.logoal_copy_1.
   
 

Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė hapet pėr publikun

 

.logo_muzeu_web shqip.    

Qė prej hapjes sė tij mė 30 tetor 2015, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė kthyer tashmė  nė njė destinacion tė ri pėr vizitorėt shqiptarė e tė huaj. I vendosur brenda ndėrtesės sė bankės qendrore nė sheshin kryesor tė Kryeqytetit, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė konceptuar si njė ndėrthurje midis muzeales dhe didaktikes. Ai  ėshtė kthyer nė njė qendėr edukimi tė historisė monetare e financiare tė vendit qė nga lashtėsia e deri nė ditėt e sotme.

Muzeu ėshtė vizituar nga tė gjitha grupmoshat, pėrfshirė shumė fėmijė shkollash, studentė, punonjės institucionesh dhe qytetarė, tė cilėt kanė pasur mundėsinė tė mėsojnė mė shumė mbi tė gjitha aspektet e parasė dhe tė ekonomisė, si dhe tė kuptojnė mė mirė funksionin e Bankės Qendrore.

Duke lexuar komentet e shumta tė vizitorėve, Banka e Shqipėrisė dėshiron tė falėnderojė tė gjithė ata qė e kanė vizituar Muzeun pėr vlerėsimin dhe mbėshtetjen e treguar. Ndėrkohė dėshirojmė t’ju njoftojmė se duke filluar nga muaji dhjetor i kėtij viti, dyert e Muzeut do tė jenė tė hapura pėr publikun e gjerė tri ditė nė javė: tė martėn, tė mėrkurėn dhe tė enjten.

Pėr mė shumė informacion rreth pėrmbajtjes sė Muzeut, ju lutemi klikoni kėtu.

Vendndodhja

Muzeu ndodhet brenda ambienteve tė selisė qendrore tė Bankės sė Shqipėrisė, nė sheshin “Skėnderbej”, nr. 1, Tiranė. Hyrja nė ndėrtesė bėhet nga krahu i rrugės “Ibrahim Rugova”.

 

Rregullat e hyrjes

Pėr tė hyrė nė Bankė, duhet tė jeni tė pajisur me njė dokument identifikimi. Hyrja nė Muze ėshtė falas.

 

Oraret e hapjes

Jemi tė hapur nė ditėt: e martė, e mėrkurė dhe e enjte.

Nėse jeni njė individ i interesuar pėr t’u bėrė pjesė e njė prej tureve me ciceronin tonė, paraqituni pranė Bankės sė Shqipėrisė nė njė prej orareve tė mėposhtme:

• 9:00 – 10:00
• 10:00 – 11:00
• 11:00 – 12:00
• 13:00 – 14:00
• 14:00 – 15:00

Prenotoni vizitėn tuaj!

Pėr tė prenotuar vizita tė organizuara me grupe, na shkruani nė adresėn email: muzeu@bankofalbania.org, duke specifikuar datėn, orėn dhe prezantimin apo llojin e vizitės pėr tė cilėn jeni tė interesuar. Do t’ju pėrgjigjemi shpejt!

Pėr mė shumė:

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.