.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Kėshillit Mbikėqyrės nė mbledhjen e datės 5 prill 2017


Data e publikimit 05.04.2017


Nė mbledhjen e tij tė datės 5 prill 2017, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e Deklaratės dhe Raportit tė Stabilitetit Financiar pėr gjashtėmujorin e dytė 2016

Raporti i Stabilitetit Financiar ėshtė njė nga dokumentet e rėndėsishme periodike tė pėrgatitura nga Banka e Shqipėrisė me qėllim kryesor identifikimin dhe vlerėsimin e rreziqeve me tė cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Nė hyrje tė dokumentit vendoset Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi ēdo gjashtė muaj i sė cilės ėshtė njė kėrkesė qė buron nga Ligji “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”.

Nė kėtė raport, Banka e Shqipėrisė vlerėson qė veprimtaria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar nė pėrgjithėsi, ka vijuar nė mėnyrė tė qėndrueshme gjatė gjashtėmujorit tė dytė tė vitit 2016. Nė tėrėsi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve tė ndryshme mbetet i kontrolluar dhe treguesit kryesorė tė veprimtarisė qė lidhen me kapitalizimin, likuiditetin dhe pėrfitueshmėrinė, evidentojnė kapacitetin e tij tė plotė pėr tė pėrballuar rreziqet e veprimtarisė nė kushte normale, si edhe pėr tė treguar njė rezistencė tė mirė ndaj goditjeve mė tė forta.

Raporti do tė publikohet i plotė nė ditėt nė vijim nė faqen e internetit tė Bankės sė Shqipėrisė https://www.bankofalbania.org/ .

  • Miratimin e disa ndryshimeve nė rregulloren “Pėr parandalimin e pastrimit tė parave dhe financimit tė terrorizmit”

Qėllimi kryesor i rishikimit tė kėsaj rregulloreje ėshtė plotėsimi dhe pėrmirėsimi nė vazhdimėsi i kuadrit rregullator tė autoritetit mbikėqyrės, nė pėrshtatje me kėrkesat bashkėkohore pėr parandalimin e pastrimit tė parave dhe financimin e terrorizmit, tė parashikuara nė direktivat evropiane, si dhe praktikat mė tė mira nė kėtė fushė.

Nė pėrfundim, Kėshilli Mbikėqyrės u njoh dhe me informacione tė tjera tė lidhura me aktivitetin e pėrditshėm funksional dhe operacional tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.