.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Intervista e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko dhėnė pėr revistėn “Monitor”


Data e publikimit 13.03.2017



1. Zoti Guvernator ju tashmė po hyni nė vitin e tretė tė drejtimit tė Bankės sė Shqipėrisė. A mund tė na thoni sot nėse i keni arritur tė gjithė objektivat qė kishit pėr vitin qė mbyllėm? Si ka qenė ecuria e ekonomisė shqiptare?

Viti 2016 ishte padyshim njė vit pozitiv pėr ekonominė dhe financat shqiptare. Ky konstatim nuk ėshtė thjesht njė opinion, por njė konkluzion i natyrshėm i analizės sė tė gjithė informacionit tė disponuar. Nė terma tė pėrgjithshėm, mendoj se ekonomia shqiptare jo vetėm qė ka lėvizur nė drejtimin e duhur, por edhe ka forcuar bazat e njė zhvillimi tė qėndrueshėm nė tė ardhmen.

.guv_copy_1.

Mė lejoni tė nėnvizoj vetėm disa momente:

  • Sė pari, aktiviteti ekonomik nė vend shėnoi rritje tė mėtejshme. Nė gjuhėn e shifrave, rritja ekonomike e vitit 2016 pritet tė rezultojė afėr nivelit 3.3%-3.4%, krahasuar me 2.6% gjatė vitit 2015. Duke parė pėrtej shifrave, mendoj se viti 2016 paraqiti dy zhvillime tė rėndėsishme: (i) zgjerimin dhe fuqizimin e burimeve tė rritjes ekonomike; dhe, (ii) shpėrndarjen e fryteve tė rritjes nė njė segment mė tė gjerė tė shoqėrisė shqiptare. Sa i pėrket burimeve tė rritjes, nė ngjashmėri me vitin e kaluar, rritja ekonomike e vitit 2016 vazhdoi tė mbėshtetet nė masėn mė tė madhe nga zgjerimi i investimeve private, ndėrkohė qė, nė ndryshim nga viti i kaluar, kjo rritje u ndihmua edhe nga zgjerimi i konsumit familjar dhe nga pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare me jashtė, gjatė gjysmės sė dytė tė vitit. Zgjerimi i faktorėve tė rritjes ekonomike ėshtė njė hap inkurajues nė drejtim tė konsolidimit tė trendit pozitiv tė zhvillimit. Sa i takon efekteve tė rritjes, viti 2016 u karakterizua edhe nga njė rritje e shpejtė e punėsimit dhe njė reduktim i normės sė papunėsisė. Tė dhėnat deri nė tremujorin e tretė tregojnė se punėsimi gjatė kėsaj u periudhe u rrit mesatarisht me 6.8%, ndėrkohė qė norma e papunėsisė u reduktua me 2.6 pikė pėrqindjeje.
  • Sė dyti, gjatė vitit 2016, ekonomia shqiptare shėnoi progres nė drejtim tė pėrmirėsimit tė disa prej balancave tė saj kryesore ekonomike. Pėr ilustrim, pas 3 vitesh rritjeje, raporti i borxhit publik ndaj PBB-sė shėnoi rėnie gjatė vitit 2016, njė kthesė mjaft kuptimplotė dhe e rėndėsishme, nė rrugėn e konsolidimit fiskal. Viti 2016 shėnoi progres edhe nė drejtim tė pėrmbushjes sė mandatit tonė tė stabilitetit tė ēmimeve. Ndonėse gjatė tremujorit tė parė u pėrballėm me goditje tė forta nga tregjet e huaja, reagimi i vendosur i politikės monetare, besueshmėria e saj nė tregun financiar dhe pėrmirėsimi i aktivitetit ekonomik, ndihmuan nė kthimin e inflacionit drejt objektivit. Gjithashtu, sektori bankar shfaqet i shėndetshėm, i aftė pėr tė pėrballuar goditje dhe pėr tė ushtruar misionin e tij tė ndėrmjetėsimit financiar.
  • Sė treti, dėshiroj tė nėnvizoj se, gjatė vitit 2016, Shqipėria bėri hapa pėrpara edhe nė drejtim tė reformimit tė sistemit financiar dhe tė ndėrtimit tė kapaciteteve institucionale nė fushėn e hartimit dhe tė zbatimit tė politikave. Kėtu dėshiroj tė sjell nė vėmendjen e lexuesit se, gjatė vitit 2016, janė miratuar njė sėrė ligjesh dhe rregulloresh qė forcojnė aftėsitė tona monitoruese dhe administruese tė sistemit financiar. Pėr tė pėrmendur vetėm disa: Ligji pėr Ndėrhyrjen e Jashtėzakonshme nė Banka rrit aftėsinė tonė si rregullatore pėr t’u pėrballur me goditje tė ndryshme; Rishikimi i Ligjit pėr Falimentimin dhe i Ligjit pėr Zyrat e Pėrmbaruesve Privatė ndihmon nė pėrmirėsimin e klimės sė kreditimit nė vend; Ligji pėr Funksionimin e Shoqėrive tė Kursim-Kreditit synon konsolidimin e tyre dhe vendosjen e raporteve mė tė drejta midis tyre dhe pjesės tjetėr tė sistemit financiar. Po kėshtu, gjatė vitit 2016 janė realizuar ndryshime nė Ligjin Organik tė Buxhetit, duke synuar rritjen e qėndrueshmėrisė sė financave publike dhe sanksionimin nė ligj tė njė rregulli fiskal.


Mendoj se gjithė kjo tablo ėshtė e mjaftueshme pėr tė ilustruar kahun pozitiv tė zhvillimit gjatė vitit 2016. Megjithatė, ndonėse kahu i zhvillimit ka qenė pozitiv, ekonomia shqiptare vazhdon tė mbetet larg shfrytėzimit tė plotė tė potencialit tė saj prodhues. Po kėshtu, ky potencial duhet zgjeruar mė tej, nėpėrmjet reformave ambicioze strukturore. Me fjalė tė tjera, ekonomia shqiptare vazhdon tė pėrballet me dobėsi ciklike dhe probleme strukturore. Sfidat tona si politikėbėrės janė ende tė shumta. Megjithatė, si nė ēdo lėvizje, ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė kahu dhe shpejtėsia; tė dy kėta tregues janė nė drejtimin e duhur.

Natyrisht, si njė institucion qendror nė jetėn ekonomike dhe financiare tė vendit, Banka e Shqipėrisė ka kontribuar ndjeshėm nė kėto zhvillime.

