.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore organizoi workshop-in me temė “Sistemi financiar nė Shqipėri – Nga skenarėt e 2025-ės, te veprimi nė ditėt e sotme”


Data e publikimit 03.02.2017


Nė datėn 2 shkurt 2017, Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore, organizoi nė ambientet e saj, workshop-in me temė “Sistemi financiar nė Shqipėri – Nga skenarėt e 2025-ės, te veprimi nė ditėt e sotme”, nėn drejtimin e Zėvendėsguvernatores sė Dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, zj. Natasha Ahmetaj. Nė kėtė workshop merrnin pjesė pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore, ministrive, institucioneve financiare tė vendit, botės akademike si dhe stafi i Bankės sė Shqipėrisė.

#498_dsc7480

Ky forum, kishte pėr qėllim diskutimin e skenarėve tė ndryshėm pėr tė ardhmen e ekonomisė shqiptare. Tė vendosur nė njė horizont kohor afatgjatė, kombinime alternative tė faktorėve qė influencojnė njė ekonomi tė hapur gjetėn pėrgjigje nė politikat financiare dhe makroekonomike tė propozuara nga pjesėmarrėsit nė workshop. Workshop-i ishte konceptuar si njė platformė dinamike diskutimi pėr tė shkėmbyer mendimet lidhur me sfidat, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve, testimin e strategjive tė ndryshme, duke e sjellė tė ardhmen nė mendimin e pėrditshėm.

Nė fjalėn e saj, Zėvendėsguvernatorja Ahmetaj theksoi se sistemi bankar shqiptar ėshtė i kapitalizuar, likuid dhe financiarisht i shėndetshėm. Por, e sotmja e shėndetshme  duhet tė mbajė zgjuar interesin pėr tė zbuluar mundėsi tė reja qė e ardhmja mund tė sjellė, nė mėnyrė qė tė jemi tė pėrgatitur pėr tė pėrfituar mė tė mirėn prej tyre. Kjo nėnkupton qė institucionet duhet tė shpenzojnė kohėn e duhur pėr tė analizuar skenarė tė ndryshėm tė sė ardhmes dhe t’i marrin nė konsideratė kėto analiza gjatė vendimmarrjes.

#498_dsc7502

Mė tej, Zėvendėsguvernatorja falėnderoi Bankėn Botėrore pėr asistencėn dhe ekspertizėn teknike tė ofruar nė kėtė fushė, si dhe e vlerėsoi kėtė eksperiencė si mjaft tė dobishme pėr pėrgatitjen e strategjive afatgjata, por njėkohėsisht pėr t’i reflektuar nė  vendimmarrjen e sotme.

Organizimi i workshop-eve tė tilla ėshtė pjesė e praktikave tė Bankės Botėrore nė vende tė ndryshme, si dhe pjesė e planeve tė punės tė Bankės sė Shqipėrisė pėr njė sektor financiar shqiptar me vizion pėrtej dekadės.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.