.logoal_copy_1.
   
 

Mundėsi punėsimi nė Bankėn e Shqipėrisė

I nderuar lexues,


Departamenti Departamenti i Operacioneve Monetare
Pozicioni Specialist i Operacioneve ne Valute
Pėshkrim
Banka e Shqipėrisė pėr nevoja tė plotėsimit tė vendeve vakante tė punės, shpall pėr konkurrim 1 (njė) vend tė lirė nė pozicionin e punės “Specialist i Operacioneve nė Valutė” pranė Departamentit tė Operacioneve Monetare.

Pėrshkrimi i punės:

Analizon zhvillimet e tregut tė brendshėm tė kėmbimeve valutore dhe identifikon faktorėt qė kanė ndikuar dhe pritet tė ndikojnė ecurinė e tij:
Propozon pėr ndėrhyrje nė tregun e brendshėm tė kėmbimeve valutore kur gjykon se ka ngjarje qė shkaktojnė ērregullime tė tij:
Kryen veprimet e nevojshme pėr realizimin e ndėrhyrjeve nė tregun e brendshėm valutor:
Llogarit kursin zyrtar tė kėmbimit tė Bankės sė Shqipėrisė:
Kryen tė gjitha veprimet valutė kundrejt lekė pėr llogari tė Bankės sė Shqipėrisė si dhe veprimet valutė kundrejt valutė nė pėrputhje me aktet rregullative nė fuqi.

Kriteret qė duhet tė plotėsojė kandidati pėr pozicionin e lartpėrmendur "Specialist i Operacioneve nė Valute", janė si mė poshtė vijon:

Arsim universitar nė degėn e Financės dhe/ose shkenca tė tjera ekonomike me rezultate tė larta dhe notė mesatare mbi 8.5:
Preferohet arsim pasuniversitar master shkencor dhe/ose master profesional nė fushėn e Financės dhe/ose shkenca tė tjera ekonomike.
Kandidati duhet tė ketė aftėsi tė mira pėr tė kryer analiza sasiore dhe cilėsore si dhe nxjerrjen e pėrfundimeve:
Tė ketė aftėsi tė pėrpunojė dhe tė interpretojė sasi tė madhe informacioni:
Njohje tė avancuar tė gjuhės angleze:
Preferohen certifikata/trajnime profesionale nė lidhje me njohuritė mbi tregjet dhe instrumentet financiare:
Aftėsi shumė tė mira komunikuese (me shkrim dhe me gojė):
Aftėsi pėr tė punuar me iniciativėn e tij dhe njėkohėsisht tė pėrshtatet me punėn nė grup:
Aftėsi pėr te kuptuar propozimet dhe vendimet e ēdo niveli dhe pėr t'i zbatuar ato:
Njohuri mbi pėrdorimin e programeve kompjuterike tė tilla si Microsoft Office.

Dokumentet e kėrkuara:

Kandidatėt qė do tė aplikojnė pėr konkurrim duhet tė paraqesin dokumentet e mėposhtme:

Jetėshkrimi (Curriculum Vitae):
Letėr motivimi/interesi e cila pėrmban arsyet dhe pritjet e kandidatit i cili kėrkon tė punėsohet pranė Bankės sė Shqipėrisė:
Diplomė tė shkollės sė lartė:
Dokumenti i/e diplomimit me gradė shkencore, (nė qoftė se ka):
Listė Notash:
Dėshmi tė ndryshme kualifikimi (nė qoftė se ka):
Deklaratė prezantuese/reference nga eprori i tij, punėdhėnėsi i fundit apo profesori i tij (nė qoftė se ka):
Dėshmi tė gjuhėve tė huaja (nė qoftė se ka):
Vėrtetim shėndetėsor nga Komisioni Mjeko-Ligjor:
Vėrtetim nga prokuroria, gjykata dhe dėshmi penaliteti, ku tė vėrtetohet qė nuk jeni i dėnuar ose nė ndjekje penale:
Certifikatė e gjendjes familjare:
Tė mos jetė i larguar nga puna pėr masa disiplinore nė bazė tė ligjit pėr nėpunėsin e shėrbimit civil nė Republikėn e Shqipėrisė dhe Kodit tė Punės:
Fotografi 2 (dy) copė:
Fotokopje e kartės sė identitetit:

Kandidatet duhet tė paraqiten pranė Bankės sė Shqipėrisė nė adresėn Sheshi Skėnderbej nr.1 Tiranė pėr tė tėrhequr formėn e aplikimit, ēdo ditė pranė Departamentit tė Burimeve Njerėzore ose mund ta shkarkojnė atė nė link-un e mėposhtėm nė faqen zyrtare tė institucionit nė internet:

Kliko ketu per te shkarkuar formularin e aplikimit

Konkurrimi nė Bankėn e Shqipėrisė bėhet nė bazė tė proēedurave tė miratuara nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė me tre faza:

1.Nė fazėn e parė, bėhet pėrzgjedhja e kandidatėve qė do t’i nėnshtrohen testimit me shkrim dhe me gojė e cila konsiston nė verifikimin nėse dokumentacioni i paraqitur nga ēdo kandidat vėrteton plotėsimin e kėrkesave tė pėrgjithshme dhe tė kėrkesave specifike, tė pėrcaktuara nė shpalljen pėr konkurrim. Vetėm kandidatėt qė plotėsojnė kėto kėrkesa, i nėnshtrohen fazave tė mėtejshme tė konkurrimit.
2.Nė fazėn e dytė zhvillohet testimi me shkrim:
i.pėr zotėrimin e gjuhės angleze:
ii.pėr nivelin e njohurive profesionale.
Nė qoftė se rezultati i testimit me shkrim pėr zotėrimin e gjuhės sė huaj ėshtė nėn nivelin minimal tė pėrcaktuar, kandidati nuk kualifikohet pėr fazat e mėtejshme tė konkurrimit.
3.Nė fazėn e tretė zhvillohet intervistimi me gojė i kandidatėve, i cili synon tė evidentojė formimin e pėrgjithshėm si dhe vizionin personal mbi statusin dhe veprimtarinė e Bankės.

Dokumentacioni tė paraqitet brenda datės 16/01/2017. Pas kėsaj date nuk pranohet asnjė dokument.

Kandidati, i cili dėshiron tė konkurrojė, mund tė paraqitet ēdo ditė pranė Bankės sė Shqipėrisė, pėr t’u njohur me kriteret e vendeve tė punės tė shpallur pėr konkurrim dhe pėr tė plotėsuar kėrkesėn pėrkatėse sipas formatit tė miratuar nga Banka e Shqipėrisė:
Dokumentacioni i kėrkuar tė dorėzohet nė Bankėn e Shqipėrisė, i mbyllur nė zarf me adresėn pėrkatėse dhe tė jetė i plotėsuar sipas kėrkesave tė mėsipėrme.

(Dokumentacioni duhet tė jetė origjinal ose fotokopje e noterizuar. Mosparaqitja e plotė e dokumentacionit sjell skualifikim tė kandidatit).
Publikuar mė 30.12.2016 E vlefshme deri 16.01.2017

   Mbrapa 

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.