Politika jonė monetare stimuluese ka ndihmuar uljen e kostove tė financimit, rritjen e portofolit tė kredisė nė lekė, pėrmirėsimin e situatės sė likuiditetit nė ekonomi dhe zgjerimin e konsumit dhe tė investimeve. Kjo politikė ka hedhur bazat pėr respektimin e objektivit tonė tė stabilitetit tė ēmimeve dhe ka krijuar parakushtet pėr forcimin e stabilitetit financiar tė vendit. Ky i fundit ėshtė mbėshtetur po ashtu nga mbikėqyrja dhe rregullimi i kujdesshėm qė Banka e Shqipėrisė i bėn sektorit bankar. Ne kemi iniciuar tė gjitha nismat ligjore qė unė rendita mė sipėr dhe kemi udhėhequr punėn pėr hartimin e dy prej tyre. Po ashtu, ne kemi punuar pėr zgjerimin dhe rritjen e eficiencės sė sistemit tė pagesave nė Shqipėri, pėr mbėshtetjen proceseve tė integrimit evropian, si dhe pėr forcimin e proceseve dhe procedurave tė vendimmarrjes sė Bankės sė Shqipėrisė.

Duke reflektuar mbi sa mė sipėr, mendoj se, po, Banka e Shqipėrisė i ka realizuar – nė tėrėsinė e tyre – objektivat e saj institucionalė pėr vitin 2016.

Ndėrkohė pėrsa i pėrket objektivave tė mia personale mendoj se duhet ende punė. Sikundėr kam pasur rastin ta theksoj dhe mė parė, sfida ime personale ėshtė ngulitja e njė filozofie moderne tė bankingut qendror nė veprimtarinė ditore tė institucionit nė pėrgjithėsi dhe tė ēdo punonjėsi tė saj nė veēanti. Kjo nuk ėshtė e lehtė. Bėhet fjalė pėr njė sfidė tė pėrditshme nė qendėr tė sė cilės ka njeriun, njė sfidė qė kėrkon njė punė tė diferencuar sipas departamenteve dhe karakteristikave tė individėve tė veēantė. Vetėm kėshtu do tė mundėsojmė kultivimin e njė mendėsie tė re, e cila nė vetvete do tė ndikojė nė thellimin e kulturės institucionale duke e bėrė Bankėn e Shqipėrisė mė tė aftė pėr t’u pėrballur me tė gjitha sfidat e kohės. 


2. Shifrat e fundit nga INSTAT-i tregojnė se inflacioni pėr muajin janar shėnoi pėr herė tė parė rritje nė vlerėn 2.8 pėr qind, duke iu afruar objektivit tė Bankės sė Shqipėrisė. Cilat ishin arsyet e kėsaj rritjeje?

Nė tė vėrtetė inflacioni nė Shqipėri ka pasur njė tendencė rritėse gjatė gjithė nėntė muajve tė fundit tė vitit 2016, dhe kjo vazhdoi edhe me tė dhėnat e muajit janar. Natyrisht, vlera prej 2.8% e regjistruar kėtė muaj ishte mė e larta e disa viteve tė fundit dhe mjaft afėr objektivit tonė; dhe ky ishte padyshim njė zhvillim interesant.

Duke qenė se ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve, e kuptuar si njė normė inflacioni rreth nivelit 3%, ėshtė nė fokusin e punės sonė, po ndalem disi mė gjatė nė shkaqet dhe implikimet e kėsaj rritjeje.

Pas goditjes sė ofertės nė tremujorin e parė tė vitit tė shkuar, inflacioni ka shėnuar njė trajektore rritėse nė pjesėn e mbetur tė tij. Kjo ecuri reflekton ndikimin e kombinuar tė njė sėrė faktorėsh: (i) rritja ekonomike dhe shfrytėzimi mė i mirė i kapaciteteve kanė sjellė rritjen e punėsimit dhe kthimin drejt normalitetit tė marzheve tė fitimit tė biznesit; (ii) efektet e goditjeve tė huaja u zbutėn nė pjesėn e mbetur tė vitit dhe, ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ato nuk lanė gjurmė nė strukturėn e kostove tė ekonomisė shqiptare; dhe (iii) pritjet e agjentėve ekonomikė dhe financiarė pėr inflacionin nuk pėsuan luhatje tė forta.

Tė tre kėta faktorė janė ndihmuar, nė mėnyrė direkte apo indirekte, nga politika jonė monetare. Banka e Shqipėrisė rriti mė tej dozėn e stimulit monetar gjatė vitit 2016, nėpėrmjet uljes sė normės bazė tė interesit,  si dhe nėpėrmjet orientimit mė tė fortė tė tregjeve financiare mbi tė ardhmen e politikės sonė monetare, si dhe nėpėrmjet furnizimit tė tregut ndėrbankar me likuiditetin e kėrkuar.

E parė nė kėtė kontekst, ecuria e inflacionit ka qenė jo vetėm nė pėrputhje me pritjet tona, por edhe njė rrjedhojė logjike e politikės sė ndjekur nga Banka e Shqipėrisė.

Nga ana tjetėr, analizat tona sugjerojnė se rritja e shpejtė e inflacionit nė muajin janar, ndonėse shkon nė drejtimin e duhur, nuk ėshtė tregues pėr shpejtėsinė e kthimit tė inflacionit nė objektiv. Me fjalė tė tjera, pavarėsisht rritjes sė shpejtė, kėndvėshtrimi ynė mbi zhvillimet e pritura ekonomike nuk ka ndryshuar: parashikimet tona sugjerojnė se kthimi i qėndrueshėm i inflacionit nė objektiv do tė ndodhė vetėm pėrgjatė vitit 2018. Kjo nėnkupton dhe se qėndrimi aktual i politikės monetare ėshtė ai i duhur dhe se orientimi qė i kemi dhėnė tregjeve financiare mbi tė ardhmen e saj mbetet i pandryshuar.


3. Banka e Shqipėrisė ka ndjekur njė politikė monetare lehtėsuese, e cila ėshtė reflektuar tek ēmimi i kredisė dhe depozitave nė monedhėn vendase, por nga ana tjetėr vihet re se kursi i kėmbimit ka ecur nė drejtim tė kundėrt me politikėn monetare lehtėsuese. Nė gjykimin tuaj cilat kanė qenė arsyet? Si po i ndikon kjo eksportet dhe ekonominė nė pėrgjithėsi?

Ėshtė e vėrtetė se leku ka pasur tendenca forcimi nė raport me monedhat e huaja gjatė vitit 2016. Pėr mė tepėr, kjo ecuri theksoi tendencat e vėna re gjatė vitit 2015.

Pėrpara se tė komentoj mė tej, gjej me vend tė sqaroj se – nė pėrputhje me politikėn tonė – kursi i kėmbimit ėshtė njė ēmim i pėrcaktuar tėrėsisht dhe lirisht nga tregu, nė reflektim tė raporteve tė kėrkesės dhe tė ofertės pėr valutė tė huaj nė tė.

Nga ky kėndvėshtrim, faktori dominues nė sjelljen e kursit tė kėmbimit gjatė vitit 2016 ka qenė rritja e ofertės sė valutės. Nga analizat tona, kjo ka ardhur pjesėrisht nga nivelet e larta tė investimeve tė huaja direkte, nga niveli i lartė i tė ardhurave tė sezonit turistik, nga zhvendosje tė mundshme portofoli dhe nga pėrpjekjet pėr uljen e informalitetit.

