.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Sqarim pėr publikun: Mbi rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit


Data e publikimit 13.06.2017


Ditėt e fundit, nė disa media janė transmetuar disa lajme tė pavėrteta mbi rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit. Lidhur me kėtė ēėshtje, Banka e Shqipėrisė sqaron publikun si mė poshtė vijon:

  • Blerja e godinės sė “ish-Hotel Dajtit”

Nė vijim tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 345, datė 12.05.2010 “Pėr shitjen e pasurisė sė paluajtshme shtetėrore tė ish-Hotel Dajtit”, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė me anė tė vendimit nr.40, datė 16.06.2010 miratoi “Procedurėn e prokurimit tė drejtpėrdrejtė “Pėr blerjen e pasurisė sė paluajtshme shtetėrore “Ish-Hotel Dajti” nga Banka e Shqipėrisė”, nė vlerėn 30 milionė euro.

Pasuria e paluajtshme u ble dhe u rregjistrua nė pronėsi tė Bankės sė Shqipėrisė nė ZRPP.

  • Projekti pėr rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit

Me anė tė vendimit nr.55, datė 27.07.2011, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė miratoi “Procedurėn e veēantė tė prokurimit pėr realizimin e projektit tė zbatimit tė rikonstruksionit tė ndėrtesės sė ish-hotel Dajtit”. Kjo procedurė u realizua po gjatė vitit 2011 dhe u finalizua me nėnshkrimin e kontratės me Ark. Marco Petreschi.

Pėrzgjedhja e projektuesit u realizua duke konsideruar edhe eksperiencėn me rikonstruksionin e ndėrtesės qendrore tė Bankės sė Shqipėrisė, ku projekti pėr kėtė ndėrtesė i Ark. Petreschi u pėrzgjodh fitues nga organizimi i njė konkursi ndėrkombėtar.

  • Buxheti pėr punimet pėr rikonstruksionin

Fondet pėr rikonstruksionin e ndėrtesės sė ish-hotel Dajtit, pėr herė tė parė, janė miratuar nga Kėshilli Mbikėqyrės me vendimin nr. 86, datė 28.12.2011 “Pėr miratimin e buxhetit tė Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2012”, nė vlerėn rreth 16 milionė euro, mbi bazėn e projektit zbatimit tė prezantuar nga projektuesi dhe tė kontrolluar dhe pranuar nga Banka e Shqipėrisė.

Gjatė vitit 2013, ky fond pėsoi rritje si rezultat i ndryshimeve nė projektin teknik qė reflektuan gjendjen teknike aktuale tė strukturės sė objektit. Mbas kėtij rishikimi, fondi limit pėrfundimtar pėr punimet e rikonstruksionit prej 18 milionė euro (ekuivalenti nė lekė) u miratua nga Kėshilli Mbikėqyrės me vendimin nr. 38, datė 29.05.2013 “Pėr miratimin e buxhetit afatmesėm tė Bankės sė Shqipėrisė ”.

Duke qenė se fondi ishte miratuar mė herėt, nė vitin 2015, Kėshilli Mbikėqyrės miratoi me vendimin nr. 27, datė 01.04.2015 vetėm kohėzgjatjen deri nė tre vjet tė kontratės pėr zbatimin e rikonstruksionit.

  • Miratimi i lejeve pėr projektin e rikonstruksionit

Nė 30 janar 2015, projekti u dorėzua nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės, i cili iu pėrgjigj Bankės sė Shqipėrisė nė qershor tė tė njėjtit vit. Mė tej u vijua me marrjen e miratimit nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve, njė detyrim ligjor ky pėr rikonstruksion tė objekteve shpallur Monument Kulture.

Nė vijim, Banka e Shqipėrisė ndoqi procedurat e aplikimit nė Kėshillin Kombėtar tė Territorit (KKT) nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės, si ministri e linjės. Me pėrfundimin e procedurave pėr marrjen e lejes dhe njoftimin zyrtar nga autoritetet pėrkatėse, nė fund tė korrikut 2016, pas njohjes me detyrimin pėr shlyerjen e taksės sė ndikimit nė infrastrukturė, Banka e Shqipėrisė kreu tė gjitha pagesat pėrkatėse pėr Bashkinė e Tiranės.

  • Procedurat pėr pėrzgjedhjen e kompanisė zbatuese

Nė periudhėn gusht – shtator 2016, Banka e Shqipėrisė hartoi specifikimet teknike pėr procedurėn e prokurimit tė rikonstruksionit tė godinės sė ish-Hotel Dajtit sipas projektit tė pranuar prej saj qė nė vitin 2013 dhe tė miratuar nga KKT.

