.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

Departamenti i Marrėdhėnieve me Jashtė, Integrimit Evropian dhe Komunikimit


NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė , z. Ardian Fullani, nė konferencėn “Forcimi i lidhjeve nė Evropėn-Juglindore. Ankorat politike dhe perspektivat e biznesit”, 19 shtator 2013


Data e publikimit 19.09.2013


I nderuar z. Kryeministėr,

Tė nderuar miq nga Universiteti i Oksfordit

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj tė trupit diplomatik, akademikė dhe tė ftuar.

Kam kėnaqėsinė dhe nderin e veēantė tė hap kėtė konferencė tė pėrbashkėt tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Universitetit tė Oksfordit, mbi forcimin e lidhjeve ndėrmjet ekonomive tė rajonit tonė. Tre vite mė parė, nė shtator tė vitit 2010, ftuam Universitetin e Oksfordit tė mbėshteste diskutimin akademik tė Bankės sė Shqipėrisė mbi modelin e rritjes ekonomike dhe karakterin e tij rajonal. Nė atė moment pati edhe keqinterpretime tė kėtij debati, si njė diskutim mbi pėrparėsinė e sistemit tė ekonomisė sė tregut dhe tė filozofive alternative tė organizimit ekonomik tė njė shoqėrie. Megjithatė, tre vjet mė vonė, tė gjithė konstatojmė se modeli i rritjes ekonomike ėshtė kthyer nė temėn qendrore tė debatit akademik dhe ekonomiko-politik.

Prej njė periudhe disa vjeēare ekonomia jonė ėshtė nėn ndikimin e krizės globale,  i shprehur kryesisht nė ngadalėsimin e aktivitetit ekonomik. Ai ka frenuar investimet dhe kreditimin e ekonomisė, duke ēuar njėkohėsisht nė pėrkeqėsimin e bilanceve tė sektorit publik e atij privat.

Me gjithė kėto zhvillime, ekonomia shqiptare ka arritur tė ruaj stabilitetin e ēmimeve dhe ekuilibrat e pėrgjithshėm makroekonomik e financiar tė vendit. Sistemi financiar shqiptar ka treguar njė shkallė tė lartė imuniteti. Pavarėsisht ngadalėsimit tė rritjes ekonomike, ai mbetet nė tėrėsi, likuid, i mirėkapitalizuar dhe fitimprurės, duke pasqyruar punėn e kujdesshme tė Bankės sė Shqipėrisė nė vitet qė i paraprinė dhe gjatė krizės.

Politikat e kujdesit tė Bankės sė Shqipėrisė, por edhe reagimi i sektorit bankar, mundėsuan qė sistemi tė mos pėrballej me probleme ekstreme, tė cilat do tė kėrkonin pėrdorimin e fondeve publike. Mos harrojmė qė nė Shqipėri kemi tė pranishme grupe bankare nga vende tė Bashkimit Evropian qė u preken thellė nga kriza. 

Banka e Shqipėrisė, gjatė punės sė saj ka patur nė qendėr tė vėmendjes,qėndrueshmėrinė e sektorit bankar  , si nė drejtim tė stabilitetit financiar e mbikėqyrjes bankare, ashtu dhe nė atė tė politikes monetare dhe administrimit tė likuiditetit.

 Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrpjekur tė jetė proaktive dhe t'u paraprijė problemeve, duke pėrshtatur veten dhe rolin e politikave te saj nė pėrputhje me zhvillimet globale dhe situatėn nė tregun e brendshėm.

Situata e paqartė ekonomike e financiare globale, ka diktuar nė vazhdimėsi nevojėn pėr tė ridimensionuar rolin e institucioneve, pėrfshirė dhe atė tė bankės qendrore. Aktualisht, bankat qendrore u janė drejtuar masave makroprudenciale, sepse mekanizmat tradicionalė tė transmetimit tė politikės monetare po vuajnė prej bilanceve tė rėnduara tė agjentėve ekonomikė, publikė e privatė. Pėr tė koordinuar mė mirė kėtė rol dhe pėr tė monitoruar mė mirė ekonominė, bankat qendrore nė botė po e mbėshtesin politikėn e tyre monetare me ndėrmarrjen e masave tė nevojshme makroprudenciale. Kėto zhvillime globale e gjejnė Bankėn e Shqipėrisė tė pėrgatitur dhe me pėrvojėn e nevojshme. Ajo ka njė strukturė tė ngjashme me  atė qė  po adaptohet nga Banka Qendrore Evropiane dhe bankat e tjera qendrore tė vendeve te zhvilluara. Pėr mė tepėr, Banka e Shqipėrisė ka tashmė njė eksperiencė disa vjeēare dhe tė suksesshme nė pėrdorimin e masave kundėrciklike, si njė mėnyrė pėr menaxhimin e ekuilibrit makroekonomik e financiar tė vendit.

Pa dashur t’i radhisė tė gjitha, dėshiroj tė veēoj ndryshimin e koeficienteve tė rrezikut pėr tė kontrolluar zgjerimin e kreditimit nė valutė dhe vendosjen e limiteve nė raportet kredi  ndaj kolateralit pėr tė kontrolluar shkallėn e borxhit nė ekonomi.

