : spacer Tė tjera
Departamenti : spacer Pa Pėrcaktuar
 

Pėrshkrim i shkurtėr

Ligji pėr Sistemin e Pagesave synon tė nxisė sigurinė, qėndrueshmėrinė dhe efikasitetin e sistemit kombėtar tė pagesave ku pėrfshihen: a) sistemet e pagesave; b) sistemet e shlyerjes sė titujve; c) shtėpitė e klerimit/agjentė shlyerės; c) instrumentet e pagesave; dhe d) elementė tė tjerė tė rėndėsishėm tė sistemeve tė pagesave. Ligji pėrcakton parimet bazė dhe autorizon Bankėn e Shqipėrisė tė rregullojė me akte nėnligjore (nė bashkėpunim me AMF kur ka gėrshetim tė kompetencave pėrkatėse, siē ėshtė rasti i titujve) licencimin, rregullimin dhe mbikėqyrjen e sistemeve. Pėrveē krijimit tė sistemeve tė sipėrcituara, risi tjetėr e ligjit ėshtė mbrojtja e veēantė qė pėrfitojnė kėto sisteme pėr shkak tė implikimeve qė kanė nė stabilitetin financiar tė vendit. Mė konkretisht, nė Kreun III tė ligjit parashikohet mbrojta e urdhėrpagesave nga 5 kėrcėnimet kryesore nė lidhje me procedurat pėr paaftėsi paguese tė njė prej pjesėmarrėsve nė sistem. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm i Ligjit, qė pėrbėn risi pėr legjislacionin vendas ėshtė rregullimi i marrėveshjeve tė kolateralit financiar, si dhe ekzekutimi i menjėhershėm i kolateralit financiar tė lėnė peng. Bėhet fjalė pėr tė gjitha marrėveshjet e kolateralit financiar qė plotėsojnė kėto kushte: 1) tė jenė tė lidhura ndėrmjet personave juridikė, ku tė paktėn njėra nga palėt tė jetė Republika e Shqipėrisė, Banka e Shqipėrisė, njė bankė qendrore e huaj, njė bankė, njė institucion financiar, njė institucion i huaj i ngjashėm me bankat dhe institucionet financiare, njė agjent shlyerės, njė operator ose njė autoritet publik vendas ose ndėrkombėtar; 2) transaksioni financiar tė sigurohet me: a) cash (sipas nenit 5, shkronja “d”, pra llogari apo depozitė monetare tė tregut) ose me b) instrument financiar (sipas nenit 5, shkronja “f”); 3) marrėveshja tė jetė me shkrim ose nė formė elektronike (pėrshembull rasti i regjistrimit nė book-entry), apo me mėnyra tė tjera tė ngjashme tė njohura ligjėrisht (kėtu mund tė pėrfshihet rasti i gjykatės qė vendos ekzistencėn e detyrimit nėpėrmjet provave tė marra nėpėrmjet dėshmitarėve apo duke e vlerėsuar vetė kryesisht, rasti i vendeve tė common law); Ligji lehtėson procedurat pėr realizimin/ekzekutimin e kolateralit financiar tė lėnė peng (nė rast mospėrmbushjes tė detyrime kontraktore), duke i njohur tė drejtėn institucioneve financiare, nė rolin e marrėsit tė kolateralit (posedimi fizik i kolateralit nuk ėshtė kusht) - tė ekzekutojė menjėherė kolateralin nė pėrputhje me dispozitat e pėrcaktuara nė Ligj, pa qenė e nevojshme tė njoftojė ose tė kėrkojė ndihmėn e ndonjė autoriteti shtetėror, pra gjykatave. Mbrojtja e institucioneve financiare nga humbjet financiare, si rezultat i paaftėsisė paguese tė palės tjetėr nė marrėveshje, shėrben pėr tė kufizuar efektin kontaminues qė problemet nė njė institucion tė vetėm tė pėrcillen nė sistemin financiar nė tėrėsi.

Publikimi i plotė (347.15 KB)

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.