.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, merr pjesė nė takimin e Klubit tė Guvernatorėve tė vendeve tė Azisė Qendrore, Rajonit tė Detit tė Zi dhe Ballkanit


Data e publikimit 03.04.2017


Nė datat 2 – 4 prill 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko mori pjesė nė takimin e 37-tė tė Klubit tė Guvernatorėve tė vendeve tė Azisė Qendrore, Rajonit tė Detit tė Zi dhe Ballkanit. Ky takim, i cili u zhvillua nė Antalia tė Turqisė dhe ku merrnin pjesė drejtuesit e bankave qendrore tė vendeve anėtare tė Klubit, u hap nga fjalėt pėrshėndetėse tė Guvernatorit tė Bankės Qendrore tė Republikės sė Turqisė, z. Murat Ēetinkaya dhe Zėvendėskryeministrit tė Turqisė z. Mehmet Simsek.

klubi

Punimet e Klubit u bazuan nė sfidat e ndryshme me tė cilat pėrballen sot bankat qendrore nė pėrmbushjen e objektivit tė tyre pėr ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė ēmimeve dhe stabilitetit financiar, si dhe evidentimin e mekanizmave tė politikave makroekonomike, financiare dhe strukturave ekonomike mė tė pėrshtatshme pėr tė rritur rezistencėn ndaj goditjeve tė ndryshme.

Takimi shėrbeu si njė platformė e shkėlqyer diskutimi ku bankat qendrore patėn mundėsi tė shkėmbenin idetė dhe eksperiencat lidhur me kėto ēėshtje.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, gjatė kėtij takimi mbajti njė prezantim pėr tė pranishmit me temė “Politikat optimale mikse nė mjedisin aktual: mėsimet e nxjerra nga masat e zbatuara gjatė krizės”. Guvernatori Sejko solli nė vėmendje tė pjesėmarrėsve, se vendet e Ballkanit Perėndimor pavarėsisht se nė periferi tė krizės botėrore, i ndjenė efektet e saj, nė forma tė tilla si frenimi i aktivitetit ekonomik, shoqėruar kjo shpeshherė dhe me njė sėrė problemesh strukturore.

Mė tej, Guvernatori u shpreh se ndonėse ekzistuan debate mbi pėrshtatshmėrinė dhe efikasitetin e instrumenteve tė pėrdorura nga bankat qendrore pėr pėrballimin e krizės, kėto instrumente arritėn tė shmangin pasojat e mėtejshme dhe gradualisht, tė krijojnė premisa pėr rikthimin e trendit tė rritjes.

Guvernatori theksoi se si njė vend tipik i Ballkanit Perėndimor, Shqipėria ndodhet nė njė stad tė ngjashėm zhvillimi me vendet e tjera tė rajonit dhe se ekonomia shqiptare tashmė ndodhet nė njė trend pozitiv ku rritja ekonomike pritet tė vijė nė pėrmirėsim progresiv.

Mė tej gjatė prezantimit, Guvernatori Sejko vuri nė dukje se nga ēdo krizė duhen nxjerrė mėsimet e nevojshme me qėllim shmangien e pėrsėritjes sė gabimeve tė mundshme: “ Sa i rėndėsishėm ėshtė kapėrcimi i njė krize, aq e rėndėsishme ėshtė edhe tė mėsuarit prej saj”.

Nė pėrfundim, Guvernatori Sejko nėnvizoi se Banka e Shqipėrisė nėpėrmjet ushtrimit tė rolit tė saj nė ekonomi, njėkohėsisht si nxitės dhe rregullator ka dhėnė kontributin e nevojshėm nė mbėshtetje tė njė rritjeje ekonomike tė qėndrueshme dhe garantimit tė stabilitetit makroekonomik tė vendit.

Informacion mbi Klubin

Klubi i Guvernatorėve u krijua nė vitin 1998, me nismėn e Bankės Qendrore tė Republikės sė Turqisė. Vendet anėtare tė kėtij Klubi janė 25: Shqipėria (qė nė vitin 1998), Greqia, Turqia, Rumania, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Federata Ruse, Ukraina, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia, Taxhikistani, Kina, Ēekia, Polonia, Kroacia, Sllovenia dhe Bjellorusia. Qėllimi i tij ėshtė tė forcojė lidhjet midis bankave qendrore tė rajonit dhe tė nxisė bashkėpunimin rajonal nėpėrmjet shkėmbimit tė eksperiencave mė tė mira e trajtimit nė tryeza tė rrumbullakėta nė nivel guvernatorėsh ose ekspertėsh tė ēėshtjeve problematike tė momentit.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.