.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Gent Sejko, merr pjesė nė ceremoninė zyrtare tė organizuar me rastin e 100-vjetorit tė Shpalljes sė Krahinės Autonome tė Korēės


Data e publikimit 10.12.2016


Nė kuadėr tė organizimeve me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė “Krahinės Autonome tė Korēės” nga Qarku i Korēės, Banka e Shqipėrisė organizoi njė ekspozitė tė veēantė nė Muzeun Kombėtar tė Arsimit nė Korēė.

Viti 2016 pėrkon me njė datė historike, atė tė shpalljes sė "Krahinės Autonome tė Korēės", mė 10 dhjetor 1916, e cila ndonėse e shkurtėr nė kohė, ishte njė faktor pozitiv pėr mbajtjen gjallė tė mėvetėsisė formale tė shtetit shqiptar dhe tė ringritjes sė tij. Gjuha shqipe, flamuri kombėtar dhe vetėqeverisja prej atdhetarėve korēarė mbeten tri shtyllat kryesore tė veprimtarisė sė kėsaj krahine.

Kjo ngjarje pasqyrohet edhe nė koleksionin e kartėmonedhave tė Krahinės sė Korēės, tė cilat Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė i prezantoi nė Muzeun Kombėtar tė Arsimit nė Korēė nėpėrmjet njė ekspozite, nė tė cilėn mori pjesė dhe Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko.

.guvernatori 3.

Nėpėrmjet kėtij organizimi, Banka e Shqipėrisė synon tė shpalosė vlerat historike dhe kulturore tė kartėmonedhės shqiptare tė emetuar ndėr vite.

Nė kėtė ekspozitė, u prezantua koleksioni i plotė i kartėmonedhave lokale tė emetuara nga Krahina Autonome e Korēės nė vitet 1917 dhe 1918, tė shoqėruara me ilustrime fotografike dhe grafike, tė cilat pasqyrojnė kontekstin historik, ekonomik dhe numizmatik tė kohės.

Pėrveē kartėmonedhave, vizitorėt patėn mundėsi tė njihen gjithashtu me materiale tė ndryshme edukative tė Bankės sė Shqipėrisė, si broshura, panele informuese, etj.

Tė ftuar nė kėtė ekspozitė ishin edhe tre koleksionistė tė numizmatikės dhe filatelisė, anėtarė tė Shoqatės sė Koleksionistėve tė Shqipėrisė, tė cilėt pasuruan ekspozitėn e Bankės sė Shqipėrisė me koleksionet e tyre, si pulla tė Krahinės Autonome, kartėmonedha dhe kartolina origjinale tė viteve 1916-1920.

.korca 1.

.korca 2.

Me ftesė tė organizatorėve, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko mori pjesė nė ceremoninė zyrtare tė zhvilluar nė homazh tė atdhetarit Themistokli Gėrmenji dhe vendosi njė buqetė me lule nė monumentin e tij.

Mė tej, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko shoqėroi gjatė vizitės nė ekspozitėn e Bankės sė Shqipėrisė, Zėvendėskryeministrin e Republikės sė Shqipėrisė z. Niko Peleshi; Kryetaren e Qarkut zj. Ana Verushi dhe Kryetarin e Bashkisė sė Korēės z. Sotiraq Filo. Gjatė kėsaj vizite, tė pranishmėve iu prezantua konteksti historik i formimit tė Krahinės Autonome tė Korēės, situata e pėrgjithshme ekonomike sipas tė dhėnave tė kohės dhe Frangu i Krahinės Autonome.

Guvernatori Sejko dhuroi serinė e monedhave pėrkujtimore tė Kongresit tė Manastirit pėr organizatorėt e aktivitetit kushtuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė ishte gjithashtu i pranishėm nė ceremoninė solemne tė organizuar me rastin e kėtij pėrvjetori, ku pati kėnaqėsinė tė dorėzojė medaljen pėrkujtimore “Nderi i Qarkut” pėr pasardhėsit e z. Qani Dishnica.

Banka e Shqipėrisė falėnderon Muzeun Kombėtar tė Arsimitnė Korēė, koleksionistėt e numizmatikės dhe filatelisė si dhe tė gjithė bashkėpunėtorėt e tjerė pėr ndihmesėn e dhėnė nė organizimin e kėsaj ekspozite.

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.