Sidoqoftė, kėndvėshtrimi i Bankės sė Shqipėrisė ėshtė se kushtet monetare nė vend janė stimuluese. Kjo do tė thotė se, nėpėrmjet mekanizmit tė saj tė transmetimit, politika monetare ėshtė mbėshtetėse pėr zgjerimin e kėrkesės agregate dhe fuqizimin e rritjes ekonomike.


4. Zhvillimet mė tė fundit nė tregjet e huaja tregojnė se bankat qendrore kanė nisur tė rishikojnė kurset e tyre nė drejtim tė normave tė interesit, i referohemi kėtu vendimit tė Rezervės Federale apo dhe diskutimeve nga Banka Qendrore Evropiane. Nisur nga kėto zhvillime tė reja nė tregjet ndėrkombėtare, a do tė ketė dhe Banka e Shqipėrisė njė ndryshim tė kursit tė politikės monetare? A jeni ju optimist se Banka e Shqipėrisė do ta kthejė inflacionin brenda objektivit sipas parashikimeve tuaja?

Politika jonė monetare hartohet ekskluzivisht nė funksion tė pėrmbushjes sė objektivit tė stabilitetit tė ēmimeve nė vend. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se ne nuk monitorojmė zhvillimet nė partnerėt tanė tregtarė e financiarė. Kėto zhvillime shpesh kanė ndikim tė ndjeshėm nė ekonominė e nė sistemin financiar shqiptar. Nė analizė tė fundit, ato ndikojnė dhe nivelin e ēmimeve, ēka pėrbėn dhe objektivin e punės sonė.

Lidhur me zhvillimet nė tregjet e huaja, mendoj se keni tė drejtė: informacioni i fundit tregon fuqizim tė presioneve inflacioniste nė Eurozonė, ndėrkohė qė Rezerva Federale ka filluar tashmė ciklin e shtrėngimit tė politikės monetare, ndonėse nė mėnyrė mjaft tė kontrolluar.

Pėr veēori qė kanė tė bėjnė me shkallėn relative tė ekspozimit tė ekonomisė dhe tė sistemit tonė financiar, mendoj se politika monetare e BQE-sė ėshtė mjaft mė relevante nė ambientin shqiptar. Analizat qė disponojmė sugjerojnė se rritja e inflacionit nė Eurozonė ėshtė pėrcaktuar ndjeshėm nga rritja e ēmimeve tė ushqimeve dhe tė energjisė; artikuj kėta qė nuk janė direkt dhe tėrėsisht nė kontrollin e politikės monetare apo tregues tė presioneve tė pėrgjithshme inflacioniste nė ekonomi. Pėr kėtė arsye, mendoj se BQE do tė vazhdojė tė jetė e kujdesshme dhe tė mos shtrėngojė kushtet monetare, pėr sa kohė nuk ka shenja tė qarta tė njė progresi tė dukshėm ekonomik.

Duke e pasur kėtė nė vėmendje, natyrisht qė ne do tė mbetemi nė monitorim tė situatės. Reagimi i BQE-sė, dhe mbi tė gjitha pasojat e tyre pėr Shqipėrinė, do tė jenė nė fokus tė analizave tona. Dėshiroj tė ndėrgjegjėsoj publikun se, ndėrsa kushtet e jashtme mbeten njė faktor, ato nuk janė as faktori i vetėm dhe as faktori mė thelbėsor nė pėrcaktimin e inflacionit nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, politika monetare e ndjekur nga BQE nuk pėrkthehet automatikisht apo mekanikisht nė politikėn monetare tė Bankės sė Shqipėrisė.


5. Vihet re se pavarėsisht uljes tė njėpasnjėshme tė normės bazė tė interesit pėrsėri niveli i kreditimit nuk ėshtė ai i prituri. Ēfarė mund tė thoni lidhur me ecurinė e kreditimit?

Efektet e politikės sonė monetare nė kredi besoj janė tė dukshme. Sė pari, normat e interesit tė kredisė nė lekė gjatė vitit 2016 ishin, nė mesatare, 0.7 pikė pėrqindjeje mė tė ulėta se njė vit mė parė dhe mė tė ulėtat qė kemi pasur nė histori. Sė dyti, portofoli i kredisė nė lekė shėnoi rritje me 10.2% gjatė vitit 2016, ndėrkohė qė portofoli i kredisė nė valutė u ul me 1.2% dhe portofoli i kredisė totale u rrit me 3.2%. Sė treti, dhe kėtu dėshiroj tė nėnvizoj njė fakt qė shpesh anashkalohet, politika monetare lehtėsuese sjell edhe uljen e kostos sė shėrbimit tė borxhit pėr kreditė ekzistuese. Pra, ajo jo vetėm qė ndihmon nė rritjen e kredisė, por lehtėson dhe gjendjen financiare tė bizneseve dhe tė individėve kredimarrės. Nė kėtė kontekst, ndikimi i politikės monetare nė lehtėsimin e kreditimit nė lekė ka qenė i padiskutueshėm.

Megjithatė, ėshtė e vėrtetė se rritja e kredisė mbetet relativisht e brishtė. Lidhur me kėtė fenomen, dėshiroj tė bėj dy sqarime:

Sqarimi i parė ka tė bėjė mė shkaqet e ecurisė sė kredisė dhe perspektivėn e saj.

  • Nga njėra anė, rritja e ulėt e kredisė reflekton edhe njė kėrkesė relativisht tė ulėt pėr kredi, apo tė paktėn kėrkesė cilėsore relativisht tė ulėt. Nė fazat e zhvillimit ku ndodhet vendi, kjo ėshtė deri-diku e kuptueshme. Bizneset dhe individėt tentojnė sė pari tė pėrdorin fondet e tyre tė brendshme pėr financim, pėrpara se t’i drejtohen kredisė bankare. Kėto fonde janė tė pranishme nė ekonominė shqiptare. Shlyerja e detyrimeve tė prapambetura nga qeveria shqiptare gjatė periudhės 2014-2015 ishte njė injeksion i madh likuiditeti nė ekonomi. Po ashtu, gjallėrimi i konsumit privat dhe nivelet e larta tė investimeve tė huaja direkte gjatė vitit 2016 kanė sjellė rritjen e likuiditetit tė bizneseve, fakt qė vihet re nė nivelin e shtuar tė depozitave tė bizneseve me rreth 20%. Shumė vende tė Evropės Lindore dhe mė gjerė kanė pėrjetuar njė rritje ekonomike pa rritje tė kreditimit nė fazat fillestare, dhe kjo ėshtė diēka qė po ndodh edhe nė Shqipėri.
  • Nga ana tjetėr, edhe oferta e kredisė paraqitet e shtrėnguar. Vrojtimet tona tremujore tė standardeve tė kreditimit tregojnė se bankat aplikojnė kėrkesa tė shtrėnguara gjatė kredidhėnies, nė terma tė kolateralit tė pranuar, nė terma tė kohėzgjatjes sė kredisė, nė terma tė sektorėve tė mbuluar, dhe nė terma tė vlerėsimit tė rrezikut. E gjitha kjo vjen sepse rreziku i kreditit nė Shqipėri ka qenė i lartė dhe sepse oreksi pėr rrezik nga grupet bankare evropiane ka qenė i ulėt. E ndėrgjegjshme pėr kėtė fakt, Banka e Shqipėrisė inicioi planin e masave pėr reduktimin e nivelit tė kredive me probleme, ku ndėr tė tjera, ky plan synon tė reduktojė rrezikun real dhe tė perceptuar tė kreditit nė Shqipėri, duke ndihmuar direkt pėrmirėsimin e ofertės sė kredisė bankare.

