.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

Departamenti i Marrėdhėnieve me Publikun


NJOFTIM PĖR SHTYP
Fjala e Guvernatorit Sejko nė konferencėn “A i ndryshojnė krizat themelet ekonomike nė vendet e Evropės Juglindore?”, organizuar nga Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit


Data e publikimit 30.10.2015


I nderuar z. Kryeministėr,

I nderuar Guvernator Hamza dhe pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore,

Tė nderuar shkėlqesi ambasadorė,

Tė nderuar pjesėmarrės, miq dhe kolegė,

Ju uroj mirėseardhjen nė konferencėn vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė qė organizohet nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore pranė Universitetit tė Oksfordit. Ėshtė njė kėnaqėsi qė ky bashkėpunim sjell mes nesh bashkėpunėtorė tė vjetėr dhe tė rinj.

Viti qė po pėrgatitemi tė lėmė pas ka qenė i vėshtirė dhe plot sfida pėr ekonominė e Shqipėrisė e pėr rrjedhojė dhe pėr punėn e institucionit tonė. Rimėkėmbja e plotė e rritjes ekonomike dhe pėrmirėsimi i mėtejshėm i saj nė tė ardhmen ka qenė dhe mbetet njė nga prioritetet kryesore tė punės sonė njėvjeēare.

Kriza ekonomike e tejzgjatur na ka detyruar ne ashtu si dhe institucionet homologe nė mbarė botėn tė rishqyrtojmė shumė nga aksiomat ekonomike tė cilat pėr shumė kohė i konsideronim tė mirėqena.

Jo rastėsisht edhe tematika kryesore e konferencės sė kėtij viti fokusohet mbi kasualitetin dhe zgjidhjen e problemeve afatgjata me tė cilat po ballafaqohemi gjatė kėsaj periudhe.

Pėrgjatė njė periudhė 5-vjeēare ekonomia shqiptare ka vazhduar tė rritet nė terren pozitiv, por gjithsesi poshtė  potencialit tė saj. Kemi tė bėjmė me njė fenomen global, post-krizė, me shtrirje nė gjithė rajonin e Evropės Juglindore, ku normat e rritjes kanė qenė akoma mė tė ulėta.

Shpresoj se gjatė kėsaj konference ne do tė kemi mundėsinė tė analizojmė nė thellėsi arsyet qė qėndrojnė pas kėsaj situate, burimet qė e ushqejnė si dhe vėshtirėsitė qė ajo imponon nė modelin e biznesit dhe tė ndėrmjetėsimit financiar. Akoma mė tej, do tė ishte e vlefshme tė diskutonim edhe mbi opsionet nė dispozicion tė politikėbėrėsve dhe rrugėdaljet nga kjo situatė, qė unė jam i bindur se ėshtė e pėrkohshme dhe jo njė ekuilibėr afatgjatė ekonomik.

Banka e Shqipėrisė ka pėrdorur nė mėnyrė aktive dy instrumentet kryesore qė ajo zotėron, politikėn monetare dhe atė makroprudenciale, pėr tė dhėnė kontributin e saj nė mbylljen sa mė tė shpejtė e sistematike tė hendekut negativ tė prodhimit nė vend. Banka ka vazhduar tė ndjekė njė politikė monetare lehtėsuese duke e ulur normėn bazė tė interesit nė nivelin historik 2%.

Me gjithė skepticizmin qė ka shoqėruar kėtė proces, ulja e normės bazė ėshtė reflektuar nė njė gamė tė gjerė normash interesi nė tregun financiar, pėrfshirė edhe ato pėr kredinė dhe pėr letrat me vlerė tė qeverisė. Fakti se rritja ekonomike ka vazhduar tė jetė nėn potencial jo detyrimisht reflekton mungesėn e njė kanali efektiv tė transmetimit tė politikės monetare. Gjithnjė e mė shumė po na forcohet bindja se mbi tė gjitha kemi njė kėrkesė agregate tė dobėt e cila nuk krijon stimujt e duhur pėr gjallėrimin e aktivitetit ekonomik.

