.logoal_copy_1.
   
 

Mbikėqyrja Bankare, Funksionimi, Detyrat

Misioni i mbikėqyrjes bankare ėshtė :

  • tė sigurojė stabilitetin e sistemit bankar dhe tė mbrojė interesat e depozituesve dhe tė publikut tė gjerė;
  • tė sigurojė njė sistem bankar tė shėndoshė, aktiviteti i tė cilit tė jetė transparent dhe i udhėhequr drejt ekonomisė sė tregut;
  • tė rrisė besimin e investuesve dhe tė depozituesve nėpėrmjet mbėshtetjes sė zhvillimit tė industrisė bankare dhe efektivitetit tė saj.
Roli i mbikėqyrjes bankare ėshtė :
  • tė sigurojė nėpėrmjet procesit tė licencimit hyrjen nė tregun bankar, vetėm tė subjekteve tė kualifikuara (aksionerė dhe administratorė) qė plotėsojnė kėrkesat pėrkatėse ligjore, profesionale dhe etike, qė kanė kapital tė mjaftueshėm pėr ndėrmarrjen e rrezikut, si dhe politika dhe procedura pėr kontrollin e rrezikut;
  • tė sigurojė qė bankat tė veprojnė nė mėnyrė tė shėndoshė duke zbatuar kėrkesat ligjore dhe rregullative, qė ato tė kenė kapitalin e mjaftueshėm, likuiditetin e nevojshėm, cilėsi tė kėnaqshme tė aktiveve, rezerva tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar rreziqet qė kanė ndėrmarrė, administrim sipas standardeve ndėrkombėtare "tė praktikave mė tė mira", nė mėnyrė qė tė sigurojė mbrojtjen e klientit dhe tė evitojė praktikat abuzive;
  • tė sigurojė qė bankat me probleme tė trajtohen shpejt dhe me efektivitet nė mėnyrė qė tė mbrohen depozituesit, duke shfrytėzuar tė gjitha mundėsitė ekzistuese, minimizimin e kostos sė qeverisė dhe tė publikut.
Pėr tė pėrmbushur kėtė rol mbikėqyrja bankare :
  • harton dhe rishikon rregulloret lidhur me: hyrjet e reja nė sistemin bankar, kryerjen e njė veprimtarie tė kujdesshme bankare, monitorimin e rezultateve tė arritura, kujdestarinė dhe likuidimin e bankave, dhe imponon zbatimin e akteve ligjore dhe rregullative;
  • harton politika aktive dhe strategji pėr mbikėqyrjen e bankave tė veēanta dhe tė sistemit bankar nė tėrėsi, qė janė tė bazuara nė vlerėsimin e drejtimit tė rrezikut;
  • zhvillon procedura mbikėqyrėse sipas udhėzimeve dhe standardeve ndėrkombėtare;
  • zbaton kėto procedura, standarde dhe udhėzime nė vazhdimėsi;
  • siguron mjaftueshmėrinė e personelit nė numėr dhe nė cilėsi, pėr tė realizuar mbikėqyrjen e industrisė bankare;
  • financon dhe merr pjesė nė takime tė rregullta me industrinė bankare dhe me autoritete tė tjera mbikėqyrėse, pėr probleme me interes tė pėrbashkėt.

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.