Duke peshuar sa mė sipėr, Banka e Shqipėrisė gjykon se ecuria aktuale e kredisė nuk ėshtė bėrė pengesė penalizuese pėr rritjen ekonomike. Megjithatė, zgjerimi i mėtejshėm i aktivitetit ekonomik do tė shoqėrohet gradualisht me rritjen e kėrkesės pėr kredi. Shkalla dhe aftėsia e sektorit bankar pėr tė shėrbyer kėtė kėrkesė tė rritur, do tė pėrcaktojė edhe ecurinė e kredisė dhe tė ekonomisė shqiptare.

Sqarimi i dytė ka tė bėjė me faktin se Banka e Shqipėrisė shqetėsohet jo vetėm pėr rritjen e kredisė, por edhe pėr cilėsinė e saj. Kjo do tė thotė se nismat dhe instrumentet tona pėr promovimin e aktivitetit kreditues, do tė synojnė tė ruajnė gjithnjė njė raport tė drejtė midis kėtyre dy objektivave.


6. Vazhdimisht, Banka Qendrore ka tėrhequr vėmendjen pėr rrezikun e kursit tė kėmbimit qė shoqėron kredimarrjen nė monedhėn e huaj. Cilat janė disa nga masat qė ju keni ndėrmarrė pėr uljen e euroizimit nė ekonomi?

Pėr shkak tė rėndėsisė qė ka fenomeni i euroizimit nė pėrgjithėsi, mė lejoni tė ndalem pak mė gjatė nė pėrgjigjen pėr kėtė pyetje.

Pėrdorimi nė nivel tė lartė i monedhės sė huaj nė transaksionet e sistemit financiar, ėshtė njė fenomen qė quhet “euroizim” apo “dollarizim”, nė varėsi tė monedhės sė huaj qė mbizotėron. Sipas formave tė shfaqjes, kemi tė bėjmė me euroizim tė “aktiveve” kur kemi preferencė tė subjekteve pėr tė mbajtur nė valutė kursimet/investimet e tyre; dhe me euroizim tė “detyrimeve”, kur kemi tė bėjmė me preferencė tė subjekteve pėr huamarrje nė monedhė tė huaj. Euroizimi mund tė thellohet mė tej kur monedha e huaj pėrdoret si mjet pagese pėr transaksionet e ndryshme nė ekonomi. Nėse nuk merren masa pėr uljen e tij, euroizimi ka vetinė tė ēojė nė ndryshime strukturore tė padėshiruara, ku ēmimet nė pėrgjithėsi fillojnė dhe indeksohen me monedhėn e huaj. Pėrgjithėsisht, pėrvojat e vendeve tė ndryshme lidhur me dollarizimin/euroizimin, tregojnė se ai ėshtė njė pasojė e periudhave me inflacion tė lartė, me zhvlerėsime tė ndjeshme tė monedhės kombėtare nė raport me monedhat e huaja, me zhbalancime tė natyrės makroekonomike, me kriza financiare e kėshtu me radhė. Nga kėndvėshtrimi i politikave ekonomike dhe financiare, njė nivel i lartė i euroizimit nė sektorin bankar mund tė shoqėrohet:

(a) me ulje tė efektivitetit tė politikės monetare tė bankės qendrore. Kjo ndodh pėr shkak tė tkurrjes sė dy prej kanaleve tė rėndėsishme tė transmetimit tė saj, siē ėshtė kreditimi nė monedhėn e vendit dhe pėrdorimi i kursit tė kėmbimit si instrument automatik i stabilizimit financiar dhe ekonomik. Kjo e dyta lidhet dhe me rritjen e kostove oportune qė lidhen me madhėsinė dhe mėnyrėn e pėrdorimit tė rezervės valutore;

(b) me shtimin e rreziqeve pėr stabilitetin financiar. Mė konkretisht, bėhet fjalė pėr ekspozimin e aktorėve tė tregut dhe klientėve tė tyre ndaj rrezikut tė kursit tė kėmbimit; pėr mungesėn e instrumenteve efektive pėr trajtimin e njė situate stresi nė sistemin financiar qė buron nga ekspozimi i lartė ndaj veprimtarisė financiare nė valutė.

Nė pėrgjithėsi nė rang ekonomie, pėrdorimi i lartė i monedhės sė huaj mund tė jetė pengesė nė pėrpjekjet e autoriteteve pėr formalizimin e ekonomisė, zbatimin e politikave fiskale efektive, reformave tė nevojshme pėr transparencėn financiare dhe arsye tė tjera.

Ka disa studime tė autorėve vendas dhe tė huaj, tė cilėt e klasifikojnė Shqipėrinė si njė vend me nivel tė lartė euroizimi. Nė kėtė drejtim, Shqipėria ėshtė pėrsėri e ngjashme me disa vende tė tjera tė rajonit dhe reflekton, mes tė tjerash, edhe ekspozimin ndaj flukseve nė monedhė tė huaj pėr shkak tė lidhjeve tė rėndėsishme ekonomike me vende tė BE-sė dhe tė Eurozonės. Pa hyrė nė detaje tė shkaqeve tė niveleve tė euroizimit, dua tė theksoj qė ky ėshtė njė fenomen kompleks dhe sfidues pėr t’u trajtuar, ku ndikimi i masave tė ndryshme mund tė bėhet i prekshėm vetėm nė mėnyrė graduale dhe nė afat tė mesėm ose tė gjatė. Megjithatė, pavarėsisht nga vėshtirėsitė, gjykoj se ėshtė e nevojshme tė reagohet me vendosmėri ndaj kėtij fenomeni. Kjo do tė ndihmonte nė rritjen e rezistencės sė ekonomisė shqiptare, kryesisht nėpėrmjet uljes sė ekspozimit tė saj ndaj rreziqeve dhe pėrmirėsimit tė efektivitetit tė politikave ekonomike dhe financiare tė nevojshme pėr trajtimin e kėtyre rreziqeve.

