.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi takimet e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, gjatė Mbledhjes Vjetore tė BERZH-it, tė mbajtur nė Qipro, nė datat 9 - 11 maj 2017


Data e publikimit 12.05.2017


Nė datat 9-11 maj 2017 u zhvillua mbledhja vjetore e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) nė Qipro me temė "Tė synojmė njė rritje tė gjelbėr dhe gjithėpėrfshirėse – Njohje me sfidat rajonale dhe globale", nė tė cilėn ishte i pranishėm Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko.

Nė kuadėr tė pjesėmarrjes nė kėtė mbledhje, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, zhvilloi disa takime tė rėndėsishme me personalitetet mė tė njohura tė fushės financiare ndėrkombėtare. Ndėr kėto veēojmė takimin me z. Holger Muent, Drejtor pėr Vendet e Ballkanit Perėndimor, z. Peter Sanfey, Zėvendėsdrejtor i Sektorit pėr Ēėshtjet Ekonomike tė Vendeve nė BERZH, si dhe me pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė BERZH-it.

.img-20170512-wa0000 - 498.

Gjatė takimeve, Guvernatori Sejko, i njohu tė pranishmit me zhvillimet mė tė fundit nė ekonominė shqiptare, duke u ndalur nė perspektivėn e rritjes ekonomike, si dhe nė zhvillimet e sektorit bankar. Guvernatori theksoi se rritja ekonomike e vendit ėshtė nė njė trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike do tė forcohen gjatė viteve tė ardhshme. Pėr sa i pėrket sistemit bankar, Guvernatori u shpreh se sot sistemi shfaqet me tregues mjaft tė mirė financiarė. Disa nga ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė u diskutuan ishin nxitja e kreditimit si dhe reduktimi i kredive me probleme. Guvernatori Sejko nėnvizoi se trajtimi i ēėshtjes sė kredive me probleme ka qenė njė ndėr angazhimet e Bankės sė Shqipėrisė, i shoqėruar me njė plan veprimi tė mirėmenduar pėr reduktimin e tyre. Zbatimi i kėtij plani ndihmoi nė zbritjen e nivelit tė kredive me probleme nė rreth 17.4%.

Duke pėrfituar nga rasti, Guvernatori Sejko falėnderoi pėrfaqėsuesit e BERZH-it pėr kontributin e rėndėsishėm lidhur me angazhimin nėpėrmjet projekteve tė ndryshme dhe mbėshtetjen konkrete me investime financiare nė fusha kyēe tė ekonomisė sė vendit tonė dhe i ftoi tė vazhdojnė tė vlerėsojnė potencialet qė ofron Shqipėria.

.albania governor gent sejko -350 1.

Duke vlerėsuar rolin dhe kontributin e Bankės sė Shqipėrisė nė ruajtjen e stabilitetit makroekonomik tė vendit, pėrfaqėsuesit e BERZH-it falėnderuan Guvernatorin pėr bashkėpunimin e deritanishėm institucional si dhe diskutuan lidhur me projektet e ardhshme nė fushėn e sistemit financiar dhe mė gjerė. Pėrfaqėsuesit e BERZH-it, vlerėsuan potencialet e vendit dhe shprehėn angazhimin pėr rritjen e bashkėpunimit nė fusha me interes tė veēantė pėr Shqipėrinė si turizmi, agroindustria, etj.

Gjithashtu, gjatė takimit, pėrfaqėsuesit e BERZH-it diskutuan sė bashku me Guvernatorin Sejko, lidhur me avantazhet e krijimit tė njė tregu tė pėrbashkėt rajonal me qėllim zhvillimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit ekonomik midis vendeve tė rajonit. Tė dyja palėt theksuan se njė treg mė i gjerė vlerėsohet si njė mundėsi mjaft e mirė pėr tė tėrhequr investitorė dhe financime mė tė mėdha.

Gjatė qėndrimit, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko zhvilloi gjithashtu takime me pėrfaqėsues nga institucione tė njohura ndėrkombėtare si Euromoney dhe Finance in Motion.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.