.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbledhja e tretė e Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave


Data e publikimit 11.05.2017


Nė datėn 9 maj 2017, u zhvillua mbledhja e tretė e Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave. Mbledhja u drejtua nga Kryetare e kėtij Komiteti zj. Elisabeta Gjoni, Zėvendėsguvernatore e Parė e Bankės sė Shqipėrisė. Nė mbledhje, pėrveē anėtarėve tė Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave si Kryetari i Shoqatės Shqiptare tė Bankave dhe Kryetari i Komitetit tė Pagesave pranė kėsaj shoqate, Drejtori i pėrgjithshėm ekzekutiv i Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Financave, Ministrisė pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike, Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes, Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, ishin gjithashtu tė pranishėm dhe z. Mario Guadamillas, Menaxher pranė Bankės Botėrore pėr Evropėn dhe Rajonin, zj. Maria Teresa Chimienti e z. Jose Antonio Garcia, nga Grupi i Zhvillimit tė Sistemeve tė Pagesave pranė Bankės Botėrore dhe zj. Johanna Jaeger, Eksperte nė Sektorin Financiar pranė Bankės Botėrore.

._dsc5094-2.

Nė takim ishin ftuar edhe pėrfaqėsues tė institucioneve financiare jobanka, pėrfaqėsues tė operatorėve tė skemave kombėtare tė pagesave me kartė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrive utilitare.

Nė fjalėn e hapjes, zj. Gjoni, u shpreh se Komiteti Kombėtar i Sistemit tė Pagesave pėrfaqėson njė mundėsi pėr tė promovuar zhvillimet e aktorėve tė ndryshėm lidhur me instrumentet e pagesave dhe pėr tė diskutuar pėr projektet nė tė ardhmen. Nė kėtė drejtim zj. Gjoni theksoi se strategjia e miratuar nga Komiteti Kombėtar i Sistemit tė Pagesave nė mbledhjen e tij tė parė shėrbeu pėr tė krijuar njė udhėrrėfyes nė linja tė pėrgjithshme pėr punėn e kėtij Komiteti, por aktualisht Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Bankėn Botėrore po punojnė pėr hartimin e njė strategjie me hapa konkretė pėr reformimin dhe zhvillimin e tregut tė sistemit te pagesave.

Gjatė fjalės sė saj, zj. Gjoni paraqiti edhe tre objektivat kryesorė nė lidhje me projektet e ardhshme tė Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave, ndėr tė cilat theksoi rėndėsinė e krijimit tė lehtėsirave dhe hapėsirave tė nevojshme ligjore apo rregullative me qėllim nxitjen e pėrdorimit tė instrumenteve inovative dhe tė sigurta tė pagesave. Mė tej, zj. Gjoni shtoi se mbetet e njė rėndėsie tė veēantė rritja e mėtejshme e sigurisė sė pagesave me internet, nė pėrputhje me praktikat mė tė mira tė Bashkimit Evropian. Sė fundmi, zj. Gjoni nėnvijėzoi se rritja e mėtejshme e edukimit tė publikut, me qėllim rritjen e pėrfshirjes financiare tė popullatės ėshtė gjithashtu nė fokusin e Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave.

._dsc5156-4.

Pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Inovacionit dhe Administratės Publike, prezantoi zhvillimet mė tė fundit lidhur me projektet e ndėrmarra nė fushėn e inovacionit tė lidhur me internetin dhe teknologjinė dixhitale. Nė kėtė kuadėr, pėrfaqėsuesja e Ministrisė theksoi se promovimi i pėrdorimit tė firmės elektronike nė shėrbimet bankare dhe mėnyrat inovative tė pagesave mbeten tė njė rėndėsie tė veēantė.

Pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Zhvillimit Ekonomik, Tregtisė, Turizmit dhe Sipėrmarrjes, u fokusua nė punėn e bėrė nga institucioni qė ajo pėrfaqėson nė lidhje me mbrojtjen e konsumatorit. Nė kėtė drejtim, ajo theksoi se Ministria nė pėrmbushje tė mandatit tė saj ėshtė kujdesur pėr hartimin e politikave pėr mbrojtjen e konsumatorit, ndėrkohė qė rishtazi ka ndėrmarrė dhe hapa konkretė nė kuadėr tė trajtimit tė ankesave tė tyre, duke krijuar strukturat pėrkatėse. Pavarėsisht se kėto struktura gjenden nė hapat e tyre tė parė, reforma territoriale dhe bashkėpunimi me pushtetin vendor kanė dhėnė kontributin e tyre nė fushatėn sensibilizuese qė ka ndėrmarrė Ministria. Sė fundmi, ajo vuri theksin nė rėndėsinė e zhvillimit tė tregut tė pagesave elektronike, shėrbim ky qė ndikon nė zhvillimin e turizmit nė vend.

Pėrfaqėsuesja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, diskutoi mbi adresimin e krimit kibernetik nė shėrbimet bankare, duke paraqitur raste konkrete dhe nėnvijėzoi rėndėsinė dhe domosdoshmėrinė e bashkėpunimit tė aktorėve me qėllim rritjen e sigurisė nė fushėn elektronike dhe masat e mundshme pėr parandalimin e tyre.

Mė tej, gjatė mbledhjes Kryetarja e Komitetit, zj. Elisabeta Gjoni, ftoi z. Mario Guadamillas, Manaxher pranė Bankės Botėrore pėr Evropėn dhe Rajonin, i cili prezantoi pėr tė pranishmit njė panoramė tė pėrgjithshme tė masave dhe projekteve qė ka ndėrmarrė Banka Botėrore nė nivel ndėrkombėtar. Pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore prezantuan nė Komitet rezultatet kryesore tė dy projekteve nė fushėn e pagesave nė Shqipėri dhe vazhdimin e kooperimit nė tė ardhmen.

._dsc5399-3.

Nė vijim, pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore prezantuan njė pėrmbledhje tė rezultateve dhe rekomandimeve tė projekteve tė ndėrmarra prej tyre nė fushėn e pėrfshirjes financiare pėr nga kėndvėshtrimi i pagesave si dhe nė lidhje me projektin e remitancave ndėrkombėtare.

Kryetari i Shoqatės Shqiptare tė Bankave,z. Periklis Drougkas, prezantoi zhvillimet mė tė fundit tė sistemit bankar nė kuadėr tė pagesave elektronike. Mė konkretisht elaboroi zhvillimin e platformave pėr banking-un elektronik nga disa banka. Gjithashtu theksoi risinė e bankave tė nivelit tė dytė nė procesin e verifikimit tė identitetit tė klientit. Pėr mė shumė, z. Drougkas prezantoi dhe shėrbimet inovative tė ofruara nga bankat pėrsa i pėrket kartave bankare. Sė fundi ai bėri njė pėrmbledhje tė projekteve tė KKSP-sė tė finalizuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Mė tej, zj. Anjeza Beja, Drejtore e Departamentit tė Sistemeve tė Pagesave, Kontabilitetit dhe Financės nė Bankėn e Shqipėrisė mbajti njė prezantim mbi transpozimin e Direktivės sė Shėrbimeve tė pagesave nė tregun e brendshėm si dhe mbi dokumentin me rekomandime tė Autoritetit Bankar Evropian (EBA) nė lidhje me sigurinė e pagesave me internet.

Mbledhja pėrfundoi me ndėrhyrjen e tė ftuarve nga institucionet financiare jobanka, tė cilėt pasi pėrgėzuan pėr nismat e ndėrmarra, identifikuan disa fusha bashkėpunimi tė mundshme pėr tė ardhmen.

Komiteti Kombėtar i Sistemit tė Pagesave nė pėrfundim diskutoi projekt rekomandimet pėr zhvillimet e mėtejshme nė tė ardhmen.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.