Me kėtė synim, Banka e Shqipėrisė, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare, kanė nisur diskutimet pėr tė ndėrtuar njė qasje strategjike nė trajtimin e kėtij fenomeni, sipas fushave respektive tė kompetencės. Nė kėtė drejtim, po pėrgatitet njė Memorandum mirėkuptimi, pėrmes tė cilit autoritetet nėnshkruese do tė shprehin angazhimin pėr tė vepruar nė drejtim tė uljes sė pėrdorimit tė monedhave tė huaja, pra pėr rritjen e pėrdorimit tė monedhės vendase, nė ekonominė shqiptare. Si autoritet monetar dhe mbikėqyrės i veprimtarisė bankare, Banka e Shqipėrisė ėshtė duke punuar pėr tė identifikuar disa masa tė cilat do tė synojnė tė rrisin koston e pėrdorimit tė monedhės sė huaj nė transaksionet e sektorit bankar, tė forcojnė rezistencėn e sektorit bankar ndaj stresit tė likuiditetit nė valutė, dhe tė pėrmirėsojnė mė tej kėrkesat pėr ndėrgjegjėsimin e huamarrėsve nė valutė ndaj rrezikut shoqėrues tė kursit tė kėmbimit. Kur tė kemi arritur nė njė konkluzion pėrfundimtar rreth kėtyre masave, Banka e Shqipėrisė do tė bėjė kujdes qė faza e zbatimit tė tyre nė banka tė jetė graduale.


7. Pas krizės sė vitit 2008, biznesi i bankave ėshtė vėshtirėsuar disi pėr shkak tė forcimit tė rregullave tė mbikėqyrjes, auditeve etj., teksa kthimi nga kapitali pėr aksionerėt ka pėsuar rėnie. Si janė pėrditėsuar bankat nė Shqipėri me kėto zhvillime dhe a mendoni se do tė ketė konsolidim nė tė ardhmen apo tregu do tė zgjerohet mė tej?

Ndryshimet qė kanė ndodhur nė kuadrin ligjor dhe rregullator tė veprimtarisė bankare nė nivel ndėrkombėtar pas vitit 2008, janė tė rėndėsishme. Nė to ėshtė reflektuar analiza dhe konkluzionet rreth shkaqeve dhe pasojave tė krizave financiare ndėrkombėtare, pėrfshirė dhe rrugėt pėr parandalimin e tyre nė tė ardhmen. Ndėr kėto ndryshime, mund tė veēohen ato pėr: pėrmirėsimin e superstrukturės mbikėqyrėse, pėrmirėsimin e kuadrit qė vlerėson dhe parandalon rreziqet sistemike (politika makroprudenciale dhe instrumentet e saj), vlerėsimin mė tė saktė tė aktiveve me rrezik nė banka dhe pėrmirėsimin e sasisė dhe cilėsisė sė kapitalit tė tyre. Por, sigurisht qė spektri i tyre ėshtė mė i gjerė.

Kėto masa, tė cilat kanė filluar tė hyjnė nė fuqi gradualisht, kanė dhėnė ndikim mbi veprimtarinė bankare nė vend. Pėr shembull, ju e dini qė kėrkesat mė tė larta pėr kapital nė bankat evropiane, nė vijim tė ushtrimeve pėrkatėse tė provės sė rezistencės, janė plotėsuar pjesėrisht edhe nėpėrmjet pakėsimit tė disa aktiveve me rrezik tė bankave evropiane. Njė nga rrugėt e ndjekura ka qenė dhe pakėsimi i ekspozimit tė filialeve tė tyre nė tituj tė qeverive tė vendeve joanėtare tė BE-sė dhe nė borxhin e subjekteve private nė kėto vende. Mė i dukshėm ky ndikim nė Shqipėri ka qenė nė periudhėn 2012-2013, por fenomeni ėshtė i pranishėm edhe sot. Paralelisht, pėrpjekjet pėr tė konsoliduar pozicionet e kapitalit, mund tė kenė shtyrė disa grupe bankare evropiane tė ristrukturojnė rrjetin e tyre nė tė gjithė Evropėn (pra edhe jashtė BE-sė), duke e reduktuar atė nė ato vende ku potenciali pėr gjenerimin e tė ardhurave ėshtė mė i ulėt dhe nevoja pėr injektim tė kapitalit shtesė nga grupi bankar ėshtė i lartė. Nė ndryshim nga disa vende tė rajonit, deri tani vendi ynė nuk ėshtė prekur nga ky fenomen. Grupet bankare evropiane kanė qenė tė gatshme tė mbėshtesin me kapital filialet e tyre nė Shqipėri nė rastet kur ka qenė e nevojshme (kryesisht nė vitet 2013-2015). Megjithatė, kur siē e theksoni edhe ju, kapitali ėshtė shtrenjtuar, pėrvoja e kaluar nė kėtė drejtim nuk mund tė interpretohet si njė garanci pėr tė ardhmen.

Nė kėto kushte Banka e Shqipėrisė e ka fokusuar veprimtarinė e saj mbikėqyrėse nė kėto drejtime kryesore:

a) Ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė sektorit bankar, ku, pėr situatėn aktuale, marrin rėndėsi mė tė madhe veprimtaritė qė lidhen me: verifikimin e standardeve tė bankave pėr identifikimin e hershėm tė kredive me probleme, provigjionimin e pėrshtatshėm tė tyre, ndėrmarrjen e veprimeve konkrete rregullatore pėr uljen e nivelit tė kredive me probleme; realizimin e ushtrimeve tė provės sė rezistencės, tė cilat synojnė tė identifikojnė pėrshtatshmėrinė e kapaciteteve financiare (kapitalit, likuiditetit) pėr pėrballimin e situatave hipotetike tė stresit financiar; hartimin dhe vlerėsimin e planeve tė rimėkėmbjes sė bankave, ku identifikohen mėnyrat se si ato do tė pėrshtatnin veprimtarinė e tyre me qėllim pėrballimin e njė situate potenciale stresi;

b) Adoptimin e standardeve ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė sektori ynė bankar tė jetė i qėndrueshėm dhe konkurrues, dhe njėherazi veprimtaria jonė mbikėqyrėse tė jetė e krahasueshme me standardet e kėrkuara nga sistemi i bankave qendrore evropiane. Nė kėtė drejtim, veprimtaria e Bankės sė Shqipėrisė ėshtė pėrqendruar nė drejtim tė pėrmirėsimit tė kuadrit ligjor e rregullator lidhur me instrumentet pėr administrimin e situatave hipotetike tė stresit nė veprimtarinė bankare dhe financiare. Nė ligjet kryesore qė rregullojnė veprimtarinė bankare, Banka e Shqipėrisė ėshtė kujdesur qė tė vendosė njė balancė tė pėrshtatshme mes objektivit pėr tė pėrmirėsuar qėndrueshmėrinė e sektorit bankar nėpėrmjet rregullimit mė tė mirė nga njėra anė, dhe nevojės pėr tė shmangur mbirregullimin dhe kostot e panevojshme pėr industrinė bankare. 

c) Identifikimin dhe vlerėsimin paraprak tė rreziqeve, ku Banka e Shqipėrisė ėshtė pėrqendruar nė drejtim tė: zhvillimit dhe pėrmirėsimit tė metodologjive pėr identifikimin dhe vlerėsimin e rrezikut sistemik, pėr ushtrimin e provės sė rezistencės ndaj goditjeve hipotetike qė e ekspozojnė veprimtarinė bankare ndaj rreziqeve tė tregut, tė kreditit dhe tė likuiditetit; ndėrtimit tė njė kuadri pėr politikėn makroprudenciale dhe mėnyrėn e zhvillimit dhe zbatimit tė instrumenteve pėrkatėse. 

