.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi mbledhjen e Grupit Kėshillimor tė Stabilitetit Financiar


Data e publikimit 19.04.2017


Nė datėn 18 prill 2017, u zhvillua mbledhja e radhės e Grupit Kėshillimor tė Stabilitetit Financiar (GKSF). Nė kėtė mbledhje morėn pjesė Ministri i Financave, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Kryetari i Bordit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare, Drejtori i Pėrgjithshėm Ekzekutiv i Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare, Drejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė kėtyre institucioneve.

Sipas programit, nė fillim tė mbledhjes pėrfaqėsuesit e Bankės sė Shqipėrisė paraqitėn njė vlerėsim mbi ecurinė financiare dhe rreziqet pėr veprimtarinė e sektorit bankar mbėshtetur nė tė dhėnat mė tė plota tė tremujorit tė katėrt tė vitit 2016. Tė pranishmit vlerėsuan se veprimtaria e sektorit bankar u pėrshpejtua nė vitin 2016, veēanėrisht nė drejtim tė zgjerimit tė investimeve nė tituj, nė produkte bankare dhe nė kredi nė lekė, duke u mbėshtetur kryesisht nga rritja e mirė e depozitave dhe e kapitalit. Nė terma vjetorė, raporti i kredive me probleme ishte i pandryshueshėm, por gjatė gjashtėmujorit tė dytė tė vitit ai u pėrmirėsua. Rreziku i likuiditetit vlerėsohet i ulėt, ndėrsa ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve tė tregut ėshtė i pranishėm dhe duhet vlerėsuar rregullisht. Situata e likuiditetit dhe e kapitalizimit tė sektorit bankar vlerėsohet e mirė dhe performanca financiare e tij mbeti pozitive, ndonėse nė nivele mė tė ulėta se njė vit mė parė. Treguesit e provės sė rezistencės, tregojnė qė qėndrueshmėria e sektorit bankar nė kushte normale ėshtė e plotė dhe rezistenca e tij ndaj goditjeve tė supozuara ėshtė e mirė.

Nė vijim tė diskutimeve tė nisura nė dy mbledhjet e mėparshme lidhur me nevojėn pėr tė forcuar pėrdorimin e monedhės vendase nė ekonominė shqiptare dhe nė sistemin financiar, tė pranishmit ritheksuan rėndėsinė e kėtij procesi pėr pėrmirėsimin e efektivitetit tė politikės monetare dhe uljen e rreziqeve pėr stabilitetin financiar dhe politikėn fiskale.

Kompleksiteti i kėtij procesi kėrkon vendosjen e objektivave realistė dhe afatgjatė, si edhe bashkėrendimin nė pėrcaktimin e masave tė nevojshme pėr plotėsimin e kėtyre objektivave nė sistemin financiar dhe nė ekonomi. Pėr tė konfirmuar angazhimin institucional nė kėtė proces sipas fushave tė veprimit, nė kėtė mbledhje drejtuesit mė tė lartė tė Ministrisė sė Financave, Bankės sė Shqipėrisė dhe Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare nėnshkruan njė Memorandum Bashkėpunimi. Krahas angazhimit, ky dokument pėrcakton drejtimet e pėrgjithshme tė veprimit dhe treguesit minimalė qė do tė monitorohen rregullisht nga secili institucion pėr tė vlerėsuar ecurinė e procesit.

Memorandumi i Bashkėpunimit

Me mbylljen e diskutimeve nė mbledhje sipas programit, drejtuesit e institucioneve pjesėmarrėse miratuan kėtė njoftim pėr shtyp dhe autorizuan publikimin e tij.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.