.logoal_copy_1.
   
 


Modalitete tė kryerjes sė praktikės mėsimore nė BSH

 

Kriteret dhe modalitetet pėr kryerjen e praktikės mėsimore pranė Bankės sė Shqipėrisė pėrcaktohen  nė Rregulloren "Mbi kryerjen e praktikės mėsimore tė studentėve me arsim tė lartė pranė Bankės sė Shqipėrisė" , miratuar me vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės nr. 38, datė 07.05.2009.

 

Kriteret e pranimit tė kandidatėve:

Kandidatėt qė do tė pranohen pėr kryerjen e praktikės pranė Bankės sė Shqipėrisė, duhet tė plotėsojnė kriteret e meposhtme:

  1. Tė kenė kryer ose janė duke kryer studimet e larta brenda ose jashtė vendit;
  2. Tė mos jenė tė dėnuar me njė vendim gjykate tė formės sė prerė pėr kryerjen e njė vepre penale;
  3. Tė mos jenė nė ndjekje penale;
  4. Tė mos kenė kryer mė parė praktikė mėsimore pranė Bankės sė Shqipėrisė.
  5. Tė angazhohen nė respektimin e zbatimit tė:
    • Ligjit “Pėr Bankėn e Shqipėrisė“;
    • Rregullores ”Pėr Kodin e Etikės nė Bankėn e Shqipėrisė”;
    • Rregullave mbi konfidencialitetin ndaj informacionit tė klasifikuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nėnligjore nė fuqi.

 

Kohėzgjatja e praktikės:

Praktika mėsimore nė Bankė ėshtė deri nė 1 (njė) muaj.

 

Kėrkesa pėr kryerjen e praktikės

Kandidatėt e interesuar pėr kryerjen e praktikės mėsimore pranė Bankės, duhet tė paraqesin kėrkesėn e tyre pranė Departamentit tė Burimeve Njerėzore nėpėrmjet kėtij  formular-aplikimi
 


Dokumentacioni qė shoqėron kėrkesėn:

Kandidatėt e interesuar duhet ta shoqėrojnė kėrkesėn me dokumentacionin e mėposhtėm:

  • Curriculum Vitae;
  • Letėr-rekomandimi nga njė prej pedagogėve tė tij me gradė shkencore “Doktor” ose “Profesor” nė fushėn pėr tė cilėn praktikanti po aplikon;
  • Diplomė e shkollės sė lartė, nė rastin kur kandidati ka pėrfunduar studimet e larta;
  • Lista e notave (nė rastin e kandidatit i cili vazhdon studimet e larta, lista e notave tė tė gjitha semestrave tė pėrfunduar deri nė momentin e aplikimit) e lėshuar nga institucioni i arsimit tė lartė ku kandidati ka pėrfunduar studimet e larta ose ėshtė duke vazhduar kėto studime;
  • Dėshmi penaliteti;
  • Vėrtetim nga prokuroria qė nuk ėshtė nė ndjekje penale;
  • Vėrtetim nga gjykata qė nuk ėshtė nė gjykim penal;
  • Fotokopje tė dokumentit tė identifikimit; si dhe
  • Fotografi 1 (njė) copė.

 

Procedurat pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve dhe kryerjen e praktikės

Departamenti i Burimeve Njerėzore shqyrton tė gjitha kėrkesat dhe plotėsimin e dokumentacionit tė kėrkuar nga kandidatėt; si dhe pėrgatit listėn e kandidatėve tė cilėt plotėsojnė kriteret sipas dispozitave tė rregullores sė mėsipėrme, duke i grupuar ata sipas njėsive organizative nė tė cilat do tė kryejnė praktikėn, bazuar nė kėrkesėn e tyre.

Njoftimi i kandidatėve tė pėrzgjedhur kryhet brenda 30 (tridhjetė) ditėve nga data e fundit e afatit tė aplikimit tė publikuar nė faqen zyrtare tė internetit  tė Bankės.

Pėrzgjedhja e praktikantėve, nė rastin kur qėllimi i kryerjes sė praktikės prej tyre ėshtė realizimi i njė studimi kėrkimor/zhvillimi me njė temė tė caktuar, kryhet nga drejtuesi i njėsisė organizative tė interesuar, nė varėsi tė objektit tė studimit nė raport me fushėn e veprimtarisė sė njėsisė organizative; si dhe objektivat/pėrparėsitė e njėsisė organizative.

Praktika zhvillohet sipas njė programi individual pėr ēdo praktikant, tė hartuar nga njėsia pėrkatėse nė pėrputhje me detyrat kryesore tė kėsaj njėsie organizative dhe bazuar nė kėrkesėn e praktikantit.

Njėsia pėrkatėse organizative cakton njė kujdestar tė drejtpėrdrejtė, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr orientimin dhe ndjekjen nga afėr tė praktikės mėsimore nga praktikantėt.

Nė pėrfundim tė praktikės, praktikantėt pajisen me dėshminė pėr kryerjen e praktikės mėsimore pranė Bankės sė Shqipėrisė.

 

Departamenti i Burimeve Njerėzore

 

 


 

Pėr mė shumė: 

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.