Pėr tė garantuar njė proces sa mė cilėsor dhe eficient, Banka e Shqipėrisė, gjatė muajit tetor 2016 publikoi nė gazetėn ndėrkombėtare “Financial Times” njoftimin pėr shprehje interesi, pėr procedurėn e rikonstruksionit tė godinės sė ish-hotel “Dajtit”. Afati i pritjes sė shprehjes sė interesit ishte 30 ditė nga publikimi.

Nė pėrgjigje tė kėtij njoftimi, pranė Bankės sė Shqipėrisė shprehėn interesin pėr pjesėmarrje nė tender 10 kompani.

Nisur nga rėndėsia qė paraqet ky objekt, si dhe veēoritė teknike dhe arkitekturore tė tij, Banka e Shqipėrisė hulumtoi kompanitė qė shprehėn interes me qėllim vlerėsimin e besueshmėrisė sė tyre nė treg, kapaciteteve teknike dhe punimeve tė ngjashme tė realizuara mė parė. Nė pėrfundim, u vendos tė vijohej me procedurėn “Tender i kufizuar ndėrkombėtar”, nė pėrputhje tė plotė me rregulloren “Pėr procedurat e prokurimit tė Bankės sė Shqipėrisė” miratuar me vendim tė Kėshillit Mbikėqyrės nr.81, datė 15.11.2006, e ndryshuar. Banka e Shqipėrisė prokuron shėrbime dhe mallra mbėshtetur nė pėrcaktimet e kėsaj rregulloreje, dhe jo mbėshtetur nė ligjin “Pėr prokurimin Publik”. Kjo bazuar nė nenin 76 tė ligjit nr. 8269, datė 23.12.1997 “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”, i ndryshuar.

Pėr tė siguruar cilėsinė e procesit dhe tė njė rezultati sa mė eficient pėr Bankėn e Shqipėrisė, u vlerėsuan pėr t’u ftuar pėr tė marrė pjesė nė tender 7 kompani tė huaja.

Procedura “Tender i kufizuar ndėrkombėtar” ėshtė aplikuar nga Banka e Shqipėrisė edhe pėr rikonstruksionin e ndėrtesės qendrore tė saj. Fondi i kontraktuar pėr kontratėn bazė dhe shtesat e saj pėr rikonstruksionin e ndėrtesės qendrore tė Bankės sė Shqipėrisė ishte nė vlerėn 15.8 milionė euro. Ndėrsa, konkursi ndėrkombėtar ėshtė aplikuar nga Banka e Shqipėrisė vetėm pėr pėrzgjedhjen e projektit pėr rikonstruksionin dhe jo pėr punimet e rikonstruksionit.

Me kėrkesė tė administratorėve tė Bankės sė Shqipėrisė, gjatė vitit 2015-2016, u bė njė rishqyrtim i tė gjitha kostove, pėrfshirė edhe tė atyre tė zbatimit tė projektit tė miratuar pėr rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit, me qėllim minimizimin e tyre. Nė pėrfundim, fondi me tė cilin u ēel procedura e prokurimit u ul nė 16 milionė euro nga 18 milionė euro (ekuivalenti nė lekė) qė ishte parashikuar sipas vendimeve pėrkatėse tė Kėshillit Mbikėqyrės.

Nė vijim, u ndoqėn tė gjitha procedurat e tenderimit pėr objektin e prokurimit "Rikonstruksioni i ndėrtesės sė ish-hotel Dajtit”, procedurė qė do tė pėrfundojė me nėnshkrimin e kontratės mes palėve.

  • Transparenca dhe llogaridhėnia e Bankės sė Shqipėrisė

Nė bazė tė detyrimit ligjor, sipas nenit 7 tė ligjit nr. 119/2014 “Pėr tė drejtėn e informimit”, pas nėnshkrimit tė kontratės, Banka e Shqipėrisė do t’i bėjė tė ditur publikut emrin e subjektit fitues tė procedurės sė prokurimit dhe fondin nė dispozicion tė zbatimit tė kontratės.

Sjellim nė vėmendje tė publikut se ēdo procedurė dhe vendim i Kėshillit Mbikėqyrės ėshtė marrė nė pėrputhje tė plotė me ligjin pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe aktet nėnligjore nė fuqi. Vendimmarrja e Kėshillit Mbikėqyrės dhe gjithė veprimtaria institucionale e Bankės sė Shqipėrisė ėshtė subjekt llogaridhėnieje pranė Kuvendit tė Shqipėrisė, Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, Komitetit tė Auditit qė drejtohet nga anėtarė joekzekutivė tė Kėshillit Mbikėqyrės, si dhe Inspektorit tė Pėrgjithshėm.

Banka e Shqipėrisė siguron publikun se ka qenė dhe mbetet e angazhuar tė garantojė transparencėn me publikun, nė pėrputhje tė plotė me ligjet e vendit e standardet ndėrkombėtare.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.