Njė nga mėsimet mė tė rėndėsishme tė krizės botėrore ėshtė se trajtimi nė mėnyrė tė pavarur i ēėshtjeve tė stabilitetit monetar (do me thėnė i qėndrueshmėrisė sė ēmimeve) dhe  tė stabilitetit financiar, jo vetėm qė nuk ėshtė njė zgjidhje optimale por ėshtė e prirur tė prodhojė kriza. Ekonomia funksionon si njė mekanizėm kompleks, me ekuilibra shpesh tė brishtė e tė ndėrvarur, i cili nuk respekton kufijtė e ndarjeve institucionale tė pėrgjegjėsive. Pėr ēdo ekonomi ka vetėm njė normė interesi, ka vetėm njė masė kritike tė ndėrmjetėsimit financiar dhe njė ekuilibėr tė brishtė tė bilanceve tė sektorit financiar qė garanton zhvillimin e qėndrueshėm e afatgjatė tė vendit. Harmonizimi i kėtyre tre objektivave ėshtė kusht i domosdoshėm pėr ruajtjen e ekuilibrit financiar tė ekonomisė. Rrjedhimisht identifikimi dhe harmonizimi i tyre nėn njė ēati tė pėrbashkėt vlerėsohet si zgjidhja optimale pėr tė garantuar stabilitetin ekonomik e financiar tė vendit. Pėr kėtė arsye, njė nga praktikat mė tė ndjekura  pėr rregullimin institucional tė paskrizės ėshtė jo thjesht unifikimi i mbikėqyrėsve tė sistemit financiar, por integrimi institucional i tyre me rolin dhe funksionet e tjera tė bankės qendrore.


***


I nderuar z. Kryeministėr,

Tė nderuar pjesėmarrės,

Nė mėnyrė tė pakontestueshme, nė afat tė gjatė, rritja ekonomike e njė vendi pėrcaktohet nga fuqia e tij punėtore dhe shkalla e kualifikimit tė saj;  produktiviteti, teknologjia dhe aftėsia e tij pėr inovacion; si dhe nga shkalla e akumulimit tė kapitalit, e cila nė vetvete reflekton si preferenca sociale ashtu edhe stimujt fiskalė dhe shkallėn e zhvillimit tė sistemit financiar. Tė tre kėta grupe faktorėsh kushtėzohen nga struktura ekonomike e njė vendi dhe nxitja e stimulimi i tyre realizohet nėpėrmjet reformave strukturore. E ritheksoj se, nė afat tė gjatė, rritja ekonomike pėrcaktohet vetėm nga reformat strukturore dhe nga shkalla e konkurrencės sė ekonomisė sonė kundrejt partnerėve tregtarė, dhe kundrejt tregut botėror. Nga ana tjetėr, detyra e politikave fiskale e monetare ėshtė tė evitojnė devijimet afatshkurtra tė ekonomisė nga ky trend afatgjatė dhe tė krijojnė njė ambient tė qėndrueshėm pėr zhvillimin ekonomik e financiar tė vendit.

 

Ekonomia shqiptare ka nisur tashmė rrugėn drejt integrimit nė Bashkimin Evropian. Ky proces ka si rezultat final rritjen e mirėqenies ekonomike, por ai nėnkupton edhe integrimin e plotė nė zinxhirėt tregtarė, industrialė e financiarė, si dhe adoptimin njė filozofie tė vetme tė menaxhimit ekonomik, njė praktikė tė vetme  rregullatore e institucionale, dhe pranimin e rregullave tė harmonizuara tė lojės nė tė gjithė hapėsirėn evropiane.

Nė kėtė kontekst dua tė theksoj dy momente kryesore:

  • Sė pari, procesi i integrimit evropian duhet tė jetė ankora jonė mė e fortė e reformave strukturore, qofshin kėto ligjore, rregullative, institucionale, infrastrukturore apo politike. Natyrisht qė Shqipėria ka shumė pėr tė bėrė dhe veēoritė e ekonomisė sonė lejojnė gjithė hapėsirat e duhura pėr kalibrimin e kėtyre modeleve nė pėrshtatje me avantazhet krahasuese dhe nevojat parėsore tė vendit. Por, besoj se do tė ishte e dobishme qė tė gjithė kėto reforma tė integroheshin nė kėtė vizion unik integrimi.
  •   Sė dyti, biznesi shqiptar duhet tė bėjė mė shumė pėr tė nxitur procesin e integrimit. Ai duhet tė jetė mė aktiv nė adoptimin e teknologjive dhe proceseve prodhuese e menaxhuese tė pėrparuara.


Po kėshtu, edhe sektori financiar ka vend tė jetė mė vizionar nė politikat e prioritetet e tij tė shpėrndarjes sė burimeve financiare, si dhe tė punojė mė shumė pėr nxitjen e tėrheqjes sė investitorėve tė huaj dhe vendosjen e urave tė bashkėpunimit me biznesin lokal.

