.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit Sejko nė Konferencėn e Parė tė Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė “Paraja dhe bankingu nė Shqipėri, nga antikiteti nė ditėt tona”


Data e publikimit 14.06.2017


I nderuar Prof. Picard,

Tė nderuar akademikė, profesorė dhe kėrkues shkencorė!

Tė nderuar pjesėmarrės!

Ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė hap punimet e Konferencės sė Parė tė Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė dhe t’i uroj mirėseardhjen tė gjithė tė pranishmėve nė sallė.

Takimin e sotėm e konsideroj njė rast tė veēantė, i cili mbledh sė bashku studiues, akademikė dhe ekspertė tė muzeve tė bankave qendrore e monedhės, me qėllim krijimin e njė ure tė re komunikimi dhe bashkėpunimi, qė do tė na ndihmojė nė zhvillimin e mėtejshėm tė punės sė Muzeut.

Nė pėrvojėn tonė tė shkurtėr nė fushėn e administrimit tė muzeve kemi mėsuar se bashkėpunimi me institucione tė tjera qė administrojnė objekte tė trashėgimisė kulturore, si dhe me shkencėtarėt e ekspertėt qė i studiojnė, ruajnė dhe tregojnė historinė e tyre, ėshtė mjaft i suksesshėm.

#498 _dsc7047

Kėshtu, falė dhe mbėshtetjes sė Ministrisė sė Kulturės, Qendrės sė Studimeve Albanologjike dhe Institutit tė Arkeologjisė, ne kemi sot Muzeun e Bankės sė Shqipėrisė, koleksioni i tė cilit prezanton objekte unikale dhe mbresėlėnėse.

Puna sistematike e arkeologėve tanė tė nderuar, si dhe ajo e punonjėsve tė bankės qendrore ndėr vite, bėri tė mundur qė ky muze tė prezantojė historinė e parasė shqiptare, duke nisur me ekzemplarė tė disa prej sėpatave tė Thesarit tė Torovicės, monedhat e para tė prera nė Dyrrahun antik, dhe duke vijuar me ato tė qarkulluara gjatė tė gjitha periudhave historike tė vendit deri nė ditėt e sotme.

Nė mė shumė se 30 vitrinat e Muzeut tonė dhe 5 dhomat e tij edukative jemi pėrpjekur tė tregojmė nė mėnyrė interaktive historinė e lashtė tė parasė. Ekspozita e pėrhershme e katit tė parė, prezanton koleksione nga monedhat e sistemeve monetare qė kanė ekzistuar nė territoret e vendit tonė nė kėto dy mijė vjet. Ato janė pjesė e koleksionit numizmatik tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Institutit tė Arkeologjisė dhe janė pėrzgjedhur e studiuar me njė kujdes tė veēantė pėrmes njė bashkėpunimi tė gjatė me arkeologė, numizmatė, historianė e etnologė tė mirėnjohur tė vendit, tė cilėt janė sot tė pranishėm dhe gjej rastin t’i falėnderoj pėr kontributin e tyre shkencor.

Por muzeu ynė nuk ėshtė vetėm njė muze monedhe, ai ėshtė Muzeu i Bankės Qendrore, objektiv thelbėsor i sė cilės ėshtė edhe edukimi financiar. Publiku duhet tė informohet qė tė ndėrmarrė veprime tė drejta dhe tė shėndosha financiare, tė cilat gjithashtu kontribuojnė nė stabilitetin financiar tė njė vendi. Pėr kėtė arsye, kati i dytė i Muzeut pėrfaqėson njė qendėr informacioni, ku pėrmes aktivitetesh, botimesh edukative, leksionesh, filmash dhe aplikacionesh vizitorėt, pavarėsisht moshės sė tyre, informohen mbi produktet dhe sistemin financiar.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Historia e parasė shkon shumė larg nė kohė dhe zhvillimet e saj lidhen ngushtėsisht me popujt qė e kanė prodhuar atė. Roli i saj nuk mbaron tek funksionet ekonomike, ajo ėshtė gjithashtu njė dėshmi historike e vendit qė e ka prerė apo emetuar. Ajo tregon pėr krizat dhe vėshtirėsitė ekonomike, periudhat e paqes e prosperitetit, sukseset dhe padrejtėsitė.

