.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Takim diskutimi i Bankės sė Shqipėrisė me Shoqatėn Shqiptare tė Bankave (SHSHB)


Data e publikimit 15.02.2017


Nė datėn 15 shkurt 2017, nė ambientet e Bankės Shqipėrisė u mbajt njė takim diskutimi midis Bankės sė Shqipėrisė dhe Bordit Drejtues tė Shoqatės Shqiptare tė Bankave. Takimi u organizua me nismėn dhe nėndrejtimin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko. Tė pranishėm ishin gjithashtu Zėvėndėsguvernatorja e dytė e Bankės sė Shqipėrisė zj. Natasha Ahmetaj dhe drejtues tė tjerė tė Bankės sė Shqipėrisė, Kryetari i Bordit Drejtues tė SHSHB-sė dhe Drejtor i Pėrgjithshėm i Alpha Bank Albania, z. Periklis Drougkas, anėtarėt e tjerė tė kėtij Bordi, si dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Pėrgjithshėm i SHSHB-sė.

15

Qėllimi kryesor i kėtij takimi ishte intensifikimi i dialogut dhe bashkėpunimit midis Bankės sė Shqipėrisė, Shoqatės Shqiptare tė Bankave dhe bankave tregtare qė operojnė nė Shqipėri, pėr ēėshtje tė lidhura veēanėrisht me sigurinė e zhvillimit tė aktivitetit bankar, nisur edhe nga ngjarjet e ndodhura sė fundmi gjatė transportimit tė vlerave monetare, si dhe pėr tė diskutuar mbi aktivitetin financiar, kreditues dhe operacional tė sistemit bankar.

Nė fillim tė takimit, nga tė gjithė pranishmit u pėrgėzua zbardhja e autorėve tė grabitjes sė vlerave monetare tė bankave dhe puna intensive e kryer nga Policia e Shtetit nė kėtė drejtim. Mė tej, u diskutua pėr forcimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit midis bankave dhe institucioneve pėrkatėse pėr rishikimin e masave tė sigurisė nė aktivitetin bankar dhe transportimin e vlerave monetare me qėllim plotėsimin dhe pėrmirėsimin tė tyre, pėr tė shmangur pėrsėritjen e ngjarjeve tė tilla nė tė ardhmen.

Pjesėmarrėsit diskutuan gjithashtu mbi rritjen e pėrpjekjeve tė koordinuara dhe tė ndėrveprimit institucional nė kuadėr tė nxitjes sė kreditimit tė ekonomisė, pėrmes identifikimit tė investimeve potenciale tė shėndetshme, me synim pėrshpejtimin e aktivitetit ekonomik tė vendit dhe rritjes sė kontributit tė bankave nė tė.

Gjatė takimit, Guvernatori Sejko u ndal edhe nė ēėshtjen e trajtimit tė kredive me probleme, duke vlerėsuar se efektet e ndryshimeve ligjore, pėrvoja e fituar nga bankat, nxjerrja e kredive tė humbura jashtė bilanceve tė bankave dhe ristrukturimi i kredive me probleme, do tė nxisnin njė ulje graduale dhe tė qėndrueshme tė nivelit tė tyre gjatė vitit 2017.

Gjithashtu, rėndėsi e veēantė iu kushtua edukimit financiar pėr ndėrgjegjėsimin e publikut, si dhe ruajtjes sė imazhit tė sistemit bankar, duke theksuar ndikimin e bankave si nė sistemin financiar ashtu dhe nė ekonominė e vendit.

Nė pėrfundim, Shoqata Shqiptare e Bankave falėnderoi Bankėn e Shqipėrisė pėr kėtė takim mjaft pozitiv dhe frytdhėnės. Shoqata siguroi se do tė vazhdojė tė ketė njė bashkėpunim maksimal me Bankėn e Shqipėrisė dhe me autoritetet qendrore dhe vendore pėr njė sektor bankar sa mė tė shėndetshėm dhe mbėshtetės tė zhvillimit ekonomik tė vendit.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.