.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi pjesėmarrjen e Guvernatorit Sejko nė Mbledhjen e Grupit Kėshillimor dhe nė Mbledhjet Vjetore tė Fondit Evropian pėr Evropėn Juglindore


Data e publikimit 19.05.2017


Nė datat 17-18 maj 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, mori pjesė nė Mbledhjen e Grupit Kėshillimor dhe nė Mbledhjet Vjetore tė Fondit Evropian pėr Evropėn Juglindore (EFSE), nė Split, Kroaci.

Kėtė vit, ishte mbledhja e 10-tė vjetore e organizuar nga EFSE dhe me kėtė rast u mbajt konferenca me temė “Krijimi i mundėsive tė pėrfshirjes financiare, nisma start–up dhe sipėrmarrja”, ku merrnin pjesė guvernatorė dhe drejtues tė lartė bankash qendrore, pėrfaqėsues nga Fondi Evropian pėr Evropėn Juglindore, drejtues bankash dhe institucionesh mikrofinanciare, pėrfaqėsues nga bota e biznesit dhe asaj tė medias. Motoja e takimit tė kėtij viti ishte njė shtrirje e natyrshme e fokusit tė fondit nė bizneset e vogla, krijimi i vendeve tė punės dhe rritja ekonomike e vendeve tė rajonit.

advisory group efse 2017 split (3) -498

Mbledhja e Grupit Kėshillimor tė EFSE-s, ėshtė njė takim vjetor ku drejtuesit e EFSE-s, guvernatorėt dhe drejtues tė tjerė nga gjithė zinxhiri i institucioneve tė lidhura, diskutojnė pėr veprimtarinė e Fondit nė tė ardhmen.

Guvernatori Sejko, duke u ndalur nė rolin qė luan Banka e Shqipėrisė nė fushėn e edukimit dhe promovimin e njohurive financiare, u shpreh se institucioni qė ai drejton ka qenė mjaft aktiv nė zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe shpėrndarjen e materialeve mėsimore pėr grup-mosha tė ndryshme.

Me qėllim forcimin e fijeve lidhėse mes institucioneve tė angazhuara nė edukimin financiar tė publikut nė tėrėsi dhe tė tė rinjve nė veēanti, Banka e Shqipėrisė ka nėnshkruar dy Memorandume Mirėkuptimi pėrkatėsisht me Ministrinė e Arsimit dhe Sportit dhe me Shoqatėn Shqiptare tė Bankave.

img-20170518-wa0004-2 -498

Guvernatori Sejko vlerėsoi se promovimi dhe koordinimi ndėrmjet aktorėve tė ndryshėm tė pėrfshirė nė mėsimdhėnien e arsimit financiar nė Shqipėri, pėr tė nxitur bashkėpunimin e ndėrsjellė nė organizimin e nismave tė edukimit financiar mbetet njė prioritet pėr Bankėn e Shqipėrisė.

Njė tjetėr ēėshtje qė Guvernatori theksoi gjatė konferencės ishte rėndėsia qė pėrfaqėson nė ditėt e sotme, zhvillimi teknologjik sidomos nė drejtim tė rritjes sė pėrfshirjes financiare. Promovimi i risive nė fushėn teknologjike tha ai, vlerėsohet si njė tjetėr metodikė tė cilės po i kushtohet gjithmonė e mė shumė rėndėsi, pasi jo vetėm qė kontribuon drejtpėrdrejt nė zhvillimin e shpejtė tė ekonomisė por shėrben gjithashtu si njė nxitės pėr njė edukim financiar sa mė tė gjerė.

Nė pėrfundim, Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipėrisė ėshtė dhe do tė mbetet edhe nė tė ardhmen tėrėsisht e pėrkushtuar nė kėto misione tė rėndėsishme pėr brezat qė do tė vijnė.

Info rreth Fondit Evropian pėr Evropėn Juglindore (EFSE)

Fondi Evropian pėr Evropėn Juglindore (EFSE) ka pėr qėllim tė forcojė zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik nė Evropėn Juglindore dhe nė Rajonin Fqinj Lindor tė Evropės, ku pėrfshihen Shqipėria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika e Maqedonisė, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia dhe Ukraina. Fondi jep financim afatgjatė, kryesisht pėr ndėrmarrjet e mesme dhe tė vogla (NMV) dhe individė e familje pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit, nėpėrmjet institucioneve partnere huadhėnėse vendase. ESFE u krijua mė 15 dhjetor 2005 nga KfW Entwicklungsbank (Banka Gjermane e Zhvillimit) nga katėr programe shumėpalėshe donatore tė administruara prej saj. Fondi ėshtė partneriteti i parė publik-privat i kėtij lloji dhe administrohet nė mėnyrė private pėr financimin e zhvillimit, i cili ka pėr qėllim tė rrisė kapitalin privat pėr financimin e NMV-ve nė rajonin e pėrzgjedhur.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.