Gjykoj se me tė drejtė kemi theksuar se integrimi rajonal ėshtė njė hap i domosdoshėm qė duhet t’i paraprijė integrimit evropian. Ekonomitė e rajonit janė tė vogla nė terma krahasuese me partnerėt tanė tregtarė, por krijimi i zonave tė unifikuara nė terma tė tarifave doganore, sistemeve ligjore e praktikave juridike, integrimit financiar dhe politikave zhvillimore, krijon nxitjen e duhur pėr thithjen e investimeve tė huaja dhe rrit fuqinė tonė negociuese me partnerėt ndėrkombėtarė.


***


Nė mbyllje tė fjalės sime, dėshiroj tė ri-theksoj se Banka e Shqipėrisė e shikon stabilitetin ekonomik e financiar tė vendit si njė kusht tė domosdoshėm pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm dhe afatgjatė. Tashmė kjo nuk ėshtė mė njė ēėshtje teorike e disiplinimit tė sjelljes sė politikės ndaj ekonomisė apo diskutim mbi respektimin e barazisė midis brezave, por njė mėsim i hidhur nga kriza e fundit dhe njė realitet i prekshėm pėr shumė vende tė Eurozonės. Ne i kemi ftuar nė vazhdimėsi tė gjithė politikėbėrsit dhe agjentėt ekonomikė nė vend tė bėhen pjesė e kėtij vizioni.

Si autoriteti monetar i vendit, i mandatuar pėr tė garantuar stabilitetin e ēmimeve nė vend, ne kemi punuar dhe do tė vazhdojmė tė punojmė pėr t’i dhėnė vendit njė mjedis me inflacion tė ulėt. Ky ambient rrit garancinė e kursimtarėve dhe tė investuesve nė planet e tyre afatgjata dhe mundėson zhvillimin e sistemit financiar. Politika monetare e Bankės sė Shqipėrisė ėshtė njė politikė moderne, e cila bazohet nė parimet mė tė avancuara tė bankingut qendror dhe pėrdor njė kuadėr instrumentesh, e njė aparat komunikimi nė linjė me praktikat e BQE-sė. Angazhimi i Bankės sė Shqipėrisė pėr ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve ėshtė ylli polar i punės sonė.
Hartimi dhe zbatimi nė mėnyrė tė pavarur i politikės monetare, ekskluzivisht nė funksion tė stabilitetit tė ēmimeve, ėshtė njė nga ankorat e brendshme tė ekonomisė shqiptare, e cila duhet tė ruhet e tė forcohet mė tej.

Paralelisht me tė, Banka e Shqipėrisė gjykon se ekonomia shqiptare ka nevojė edhe pėr dy ankora tė tjera: stabiliteti financiar dhe qėndrueshmėria fiskale.

Funksioni jonė rregullues e mbikėqyrės i sistemit bankar, i cili pėrbėn dhe rreth 95% tė sistemit financiar nė Shqipėri, ka qenė i suksesshėm nė garantimin e stabilitetit financiar tė vendit. Edhe ky funksion ėshtė zhvilluar dhe kryhet nė linjė me praktikat mė tė mira botėrore, nė bashkėpunim tė vazhdueshėm me institucione homologe apo partnerė tė tjerė ndėrkombėtarė.

Mundėsia pėr tė patur njė vizion tė integruar tė zhvillimeve ekonomike e financiare, si dhe mundėsia pėr tė kombinuar, por jo pėrzierė politikėn monetare me masat makroprudenciale, ka rritur efektivitetin e aksionit tė Bankės sė Shqipėrisė. dhe ka ndihmuar nė pėrmbushjen mė tė mirė tė dy objektivave individualė tė stabilitet financiar dhe tė stabilitetit tė ēmimeve.
Ky rregullim institucional, i cili ėshtė provuar efektiv dhe ėshtė nė pėrputhje me tendencat mė tė fundit nė rang botėror, duhet tė vazhdojė tė funksionojė si njė ankorė e dytė e politikave tė brendshme ekonomike.

Sė fundi, Banka e Shqipėrisė gjykon se Shqipėria duhet tė ketė sa mė shpejt njė rregull fiskal, jo vetėm tė qartė e transparent, por edhe efektiv nė disiplinimin e politikės fiskale dhe nė ruajtjen e besimit tė tregjeve financiare ndaj shėndetit tė financave publike.

Kjo ankorė e tretė do tė plotėsonte kuadrin e ankorave tė brendshme tė politikave ekonomike. Sė bashku me bashkėpunimin e ngushtė me institucionet financiare ndėrkombėtare, ajo do tė mundėsonte njė kuadėr konsistent dhe transparent pėr zhvillimin e vendit. Garantimi i likuiditetit dhe aftėsisė paguese tė ekonomisė shqiptare pėrmes partnershipeve dypalėshe dhe shumėpalėshe  ėshtė prioriteti i politikave tė bankės qendrore. Ky vizion dhe partneritet duhet tė bėhet boshti i bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve kombėtare.

 

 

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.