Nė praktikė, jemi gjithmonė tė vėmendshėm pėr monitorimin e ekspozimit tė sektorit bankar ndaj rreziqeve tė brendshme dhe tė jashtme, dhe kėrkojmė qė pėrmes njė komunikimi dhe bashkėpunimi tė rregullt me industrinė bankare, tė pėrmirėsojmė dhe zbatojmė kėrkesat ligjore nė mėnyrėn mė efektive tė mundshme.


8. Ju, qė kur erdhėt nė krye tė Bankės sė Shqipėrisė, keni iniciuar me ngulm njė reformė qė synonte tė ulte nivelin e kredive tė kėqija. Deri ku keni arritur dhe ēfarė mbetet? Teksa Ligji i Falimentit ende nuk mund tė zbatohet, ēfarė hapash po ndjek Banka Qendrore pėr tė parandaluar zgjerimin e NLP-ve?  Si po ecėn procesi i ristrukturimit?

E kam deklaruar qė nė momentin e pranimit tė detyrės se ulja e nivelit tė kredive tė pakthyera nė afat do tė jetė njė nga sfidat kryesore tė punės sime.

Kjo ka qenė arsyeja qė nė bashkėpunim me faktorė tė tjerė vendimmarrės tė brendshėm dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė ideuam njė grup ndėrhyrjesh tė natyrės ligjore dhe nėnligjore tė cilin e emėrtuam “Plani i masave pėr reduktimin e kredive me probleme”.

Dua tė theksoj se plani mori pėrmasat e plota vetėm nė vitin 2016. Sė pari, nėpėrmjet miratimit nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė tė ndryshimeve rregullatore tė dakordėsuara nė vitin 2015, tashmė ekziston njė qartėsi mė e madhe nė interpretimin dhe kuptimin e disa koncepteve tė rėndėsishme qė lidhen me fshirjen e kredive nga bilanci, me trajtimin mbikėqyrės tė pronave tė patundshme tė marra nė pronėsi si pasojė e proceseve gjyqėsore pėr ekzekutimin e kolateraleve tė kredive me probleme, me lehtėsimin dhe shitjen e kredive me probleme, si dhe me evidentimin mė tė shpejtė nė regjistrin e kredive.

Sė dyti, miratimi nga ana e Kuvendit tė Shqipėrisė tė paketės ligjore qė lidhej ndėr tė tjera me falimentimin dhe proceset pėrmbaruese plotėsoi dhe kolonėn e dytė dhe mė tė rėndėsishme tė kėtij plani. Tashmė mendoj se kemi “kopsitur” tė gjitha hallkat dhe ambienti nė vitin 2017 na lejon njė ndėrhyrje mė energjike. 

Paralelisht me miratimin, ėshtė intensifikuar komunikimi me industrinė bankare pėr tė nxitur fshirjen nga bilanci tė kredive tė humbura, pėrgatitjen e strategjive pėr uljen e kredive me probleme dhe hartimin e planeve tė rimėkėmbjes e tė zgjidhjes pėr kredimarrėsit e mėdhenj. Dėshiroj tė shtoj se nėse do tė kemi progres nė zbatimin e reformės nė drejtėsi atėherė sinergjia qė do tė ēlirohet, do tė rrisė akoma mė shumė suksesin e planit tė pėrbashkėt tė ndėrveprimit pėr uljen e kredive tė kėqija.

Nga njė kėndvėshtrim sasior dhe kronologjik, dua tė theksoj se dy vitet e fundit kanė regjistruar uljen mė tė madhe tė treguesit tė kredive me probleme (qė nga viti 2008, ky tregues njohu rritje tė vazhdueshme duke kulmuar nė nivelin 22.8% nė fund tė vitit 2014). Nė fund tė vitit 2016, rėnia e kredive me probleme u materializua si nė treguesin relativ duke zbritur nė nivelin 18.3% ashtu dhe nė vlerė absolute duke u tkurrur me rreth 19%. Tė dhėnat e muajit janar 2017 tregojnė pėr vazhdimėsinė e tendencės rėnėse.

Ecuria e fenomenit ėshtė ndjekur nė vazhdimėsi dhe me intensitet tė shtuar nė fund tė vitit 2016.

Lidhur me ristrukturimet, aktualisht jemi duke rishikuar udhėzuesit pėr ristrukturimet e kredive, duke pėrfshirė nė to parimet mė tė mira ndėrkombėtare pėr procese tė tilla, veēanėrisht tė atyre komplekse dhe me shumė pjesėmarrės si nga ana e kredimarrėsve ashtu edhe institucioneve huadhėnėse. Po ashtu, parashikojmė tė hartojmė njė skemė kuadėr bashkėpunimi midis bankave, tė cilat do tė duhet tė koordinohen nė gjetjen e zgjidhjeve tė pėrshtatshme e tė qėndrueshme pėr kredimarrėsit e pėrbashkėt, kjo nė bashkėpunim dhe me ekspertė tė Bankės Botėrore.


9. Qeveria shqiptare ka ndėrmarrė njė sėrė reformash gjatė mandatit qeverisės tė saj. Nė gjykimin tuaj, ēfarė efektesh kanė pasur kėto reforma nė rritjen ekonomike tė vendit?

Besoj se njė vlerėsim pėrfundimtar i efekteve tė reformave do tė kėrkojė kohėn e vet.

Sė pari, kjo lidhet me dimensionin kohor tė veprimit tė reformės. Shumė reforma mund tė kenė natyrė tė dhimbshme nė fillim dhe pastaj shfaqen efektet pozitive. Sė dyti, jo tė gjitha reformat kanė synuar direkt zgjerimin e potencialit tė rritjes ekonomike. Pėrkundrazi, njė pjesė e tyre kanė synuar forcimin e ekuilibrave  ekonomikė dhe financiarė tė vendit, apo reduktimin e dobėsive tė tij.

Megjithatė, mendoj se tė gjitha reformat qė kanė prekur fushėn ekonomike kanė shkuar nė drejtimin e duhur dhe pasojat pozitive do tė ndihen gjithnjė e mė shumė nė afatin e gjatė.