Megjithatė, tė dhėnat e fundit ekonomike na bėjnė mė optimistė. Sektori real po shfaq shenja tė njė pėrmirėsimi tė vazhdueshėm,  mbėshtetur edhe nga disa zhvillime pozitive nė ambientin e jashtėm. Veēanėrisht, dua tė nėnvizoj se qartėsimi i situatės politiko-ekonomike nė Greqi do tė ndikojė pozitivisht gjatė periudhės nė vijim. Banka e Shqipėrisė ka monitoruar pa ndėrprerje zhvillimet nė fqinjin tonė jugor duke qenė e ndėrgjegjshme pėr rreziqet e ndryshme qė mund tė pėrcilleshin nė ekonominė vendase. Por falė edhe ndėrhyrjeve tė sakta dhe nė kohė sidomos nė sektorin bankar, kėto rreziqe fatmirėsisht nuk u materializuan.

Lehtėsimi i vazhdueshėm i politikės monetare duket se po reflektohet sidomos nė treguesit e investimeve, ku ato tė brendshme dhe tė huaja shfaqėn pėrmirėsime tė ndjeshme gjatė gjysmės sė parė tė vitit. Nga ana jonė, ne jemi tė kėnaqur qė kėto investime nuk ishin vetėm falė ndėrhyrjeve tė sektorit publik por kishin dhe njė komponent tė qenėsishėm dhe nga sektori privat. Kjo na bėn tė besojmė se projekte tė mirėstudiuara nga ana e investitorėve sė bashku me njė klimė biznesi gjithmonė e mė tė shėndetshme, pro-investimeve, do tė shėrbejnė si lokomotivat kryesore qė tė do tė tėrheqin ekonominė drejt njė rritjeje jo vetėm mė tė madhe por edhe mė tė qėndrueshme nė tė ardhmen e afėrt.

Nė pėrputhje dhe me praktikat mė tė mira bashkėkohore, Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrpjekur tė rrisė transparencėn e saj nė komunikimin me publikun jo vetėm rreth vendimmarrjes aktuale por edhe parashikimeve tona. Banka e Shqipėrisė ka transmetuar nė mėnyrė tė vazhdueshme tek agjentėt ekonomikė idenė se politika monetare do vazhdojė tė jetė lehtėsuese dhe mbėshtetėse pėr rivitalizimin e ekonomisė. Si rrjedhojė, ne shpresojmė
qė ky udhėzim mbi tė ardhmen e politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė  tė kuptohet mirė nga tė gjithė agjentėt e tregut dhe publiku i gjerė.

Bankat dhe sipėrmarrėsit duhet ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi pėr tė rritur aktivitetin e tyre, tė sigurt se banka qendrore do tė vazhdojė tė jetė mbėshtetėse dhe pėrkrahėse e veprimtarisė sė tyre.

Krahas lehtėsimit tė politikės monetare, Banka e Shqipėrisė i ka kushtuar njė vėmendje tė madhe reformės nė sektorin financiar dhe mbikėqyrjes sė kujdesshme tė sektorit bankar. Kryetarja e Bordit tė Guvernatorėve tė Sistemit tė Rezervės Federale, zj. Yellen, jo shumė kohė mė parė nuk lė vend pėr mėdyshje mbi domosdoshmėrinė e reformave nė sektorin financiar kur thotė se, citoj: “...riparimi i plotė i sistemit financiar ėshtė njė kusht themelor pėr rimėkėmbjen e qėndrueshme tė ekonomisė pas njė krize”.

Nga ky kėndvėshtrim, nė bashkėpunim me Kuvendin, qeverinė dhe agjencitė apo entet e ndryshme rregullatore publike kemi ndėrmarrė njė sėrė nismash dhe ndryshimesh tė natyrės legjislative dhe rregullatore, duke synuar krijimin e stimujve pėr njė gjallėrim dhe siguri mė tė madhe nė aktivitetin kreditues.

