.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Kėshillit Mbikėqyrės nė mbledhjen e datės 1 mars 2017


Data e publikimit 01.03.2017


Nė mbledhjen e tij tė datės 1 mars 2017, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e Raportit Vjetor tė Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2016

Raporti vjetor pėrbėn njė detyrim ligjor tė Bankės sė Shqipėrisė, me anė tė tė cilit realizohet llogaridhėnia para Kuvendit tė Shqipėrisė dhe komunikimi me sistemin financiar, mediat dhe publikun. Ai pėrbėn dokumentin mė tė rėndėsishėm ku, nė mėnyrė transparente, informohet Kuvendi mbi vendimmarrjen e Kėshillit Mbikėqyrės dhe veprimtarinė e Bankės sė Shqipėrisė, nė pėrmbushje tė objektivave tė saj institucionale, monetare, operacionale dhe zhvillimore.

Nė raport pasqyrohen ndėr tė tjera:

  • Zhvillimet e pėrgjithshme makroekonomike nė vend;
  • Politika monetare dhe ajo valutore e ndjekur nga Banka e Shqipėrisė;
  • Zhvillimet nė tregjet financiare dhe rreziqet potenciale me tė cilat pėrballet stabiliteti financiar;
  • Aktiviteti mbikėqyrės, licencues dhe rregullator;
  • Aktiviteti i emisionit monetar, i sistemit tė pagesave, kėrkimor, komunikues dhe ai i edukimit tė publikut;
  • Administrimi i burimeve njerėzore dhe fizike;
  • Veprimtaria e kontrollit tė brendshėm;
  • Realizimi i objektivave strategjikė tė institucionit pėr vitin 2016 dhe objektivat kryesore pėr vitin 2017.

Pas prezantimit tė tij nė Kuvendin e Shqipėrisė, ēdo i interesuar mund tė gjejė njė kopje tė plotė tė Raportit Vjetor, nė faqen tonė tė internetit https://www.bankofalbania.org/

Nė pėrfundim, Kėshilli Mbikėqyrės u njoh dhe me informacione tė tjera tė lidhura me aktivitetin e pėrditshėm funksional dhe operacional tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.