10. Raporti mė i fundit i FIAA-s tregon sė klima e biznesit nė Shqipėri ėshtė pėrkeqėsuar dukshėm. Ndėrkohė qė vrojtimi i besimit tė biznesit dhe konsumatorit qė publikon Banka e Shqipėrisė flet pėr njė pėrmirėsim tė dukshėm. Pse kjo mospėrputhje?

Mė lejoni tė theksoj se dy pyetėsorėt qė cituat ju, kanė objektiva dhe natyra tė ndryshme. Pėr kėtė arsye, rezultatet e tyre nuk janė tė krahasueshme dhe ėshtė e vėshtirė tė konstatosh pėrputhje apo mospėrputhje.

Pėr lexuesin e gjerė, vrojtimet tona pėr Besimin e Biznesit dhe tė Konsumatorit janė ndėrtuar mbi metodologjinė standarde tė harmonizuar tė Komisionit Evropian. Nė kėto vrojtime, kampioni i pėrdorur prej 1200 konsumatorėsh dhe 1200 biznesesh ėshtė i pėrzgjedhur nė mėnyrė rastėsore dhe ėshtė i shtresėzuar. Shtresėzimi i kampionit ėshtė i ndėrtuar pėr tė pėrfaqėsuar sa mė mirė konsumatorin dhe biznesin qė operon nė Shqipėri, duke marrė parasysh shpėrndarjen gjeografike, madhėsinė e firmave dhe shpėrndarjen brenda sektorit prodhues. Kampioni pėrfaqėsues i bizneseve nuk bėn dallim mbi origjinėn e pronėsisė sė biznesit, pra kėtu pėrfshihen edhe bizneset me kapital vendas edhe ato me kapital tė huaj. Nga ana tjetėr, raporti i FIAA-s pėr Shqipėrinė, i titulluar ‘Studim mbi Klimėn e Biznesit’, i nxjerr rezultatet e saj me anė tė rreth 70 intervistave vetėm me biznese me strukturė kapitali tė huaj.

Gjithashtu, pėrtej diferencės sė kampionit tė intervistuar, pyetėsori ynė ėshtė dizajnuar pėr tė kapur lėvizjet ciklike tė ekonomisė, pra ecurinė e shitjeve, prodhimit, punėsimit dhe kahun e zhvillimit tė ekonomisė shqiptare. Nė tė kundėrt, pyetėsori i FIAA-s ėshtė dizajnuar pėr tė kapur problemet qė has biznesi gjatė operimit tė tij nė Shqipėri. Mendoj se janė dy gjėra krejt tė ndryshme.


11. Cilat janė pritshmėritė pėr rritjen ekonomike tė kėtij viti? Cilin mund tė konsideroni Ju si faktorin mė riskoz ndaj zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik, duke marrė nė konsideratė se 2017-a ėshtė njė vit elektoral? Cilat janė hapėsirat qė ka ekonomia shqiptare pėr tė kthyer rritjen nė potencialin qė ka?

Banka e Shqipėrisė e ka deklaruar dhe mė parė se pritjet tona pėr rritjen ekonomike tė vitit 2017 mbeten pozitive. Nė terma tė rritjes ekonomike, ne presim njė pėrmirėsim tė lehtė gjatė vitit 2017 dhe njė pėrmirėsim mė tė qenėsishėm gjatė vitit 2018. Parakushtet pėr kėtė ekzistojnė: ambienti monetar dhe financiar ėshtė i favorshėm, besimi i biznesit dhe konsumatorit ėshtė nė rritje, bilancet financiare janė tė shėndosha dhe ambienti i huaj do tė jetė disi mė pozitiv krahasuar me vitin 2016. Nė rast se ekonomia shqiptare ecėn sipas kėtij skenari bazė, ajo ka tė gjitha gjasat tė kthehet nė potencial brenda vitit 2018.

Megjithatė, zhvillimet ekonomike janė gjithnjė subjekt pasigurish. Ju cilėsuat njė prej tyre: zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare. Unė do tė shtoja edhe rreziqe potenciale qė mund tė vijnė nga ambienti ekonomik dhe gjeopolitik i huaj. Gjithsesi, vlen tė theksohet se stabiliteti politik ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr garantimin e ekuilibrave tė pėrgjithshėm ekonomikė dhe financiarė tė vendit.

Lidhur me shqetėsimin pėr ndikimin e mundshėm tė zgjedhjeve parlamentare, mendoj se eksperienca shqiptare ka shembuj nga tė dy llojet: periudha zgjedhore dhe paszgjedhore me ndikim tė lartė nė ekonomi, dhe e kundėrta. Personalisht, mendoj se njė proces zgjedhor e paszgjedhor i qetė do tė ishte pozitiv pėr vendin.


12. Sa i shėndetshėm ėshtė sistemi bankar dhe si i parashikoni zhvillimet pėr 2017-ėn?

Aktualisht, vlerėsojmė se gjendja e sektorit bankar ėshtė e qėndrueshme. Nė vitin 2016, sektori bankar shėnoi tregues tė mirė tė nivelit tė kapitalizimit, tė likuiditetit dhe performancė financiare pozitive, si dhe veprimtaria nė tėrėsi pėrshpejtoi ritmin e zgjerimit vjetor nė 6.8%. Norma e rritjes vjetore tė kredive dhe tė depozitave, shėnoi pėrkatėsisht 2.5% dhe 5.4%. Nė rritjen e depozitave tė sektorit gjatė tremujorit tė fundit, kontribuan dukshėm pozitivisht edhe ato nė lekė. Raporti i kredive me probleme zbriti nė nivelin 18.2% nė fund tė vitit dhe pėrmirėsimi u shtri pothuaj nė tė gjitha bankat. Niveli i mbulimit tė kredive me probleme, me provigjione dhe me kapital, u pėrmirėsua. 

Pėr vitin 2017, pritshmėritė tona janė mė pozitive. Veprimtaria e sektorit bankar pritet tė reflektojė pėrshpejtimin e rritjes ekonomike, dhe kjo duhet tė reflektohet nė rritjen e kredisė dhe ēdo forme tjetėr ndėrmjetėsimi tė sektorit bankar. Presim qė procesi i uljes sė kredive me probleme tė vijojė, si rezultat i ndikimit tė disa veprimeve ligjore dhe rregullatore qė veprojnė pėr kėtė qėllim, dhe pėrmirėsimit tė rritjes ekonomike. Niveli i kredive me probleme vlerėsojmė se mbetet ende nė nivele tė larta dhe ka nevojė qė fokusimi ynė dhe i sektorit bankar nė trajtimin dhe uljen e tyre gjatė vitit 2017 tė jetė i plotė. Njėkohėsisht, bankat duhet tė monitorojnė ekspozimin e tyre ndaj rrezikut tė tregut, pra tė kursit tė kėmbimit dhe tė normės sė interesit.


