.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi pjesėmarrjen e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, nė samitin e vendeve tė rajonit tė mbajtur nė Becic, me temė “Stabiliteti financiar rajonal nė njė mjedis tė ri global”


Data e publikimit 16.06.2017


Nė datėn 16 qershor 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko mori pjesė nė samitin vjetor tė vendeve tė rajonit tė mbajtur nė Becic, Mal i Zi. Nė kėtė samit, pjesėmarrės ishin guvernatorėt e bankave qendrore tė Malit tė Zi, Maqedonisė, Bosnje-Hercegovinės, Kroacisė dhe zėvendėsguvernatorėt e bankave qendrore tė Kosovės dhe Sllovenisė si dhe ministra tė financave dhe drejtorė tė tatimeve nga vendet e rajonit.

Samiti i kėtij viti me temė “Stabiliteti financiar rajonal nė njė mjedis tė ri global” trajtoi zhvillimet mė tė fundit nė ekonomitė e rajonit si dhe hapat qė duhen ndėrmarrė pėr tė garantuar njė rritje ekonomike tė qėndrueshme.

img-20170616-wa0030 - 2copy-2

Paneli i guvernatorėve nė tė cilin guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, ishte i ftuar tė mbante njė fjalė pėr tė pranishmit, kishte nė fokus diskutimet mbi politikat monetare tė ndjekura nga bankat qendrore tė vendeve tė rajonit, si dhe nga Rezerva Federale (Fed) dhe nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).

Nė krye tė fjalės sė tij, Guvernatori Sejko theksoi se qėndrimi i politikės monetare tė vendeve tė rajonit ndikohet nė njė fare mėnyre edhe nga qėndrimi i politikės monetare qė ndjekin bankat qendrore si Fed-i dhe BQE-ja.

Guvernatori Sejko shtoi se politika monetare e ndjekur nga kėto dy banka qendrore mund tė ketė ndikim pėr vendet me njė sistem financiar tė dollarizuar apo euroizuar duke influencuar nė kredinė e brendshme, kushtet financiare, bilancet dhe kursin e kėmbimit.

Ai nėnvijėzoi se harmonizimi i politikės monetare tė vendeve tė rajonit me politikėn e ndjekur nga BQE-ja pėrbėn njė rėndėsi tė veēantė pėr ekonominė e tyre, duke marrė nė konsideratė ekspozimin e vendeve tė rajonit nėpėrmjet shkėmbimeve tregtare me partnerėt kryesorė nė Eurozonė dhe bankat evropiane.

img-20170616-wa0025 - copy-2 (2)

Mė tej, Guvernatori Sejko u ndal tek ndikimet nė Shqipėri dhe u shpreh se qėndrimi i politikės monetare tė BQE-sė, ashtu si dhe pėr vendet e rajonit, ėshtė me rėndėsi tė veēantė pėr ekonominė tonė pasi influencon mbi kushtet monetare dhe sistemin financiar, duke mbajtur parasysh ekspozimin e vendit tonė nė dollar dhe nė euro.

Lidhur me ndikimin e politikave tė Fed-it nė vendin tonė, Guvernatori Sejko e cilėsoi atė si tė tėrthortė dhe shtoi se shtrėngimi i politikės monetare nga Fed-i nuk do ta prekte Shqipėrinė drejtpėrdrejt, pėrveē ndikimeve tė zakonshme negative mbi ēmimet e karburantit dhe tė lėndėve tė para.

Gjithashtu, Guvernatori Sejko i njohu tė pranishmit me planin e hartuar nga Banka e Shqipėrisė sė bashku me autoritete tė tjera nė vend, pėr uljen e pėrdorimit tė monedhės euro si dhe pėr rritjen e pėrdorimit tė monedhės vendase nė ekonominė shqiptare, me qėllim reduktimin e nivelit tė ekspozimit ndaj monedhave tė huaja dhe pėr ta bėrė sistemin financiar nė vend mė elastik.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Guvernatori Sejko iu pėrgjigj pyetjeve tė ndryshme nga tė pranishmit nė kėtė samit.

img-20170616-wa0053-2

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.