Falė reformave qė kemi ndėrmarrė gjatė kėtij viti, kemi filluar tė vjelim rezultatet e para pozitive pėr sa i takon situatės sė kredisė me probleme.

Si rezultat, raporti i kredive me probleme ėshtė ulur pėr herė tė parė pas njė periudhe gati 7-vjeēare rritjeje tė vazhdueshme. Procesi i pastrimit sė kredive tė humbura pa shpresė arkėtimi, e kam shpjeguar edhe mė herėt, ishte finalizim i njė pune tė pėrbashkėt ndėrinstitucionale. Gjatė kėtij procesi, ne kemi pasur mundėsinė tė asistohemi dhe mbikėqyremi dhe nga institucionet e rėndėsishme ekonomike ndėrkombėtare si Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Pėrtej problemit tė kredive me probleme, sistemi bankar ka vazhduar tė jetė i mirėkapitalizuar, likuid dhe financiarisht i shėndetshėm. Problemi i kredive me probleme do tė kėrkojė ende kohė pėr t’u zgjidhur por kjo nuk duhet tė na pengojė pėr gjallėrimin e aktivitetit kreditues nė vend. Pėr aq kohė sa indikatorėt e tjerė tė sipėrpėrmendur vazhdojnė ecurinė e tyre pozitive, sektori bankar nė vend ka hapėsirat dhe mundėsinė pėr tė kredituar projekte dhe investime bindėse. Nė gjykimin tim, ėshtė e rėndėsishme qė tė administrojmė me kurajė dhe kėmbėngulje perceptimin qė mbizotėron aktualisht se kreditė me probleme kanė detyruar bankat tė ndėrmarrin njė qasje tejet konservatore nė kreditim.

Pėr tė adresuar nė mėnyrė tė pėrhershme kėtė problem janė ndėrmarrė dhe do tė ndėrmerren masa tė tjera nė vazhdim. Do tė doja qė shumė shkurt tė ndalem nė iniciativėn mė tė fundit nė kėtė drejtim: planin e bashkėrenduar mes Bankės sė Shqipėrisė, Ekzekutivit Shqiptar, Shoqatės sė Bankave dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Ky plan konsiston nė dy shtylla kryesore:

Shtylla e parė ka tė bėjė me hartimin dhe plotėsimin e legjislacionit qė rregullon praktikėn kredituese nga lidhja e kontratės deri nė pėrfundim tė saj, pėrfshirė dhe trajtimin e mosmarrėveshjeve ndėrmjet palėve. Kėto ndryshime do tė synojnė saktėsimin mė  tė plotė ligjor tė tė gjitha procedurave qė shoqėrojnė veprimtarinė e bankave, shoqėrimeve pėrmbarimore, kredimarrėsve dhe institucioneve tė tjera shtetėrore tė lidhura.

Shtylla e dytė ėshtė e lidhur me bazėn rregullatore tė veprimtarisė sė sistemit bankar dhe pėr rrjedhim ėshtė e lidhur me aktivitetin e pėrditshėm tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė sistemit bankar. Kemi identifikuar disa rregullore ku do tė ndėrhyjmė. Pėrveē objektivit pėr tė krijuar njė fleksibilitet mė tė lartė nė lidhje me disa aspekte tė veprimtarisė nė trajtimin e portofolit tė kredisė do tė synojmė tė adoptojmė njė koncept tė ri: atė tė “biografisė” sė klientit nė raport me kredinė bankare. Ne besojmė se ky element i ri do tė lehtėsojė bankat nė vlerėsimin e potencialit kredimarrės tė ēdo klienti.