13. Nė fund tė vitit 2016, u miratua njė ligj i cili synonte krijimin e njė fondi shpėtimi pėr bankat, nė rastet kur ato mund tė shfaqin vėshtirėsi. A do tė ketė kosto tė shtuara pėr sektorin bankar? Cilat janė hapat qė do tė ndiqen pėr zbatimin konkret tė kėtij ligji gjatė kėtij viti?

Miratimi i Ligjit “Pėr rimėkėmbjen dhe ndėrhyrjen e jashtėzakonshme nė banka, nė Republikėn e Shqipėrisė” nga ana e Kuvendit nė ditėt e fundit tė vitit 2016 pėrbėn njė lėvizje reformuese me rėndėsi tė madhe pėr garantimin e stabilitetit tė sistemit bankar. Nė pėrgjigje tė pyetjes suaj, dua tė sqaroj se vetė ligji parashikon hyrjen nė fuqi tė tij 6 muaj pas botimit nė Fletore Zyrtare, qė do tė thotė se efektet e plota juridike ky ligj  i prodhon nė muajin korrik tė kėtij viti. Nga ky kėndvėshtrim, dy janė drejtimet kryesore ku jemi angazhuar pėr zbatimin rigoroz tė tij: ngritja e njėsisė pėrkatėse organizative dhe hartimi i kuadrit nėnligjor.


Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė nė mbledhjen e tij tė fundit miratoi krijimin e Departamentit pėr Ndėrhyrjen e Jashtėzakonshme, si njėsi e re qė i bashkohet strukturės organizative tė Bankės sė Shqipėrisė. Departamenti i ri do tė ushtrojė funksionin e ndėrhyrjes sė jashtėzakonshme nė mėnyrė tė shkėputur nga funksioni mbikėqyrės. Ai do tė ketė linja raportimi dhe varėsie tė pavarura, duke pėrmbushur nė kėtė mėnyrė  standardin e direktivės pėrkatėse tė Bashkimit Evropian. 

Paralelisht me krijimin e njėsisė ėshtė duke u punuar dhe pėr hartimin e gjithė kuadrit nėnligjor tė nevojshėm. Vetėm kėshtu do tė mundėsohet zbatimi i plotė i detyrimeve qė pėrcakton regjimi i ri pėr trajtimin e bankave nė rastet kur ato pėrballen me vėshtirėsi serioze financiare. Duhet theksuar se kėtė periudhė edhe vetė sektori bankar do ta shfrytėzojė pėr tė marrė veprimet e nevojshme  pėr t’u pėrshtatur me kėrkesat e reja ligjore.

Njėsoj si nė rastin e hartimit tė kėtij ligji edhe nė fazėn e pėrgatitjes sė Autoritetit tė ndėrhyrjes sė jashtėzakonshme pėr zbatimin e detyrimeve qė rrjedhin nga ligji i ri, Banka e Shqipėrisė do tė vijojė tė bashkėpunojė dhe tė marrė asistencėn e nevojshme nga ekspertė tė Bankės Botėrore,  si pėrsa i takon hartimit tė kuadrit nėnligjor tė nevojshėm ashtu edhe pėrsa i takon trajnimit tė burimeve njerėzore. Mos harrojmė se bėhet fjalė pėr njė regjim tė ri ndėrhyrjeje dhe trajtimi tė krizave tė mundshme nė sektorin bankar, shumė kompleks jo vetėm pėr ne por edhe nė nivel evropian e ndėrkombėtar.  

Nė lidhje me krijimin e fondit tė ndėrhyrjes, sikurse jeni tė informuar, ai parashikohet tė jetė 0.5% e totalit tė detyrimeve qė llogaritet si diferencė ndėrmjet aktiveve dhe kapitalit tė tė gjitha bankave. Fondi do tė krijohet me kontributin e bankave dhe do tė administrohet nga ASD. Ligji nuk ka pėrcaktuar ndonjė afat specifik pėr derdhjen e kontributeve, por gjithsesi ky kontribut do tė duhet tė fillojė tė mblidhet brenda 6-mujorit tė parė tė hyrjes nė fuqi tė ligjit. Banka e Shqipėrisė gjatė kėsaj periudhe do tė punojė pėr hartimin e metodologjisė sė llogaritjes sė kontributeve dhe mėnyrėn e pagesės sė tij. Ky Fond parashikohet tė plotėsohet pėr njė periudhė 10-vjeēare nga hyrja nė fuqi e ligjit.

Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme dhe qė i pėrgjigjet edhe pyetjes tuaj lidhet me faktin se kėtė ligj e kemi konsultuar gjerėsisht me sistemin bankar. Vetė sistemi nga ana e tij ka shfaqur njė shkallė tė lartė mirėkuptimi dhe bashkėpunimi, marrėdhėnie kjo qė besoj do tė vazhdojė edhe gjatė procesit tė zbatimit tė Ligjit. Dua tė garantoj publikun shqiptar se ky ligj siguron mė mirė depozitat e publikut, i bėn bankat mė tė pėrgjegjshme dhe qartėson mė mirė rregullat e lojės nė veprimet ndėrhyrėse tė Bankės sė Shqipėrisė. Nė analizė tė fundit, dua tė them se kemi tė bėjmė me njė veprim qė forcon mė tej stabilitetin financiar tė vendit.


14. Qeveria shqiptare ka pėrfunduar marrėveshjen 3-vjeēare me FMN-nė, ēfarė ndodh tani? Njė opinion tuajin nė lidhje me marrėdhėnien e mėtejshme tė qeverisė shqiptare me FMN-nė.

Pėrfundimi i marrėveshjes 3-vjeēare mbyll njė kapitull bashkėpunimi intensiv me FMN-nė. Besoj se konkluzionet mbi efektet pozitive tė kėsaj marrėveshjeje janė tė njohura pėr publikun. Po ashtu, ėshtė e qartė se forma e ardhshme e marrėdhėnieve me FMN-nė do tė vendoset nga qeveria shqiptare. Realiteti politik nėnkupton se kjo ėshtė njė pyetje qė mund tė rihapet vetėm pas zgjedhjeve dhe nominimit tė qeverisė sė re.

Megjithatė, sa i takon stadit aktual, Shqipėria do tė ketė marrėdhėnie normale monitorimi dhe konsultimi me FMN-nė, si dhe gjithė vendet e tjera, nė kuadrin e diskutimeve pėr Artikullin IV.

Jam i bindur se respektimi i angazhimeve tona pėr reforma strukturore nė funksion tė promovimit tė rritjes ekonomike dhe stabilitetit ekonomik, pėr konsolidim tė mėtejshėm fiskal dhe pėr ndjekjen e politikave tė kujdesshme monetare dhe makroprudenciale do tė replikojė pjesėn mė tė madhe tė pėrfitimeve qė Shqipėria ka pasur nga Marrėveshja.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.