.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi takimin e Guvernatorit Sejko me pėrfaqėsues tė Bordit tė Drejtorėve tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim


Data e publikimit 31.03.2017


Nė kuadėr tė vizitės nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė Bordit tė Drejtorėve tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvilluan sot njė takim me Guvernatorin, z. Gent Sejko nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė. Nė kėtė takim merrnin pjesė edhe Zėvendėsguvernatorja e Parė e Bankės sė Shqipėrisė, zj. Elisabeta Gjoni, Zėvendėsguvernatorja e Dytė, zj. Natasha Ahmetaj, Drejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave, z. Genci Mamani dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė Bankės sė Shqipėrisė.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu pėrfaqėsuesit e Bordit tė Drejtorėve tė BERZH-itme zhvillimet mė tė fundit ekonomike dhe financiare nė vend. Guvernatori theksoi se rritja ekonomike e vendit ėshtė nė njė trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike do tė forcohen gjatė viteve tė ardhshme.

dsc2058-1 - 498

Pėr sa i pėrket sistemit bankar, Guvernatori u shpreh se sot sistemi shfaqet me tregues mjaft tė mirė financiarė. Disa nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė u diskutuan ishin nxitja e kreditimit, reduktimi i kredive me probleme si dhe nisma mė e fundit nė drejtim tė deeuroizimit tė ekonomisė. Guvernatori Sejko nėnvizoi se trajtimi i kėtyre ēėshtjeve ka qenė njė ndėr angazhimet kryesore tė Bankės sė Shqipėrisė, e cila ka marrė masa nė vazhdimėsi, duke pėrfshirė njė sėrė pėrmirėsimesh ligjore dhe rregullatore. Kėto masa kanė dhėnė efektet e tyre graduale dhe tė qėndrueshme, tė cilat pritet tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen e afėrt.

Zhvillimi i tregjeve tė kapitalit me qėllim zgjerimin e mėtejshėm tė sistemit financiar, pėrputhshmėria me direktivat ndėrkombėtare nė aspekte tė tilla si ai i pastrimit tė parave, si dhe fokusimi te edukimi financiar mė i gjerė i publikut dhe aktorėve tė tjerė, ishin disa ēėshtje tė tjera tė cilat u pritėn me mjaft interes.

dsc2119-2 - 498

Nga ana e tyre, pėrfaqėsuesit e Bordit tė Drejtorėve tė BERZH-it vlerėsuan Bankėn e Shqipėrisė pėr politikat dhe rolin e saj, tė cilat kanė kontribuar nė ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe kanė stimuluar rritjen ekonomike tė vendit.

Mė tej, pėrfaqėsuesit e Bordit tė Drejtorėve u shprehėn se BERZH-i do tė vazhdojė tė japė kontributin e tij nė Shqipėri lidhur me projekte tė rėndėsisė sė veēantė, nė fusha tė tilla si: stabiliteti financiar, agrobiznesi, energjia, etj. Gjithashtu, u diskutua lidhur me disa nga prioritetet e BERZH-it nė Shqipėri pėrfshirė rritjen e konkurrueshmėrisė sė sektorit privat, mbėshtetjen nė njė frymė tė fortė sipėrmarrėse nė ekonomi, forcimin e lidhjeve rajonale infrastrukturore, promovimin e energjisė sė qėndrueshme dhe investime tė shėndosha pėr mjedisin.

dsc2119-3- 498

Gjatė diskutimeve, pjesėmarrėsit nėnvizuan se trajtimi i sfidave kryesore me tė cilat pėrballet ekonomia shqiptare, si ruajtja e stabilitetit politik dhe vazhdimi e thellimi i mėtejshėm i reformave strukturore, mbeten tė njė rėndėsie tė veēantė pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit dhe pėr tė thithur sa mė shumė investime tė huaja nė Shqipėri.

Nė pėrfundim, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko vlerėsoi marrėdhėniet e shkėlqyera tė vendit tonė me BERZH-in. Ai e falėnderoi BERZH-in pėr kontributin e rėndėsishėm qė ka dhėnė pėr Shqipėrinė dhe theksoi se zgjerimi i bashkėpunimit me tė mbetet mjaft i rėndėsishėm, jo vetėm pėr mbėshtetjen konkrete me investime financiare, por edhe pėr sigurinė dhe seriozitetin e projekteve qė financon.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.