Pavarėsisht sa thashė mė sipėr, ėshtė fakt qė kohėt e fundit kreditimi nė monedhėn vendase, ka shėnuar rritje pozitive nga njė muaj nė tjetrin. Ky fenomen, sigurisht qė pėrveē tė tjerash ėshtė shoqėruar me njė efekt pozitiv anėsor nė njė shpejtėsi dhe nė njė intensitet mė tė lartė nė mekanizimin e transmetimit tė politikės monetare nė ekonomi.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Siē e theksova nė fillim, aktiviteti ekonomik nė vend vazhdon tė mbetet nė njė trajektore pozitive, por ende jo aty ku do tė donim tė ishte. Kėrkimet ekonomike tė kryera nė Bankė gjatė kėtij viti vazhdojnė tė konfirmojnė se ekonomia shqiptare ka potencial tė papėrdorur dhe se mbyllja e kėtij hendeku ngelet sfida kryesore pėr politikėbėrėsit. Ndėrhyrjet qoftė nėpėrmjet politikės monetare e qoftė nėpėrmjet instrumenteve makroprudenicale deri mė sot nuk kanė arritur ta mbyllin nė mėnyrė definitive hendekun e sipėrpėrmendur. I theksoj tė gjitha kėto, pasi jo rastėsisht konferenca e kėtij viti titullohet “A ndryshon kriza, themelet ekonomike?” Ndėrhyrjet e sipėrpėrmendura janė veprimet kryesore qė u lejohen bankave qendrore nga ana legjislative por dhe qė rekomandohen nga teoria mė moderne ekonomike.

Nėse kėto ndėrhyrje nuk arrijnė tė sjellin nė njė ekuilibėr  pozitiv e afatgjatė ekonominė, atėherė me tė drejtė lind pyetja: ēfarė tjetėr duhet bėrė?

Pėrgjigjja qėndron nė togfjalėshin “reforma strukturore”. Edhe pse mund tė tingėllojė si njė togfjalėsh me tė cilin ėshtė spekuluar shpesh, e vėrteta ėshtė kokėfortė: vetėm vullneti pėr tė ideuar dhe ndėrmarrė reforma tė guximshme dhe largpamėse pėrbėn ēelėsin e artė tė suksesit.

Ky fakt u theksua me forcė edhe nė deklaratėn pėrfundimtare tė ministrave tė financės dhe tė guvernatorėve tė bankave qendrore tė 24 vendeve mė tė zhvilluara (Komiteti Financiar i Fondit Monetar), nė mbledhjen vjetore tė FMN–sė zhvilluar mė herėt kėtė muaj nė kryeqytetin e Perusė, Lima. “ Rritja e qėndrueshme afatgjatė – thuhet nė kėtė deklaratė – kėrkon reforma strukturore tė shtrira nė kohė tė orientuara drejt njė produktiviteti, njė prodhimi potencial dhe njė standardi jetese mė tė lartė. Ato duhet tė forcojnė besueshmėrinė mbi ekonominė dhe tė kontribuojnė nė zbutjen e pabarazisė sociale.”.

Nė pėrfundim, dua tė nėnvizoj mbėshtetjen e Bankės sė Shqipėrisė pėr njė sėrė reformash tė ndėrmarra kohėt e fundit si pjesė e marrėveshjes afatmesme mes Qeverisė, Bankės sė Shqipėrisė dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar.

Shqipėrisė ashtu sikurse gjithė rajonit tė Evropės Juglindore, i duhet njė shteg i ri nėpėr tė cilin investitorėt e huaj tė fillojnė tė shikojnė pėrsėri oportunitete fitimi. Ėshtė jetike pėr tė tėrė ne, qė rajoni tė largohet sa mė shpejt nga perceptimi si njė zonė gjeografike jo relevante, e fragmentuar, me potencial tė papėrfillshėm njerėzor, financiar dhe ekonomik. Duhet tė bėjmė ēmos, me ēdo ēmim, qė t’i rikthehemi edhe njė herė trendit dhe vitalitetit qė ky rajon shfaqte pėrpara krizės.

Ju faleminderit! 

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.