.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Zėvendėsguvernatores sė Dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, zj. Natasha Ahmetaj nė hapjen e aktivitetit “Kuriozitete nga thesari: Arti i kartėmonedhės shqiptare”


Data e publikimit 19.05.2017


Tė nderuar miq e tė ftuar,

Sot ju kemi ftuar nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė jo nė atributin qė ky vend ka si shtėpia e parasė, nė kuptimin figurativ, por edhe fizik tė fjalės (duke qenė se ndodhemi pranė dhomės sė vjetėr tė thesarit).

Sot ju kemi ftuar t’i gėzohemi njė tjetėr dimensioni tė parasė, atij tė njė vepre autentike arti. Njė vepėr arti flet gjithmonė shumė mė gjerė dhe mė thellė se dimensioni fizik qė zė.

_dsc5806-2 - 498

Ne sot ndodhemi nė njė muze veprash arti. Muzetė kanė epėrsi ndaj njė ekspozimi ēfarėdo. Kur ti lėviz nga njė stendė tek tjetra nuk pėrshkon thjesht disa centimetra rrugė. Pėrkundrazi, ti pėrshkon shekuj histori. Nė ato pak centimetra shkėmbehen epoka tė zhvillimit shoqėror. Askund nuk e ke kėtė pėrjetim siē e ke nė muze. Njė kopsht zoologjik apo botanik sjell botėn e gjallė nė miniaturė. Ama atė aktuale. Ndėrsa, njė muze bashkon epokat, tė shkuarat dhe tė tashmen. Kėtė e bėn veēanėrisht njė muze i kartėmonedhave tė njė vendi. E bėn kėtė modestisht edhe muzeu ynė, i themeluar vetėm njė vit mė parė e qė besojmė se do tė vazhdojė tė zhvillohet e plotėsohet si njė pasuri e kujtesės tonė kombėtare.

Nė mesin e viteve 1800, duke shpallur konkursin e dizenjimit pėr kartėmonedhėn amerikane, ministri i thesarit tė SHBA-ve tė asaj kohe pėrcaktonte dy kėrkesa tė detyrueshme pėr pjesėmarrėsit:

  • dizenjimi tė ishte punė origjinale, e papublikuar mė parė,
  • tė kishte karakter kombėtar.

Sepse qė nė gjenezė, kartėmonedha ėshtė konceptuar jo vetėm si mjet kėmbimi. Por si njė mjet edukues pėr publikun e si i tillė, duhet tė mbartė mbi vete njė skenė tė rėndėsishme tė historisė sė vendit. Ama, kėtė duhet ta bėnte me njė teknikė tė tillė tė komplikuar linjash tė imėta, sa tė ishte tepėr e vėshtirė tė riprodhohej. Kjo e fundit i atribuohej elementėve tė sigurisė si bartės vlere.

Ne i kalojmė shpesh nėpėr duar kėto letra me vlerė, por shumė rrallė i japim vetes kėnaqėsinė e pėrqendrimit pėr pak minuta mbi artin e trupėzuar nė to. Fare rrallė pėrqendrohemi tė kėqyrim si ndėrthuren nė atė kanavacė nė miniaturė puna e njė piktori tė talentuar me atė tė njė gdhendėsi tė talentuar, duke e kthyer atė copė letre nė njė shprehje elegante tė artit kreativ. Imazhi na duket familjar, por ama nuk do ta besojmė kur tė dėgjojmė se vetėm 14% e tė intervistuarve nė vendet e zhvilluara janė nė gjendje tė kujtojnė se ēfarė figure ėshtė dizenjuar mbi secilėn kartėmonedhė. Akoma mė pak mund tė pėrgjigjen se cili portret gjendet mbi 2-mijė lekėshin shqiptar apo kujt i pėrket portreti mbi 1- mijė lekėsh.

Pikėrisht pėr tė ndryshuar kėtė kumtim tė dobėt tė mesazhit e pėr tė edukuar publikun pėrmes veprave tė artit qė dėshmojnė pjesė tė identitetit tonė kombėtar, shėrbejnė muzetė, shėrbejnė aktivitete si ky, shėrben misioni i forcimit tė ndėrgjegjes kombėtare pėrmes artit tė kartėmonedhės shqiptare.

Jo mė kot numizmatėt i shijojnė imazhet dhe ngjyrat e kartėmonedhave. Sepse mbi ato copėza letre ata janė nė gjendje tė dallojnė edhe epokat, edhe shkallėn e lirisė sociale. Sepse, shpesh, sidomos nė diktatura, imazhet mbi kartėmonedha manifestojnė ndikimet e qeverive mbi tregjet. Mungesa e kėtyre ndikimeve ėshtė njė dimension i lirisė sociale.

Por mbi kartėmonedhė lexohet edhe shqetėsimi i njė shoqėrie. Natyrisht, kur artisti ka mundur ta lexojė mirė kėtė shqetėsim. Kėshtu, jeshilja e dollarit amerikan u zgjodh si nevojė e simbolikės sė stabilitetit nė epokėn e luftės civile. Seria e vitit 2017 e parasė norvegjeze dėshmon shqetėsimin e asaj shoqėrie pėr rikthim nė vlerat bazė humane qė digjitalizimi po i zbeh. Dhe nė reflektim tė kėtij shqetėsimi kemi zėvendėsimin e portreteve tė figurave tė shquara tė artit e shkencės me simbolikat e burimeve natyrore tė lidhura fort me identitetin e popullit norvegjez, tė tilla si anija vikinge, peshku apo fari.

Tė gjitha kėto tregojnė se asgjė nuk e ka cėnuar misionin edukues e kombėtar tė kartėmonedhės. Ajo vazhdon ta mbartė atė duke i rezistuar edhe pėr kėtė arsye formave virtuale tė parasė. Madje, siē thotė njė studiues i Harvardit, mė parė do tė zhduket karta nga ekzistenca sesa kartėmonedha.

Tė dashur pjesėmarrės,

18 Maji ėshtė caktuar si Dita Ndėrkombėtare e Muzeve nė vitin 1977 nga Kėshilli Ndėrkombėtar i Muzeve, i themeluar nė vitin 1946. Por, ėshtė prej 1992 qė po ky Kėshill vendosi qė ēdo vit nė kėtė ditė tė celebrohet njė tematikė e caktuar.

Pėr kėtė vit, tematika e pėrzgjedhur ėshtė “Muzetė dhe historitė e diskutueshme: tė shprehėsh tė pathėnat nė muze”.

Duke dashur tė jemi pjesė e kėsaj fryme mbarėbotėrore, por nė truallin e muzeut tonė, ne kemi e formuluar nė “Kuriozitete nga thesari: Arti i kartėmonedhės shqiptare”.

Dhe pėr tė shprehur tė pathėnat tona, na vjen sot nė ndihmė z. Mark Bundy, mjeshtėr dizenjimi prej mbi 40 vjetėsh pranė kompanisė De La Rue, pionierėt e printimit tė kartėmonedhės nė botė. Ky emėr bėhet shpejt familjar pėr kėdo qė viziton muzeun tonė, pasi ėshtė i lidhur me printuesin e parė tė kartėmonedhės shqiptare dhe ndaj shoqėron shpjegimin e ciceronit gjatė turit.

Z. Bundy do tė tregojė tė pathėnat e skicimit, teknikave dhe artin e konceptimit tė kartėmonedhės shqiptare, tė ilustruar me foto e skica.

Paskėtaj, do tė keni mundėsi tė shihni gjithēka me sytė tuaj nė njė ekspozitė tė pėrkohshme tė ngritur me kėtė pėrmbajtje.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.