.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė z. Gent Sejko merr pjesė nė Mbledhjen e Konstituencės tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe tė Grupit tė Bankės Botėrore (BB)


Data e publikimit 08.02.2017


Nė datėn 8 shkurt 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, mori pjesė nė Mbledhjen e Konstituencės* tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe tė Grupit tė Bankės Botėrore (BB), e cila u zhvillua nė Romė, nėn kujdesin e Ministrit tė Ekonomisė dhe Financave tė Italisė z. Pier Carlo Padoan.

Ky takim mblodhi sė bashku pėr tė diskutuar zhvillimet mė tė fundit tė ekonomisė botėrore dhe ekonomive pėrkatėse, guvernatorėt dhe ministrat e financave tė vendeve anėtare tė kėsaj konstituence. Pėrfaqėsues tė lartė tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe Bankės Botėrore (BB) prezantuan perspektivat lidhur me rishikimin e kuotave dhe kapitalit tė vendeve, pėrshtatshmėrinė e instrumenteve aktuale lidhur me kreditimin, hapėsirat fiskale qė ekzistojnė nė njė mjedis tė kufizuar buxheti si dhe ndėrlidhjet qė ekzistojnė midis varfėrisė sė vendeve dhe pabarazisė shoqėrore.

0062

Nė kėtė mbledhje, nga Shqipėria pjesėmarrės ishin pėrfaqėsues tė lartė tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė Financave, tė kryesuar pėrkatėsisht nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko dhe Ministri i Financave, z. Arben Ahmetaj.

Gjatė takimit, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko prezantoi panoramėn ekonomike tė vendit ku theksoi se rritja ekonomike ėshtė nė njė trajektore pozitive zhvillimi, e mbėshtetur edhe nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidimin fiskal. Mė tej, Guvernatori Sejko u shpreh se rritja ekonomike pritet tė vazhdojė rritjen e qėndrueshme dhe balancat kryesore makroekonomike do tė forcohen nė tė ardhmen.

0080#350

0076#350

Pėr sa i pėrket perspektivės, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipėrisė pret njė aktivitet ekonomik nė pėrmirėsim gjatė horizontit kohor afatmesėm, i cili do tė mundėsojė kthimin e ekonomisė nė ekuilibėr, pėrmirėsimin e mėtejshėm tė treguesve tė tregut tė punės, si dhe kthimin e inflacionit nė objektiv. Reformat strukturore dhe pėrmirėsimi i klimės sė biznesit do tė ndihmojnė qėndrueshmėrinė e rritjes ekonomike tė vendit. Lidhur me ēėshtjen e kredive me probleme dhe masave tė marra nga ana e Bankės sė Shqipėrisė, Guvernatori Sejko nėnvizoi se trajtimi i ēėshtjes sė kredive me probleme ka qenė njė ndėr angazhimet kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė, e shoqėruar me njė plan veprimi pėr reduktimin e tyre, ku pėrfshihen njė sėrė pėrmirėsimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.

*Republika e Shqipėrisė ėshtė anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) qė prej muajit tetor tė vitit 1991 dhe bėn pjesė nė tė njėjtėn konstituencė me Greqinė, Italinė, Maltėn, Portugalinė dhe San Marinon. Konstituenca drejtohet nga z. Carlo Cottarelli, i cili ėshtė dhe Drejtori Ekzekutiv qė pėrfaqėson kėto vende nė Bordin Ekzekutiv tė FMN-sė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.