.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

Departamenti i Marrėdhėnieve me Publikun


NJOFTIM PĖR SHTYP
Mbi konferencėn vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė me temė: “A i ndryshojnė krizat themelet ekonomike nė vendet e Evropės Juglindore?”


Data e publikimit 30.10.2015


Nė datėn 30 tetor 2015, Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit organizoi konferencėn e saj vjetore me temė: “A i ndryshojnė krizat themelet ekonomike nė vendet e Evropės Juglindore?”.

Nė kėtė konferencė ishin tė pranishėm Kryeministri i Republikės sė Shqipėrisė, z. Edi Rama, Guvernatori i Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Bedri Hamza, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore, pėrfaqėsues tė institucioneve financiare ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar e Banka Botėrore, rrethet akademike nė vend, pėrfaqėsues tė sistemit bankar e financiar, pėrfaqėsues tė medias si dhe stafi i Bankės sė Shqipėrisė. Kjo konferencė u organizua nė kuadėr tė marrėveshjes sė bashkėpunimit qė Banka e Shqipėrisė ka nėnshkruar nė vitin 2010 me Universitetin e Oksfordit.

Konferenca u organizua nė tre sesione, tė cilat u paraprinė nga fjalėt pėrshėndetėse tė Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė, z. Edi Rama, Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko dhe Drejtorit tė Qendrės sė Studimeve tė Evropės Juglindore nė Universitetin e Oksfordit, z. Othon Anastasakis.

Nė sesionin e parė u diskutua kryesisht mbi efektivitetin e politikės monetare dhe asaj fiskale, mbi ndryshimet strukturore, mbi rreziqet me tė cilat po pėrballet ekonomia dhe sistemi financiar, mbi sfidat dhe politikat strategjike tė sė ardhmes nė ekonomitė e vendeve nė zhvillim dhe ato tė rajonit tė Evropės Juglindore.

Gjatė sesionit tė dytė, u diskutua mbi ndikimet e krizės nė ekuilibrin makroekonomik e atė financiar si dhe u analizua efektiviteti i politikave ekonomike tė zbatuara nė ekonomitė e kėtyre vendeve.

Sesioni i tretė u organizua nė formėn e njė paneli diskutimi, ku pėrfaqėsuesit e bankave qendrore shprehėn opinionet e tyre mbi zhvillimet mė tė fundit nė ekonomitė rajonale dhe sfidat me tė cilat pėrballen kėto ekonomi pėr tu bėrė mė atraktive pėr rritjen e investimeve tė huaja. Punimet e konferencės u ndoqėn nga 160 tė ftuar.

Gjatė fjalės sė tij, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, bėri njė ekspoze tė zhvillimeve makroekonomike nė vend, ku u shpreh se ekonomia shqiptare ka ndjekur njė trajektore pozitive, por pėrsėri rritja ekonomike e shėnuar ėshtė nėn potencial. Nė kėtė kuadėr, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipėrisė do tė japė tė gjithė kontributin e saj pėr ti garantuar vendit njė rritje ekonomike tė qėndrueshme dhe inflacion nė objektiv. Banka e Shqipėrisė po ndjek njė politikė monetare lehtėsuese dhe krahas kėsaj, ajo i ka kushtuar njė vėmendje tė madhe reformės nė sektorin financiar dhe mbikėqyrjes bankare. Njė rėndėsi tė veēantėnė kėtė drejtim kanė ndryshimet legjislative dhe rregullatore tė ndėrmarra nė bashkėpunim me Kuvendin, Qeverinė dhe institucionet e tjera tė linjės, pėr rigjallėrimin e aktivitetit kreditues nė vend. Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Guvernatori Sejko veēoi rėndėsinė qė kanė reformat strukturore nė rritjen ekonomike tė vendit. “Shqipėrisė, ashtu sikurse gjithė rajonit tė Evropės Juglindore, i duhet njė shteg i ri nėpėr tė cilin investitorėt e huaj tė fillojnė tė shikojnė pėrsėri oportunitete fitimi”, u shpreh zoti Sejko.

Gjatė qėndrimit tė tij nė Tiranė, Drejtori i Qendrės sė Studimeve tė Evropės Juglindore nė Universitetin e Oksfordit, z. Othon Anastasakis, zhvilloi njė leksion me studentė tė ekselencės tė Fakultetit Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, ku ishin tė pranishėm Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, Rektori i Universitetit tė Tiranės dhe njėkohėsisht anėtar i Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, Prof. Dr. Dhori Kule, si dhe pėrfaqėsues nga Banka e Shqipėrisė dhe stafi pedagogjik i kėtij Universiteti.

 

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.