Nė kėtė kuadėr vendosėm qė Konferenca e Parė e Muzeut t’i dedikohet dy tematikave, qė gjykojmė se pėrbėjnė thelbin e ekspozitave dhe aktivitetit tė tij edukues:

1. Gjetjet, studimet dhe diskutimet nė fushat e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisė ekonomike dhe bankare tė vendit tonė dhe trevave historike tė tij, tė cilat kontribuojnė nė mirinterpretimin dhe pėrditėsimin e informacionit, qė koleksionet dhe Muzeu i pėrcjellin vizitorėve.

2. Roli edukues i muzeve tė bankave qendrore nė njohjen e historisė sė parasė, bankingut dhe rritjes sė kulturės financiare nėpėrmjet ekspozitave, edukimit dhe inovacionit. Pėrmes kėsaj tematike, synojmė tė mbledhim bashkė ekspertė tė bankave qendrore tė huaja, prej tė cilėve do tė mund tė dėgjojmė kėndvėshtrime tė ndryshme mbi administrimin e muzeve tė bankave qendrore, koleksioneve dhe aktiviteteve edukuese.

Mund tė them se konferenca e sotme shėrben pėr tė theksuar se Banka e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar seriozisht edhe nė profilin kėrkimor e atė edukues. Ne, jemi mjaft tė interesuar tė rrisim bashkėpunimin me studiuesit, akademikėt, muzetė e ngjashėm, si dhe me institucionet e specializuara nė kėrkimet ekonomike, historike dhe tė trashėgimisė kulturore.

Kėto lloj bashkėpunimesh nuk janė vetėm njė mundėsi e shkėlqyer qė punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė tė pėrfitojnė nga aftėsitė dhe ekspertiza shumė e nevojshme pėr muzeun tonė, por edhe njė mundėsi shumė e mirė pėr ngritjen e bashkėpunimeve tė reja mbi kėrkimin nė fushat e lartpėrmendura.

Nė mėnyrė qė tė inkurajojmė dhe mbėshtesim marrėdhėnie te mėtejshme, jemi angazhuar qė konferencėn e Muzeut ta kthejmė nė njė traditė vjetore. Gjithashtu pėr vitin 2017, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė do tė organizojė njė cikėl leksionesh tė quajtura “Netėt e Muzeut”, tė cilat do tė trajtojnė tematika tė numizmatikės, historisė bankare, ekonomike, edukimit financiar, por edhe tė disiplinave tė tjera si: filatelia, arti dhe arkitektura. Me kėto projekte synojmė tė zhvillojmė njė tjetėr fushė tė muzeut tonė, e cila nuk pėrqendrohet tek objektet, por te zhvillimet shoqėrore.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Konferenca e Parė e Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė pėrkon me 25-vjetorin e krijimit tė bankės qendrore moderne tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe krijimin e njė sistemi bankar dynivelor.

Gjatė kėtyre 25 viteve, Banka e Shqipėrisė i ka shėrbyer ashtu si duhet zhvillimit ekonomik dhe financiar tė vendit, duke mbėshtetur nė mėnyrė tė suksesshme zhvillimin e njė sistemi financiar eficient dhe tė qėndrueshėm.

Ajo do tė vazhdojė tė jetė njė institucion me objektiva ambiciozė nė fushėn e integrimit evropian dhe pėrafrimit me Bankėn Qendrore Evropiane; por nga sot ajo do tė ketė edhe njė sfidė tė re: atė tė hapjes ndaj publikut, jo vetėm pėr tė qartėsuar objektivat e saj parėsorė; por edhe pėr tė kontribuar nė njohjen prej tij tė historisė sė parasė, artit dhe traditės qė ajo pėrfaqėson.

Ne do tė punojmė fort, qė ēdo i interesuar, brenda dhe jashtė vendit, tė gjejė nė kėtė ambient tė Bankės tonė, njė copėz histori tė bankingut, parasė, tė njerėzve qė i janė dedikuar asaj.

Jam i sigurt qė shumė shpejt, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė, do tė jetė njė vend ku vihet pėr tė shijuar njė ekspozitė dhe ku shkėmbehen mendime e ide pėr bankėn dhe paranė.

Nė pėrfundim, dėshiroj t’ju falėnderoj pėr pjesėmarrjen dhe kontributin tuaj nė mbarėvajtjen e konferencės dhe t’ju uroj punime tė mbara gjatė kėtyre dy ditėve.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.