.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Organizohet Konferenca e Parė e Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė, me temė “Paraja dhe bankingu nė Shqipėri, nga antikiteti nė ditėt tona”


Data e publikimit 14.06.2017


Nė datat 14-15 qershor 2017, nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė po mbahet Konferenca e Parė e Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė, me temė “Paraja dhe bankingu nė Shqipėri, nga Antikiteti nė ditėt tona”.

Kjo konferencė ėshtė konceptuar si njė veprimtari dyditore. Dita e parė e saj do tė mbledhė sė bashku historianė, akademikė, numizmatė, arkeologė e studiues tė historisė monetare e ekonomike, pėr tė prezantuar e diskutuar gjetjet e studimeve tė tyre nė fushėn e prodhimit dhe qarkullimit monetar, historisė ekonomike dhe zhvillimit tė bankingut nė vendin tonė, nga antikiteti e deri nė ditėt tona.

3_copy_2

Ndėrkaq, roli edukues i muzeve tė bankave qendrore nė njohjen e historisė sė parasė, bankingut dhe rritjes sė kulturės financiare pėrmes ekspozitave, edukimit dhe inovacionit, do tė jetė nė fokus tė punimeve tė ditės sė dytė. Pėr tė diskutuar mbi kėto tematika, por edhe mbi ēėshtje qė lidhen me administrimin e koleksioneve numizmatike apo hartimin e programeve tė edukimit financiar tė publikut, do tė jenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė muzeve tė bankave qendrore tė rajonit, tė cilėt do tė rrahin mendimet dhe pėrvojat me njėri-tjetrin.

Konferenca e Parė e Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė u ēel nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko. Nė krye tė fjalės sė tij, Guvernatori Sejko falėnderoi pėr mbėshtetjen dhe bashkėpunimin qė i kanė dhėnė Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė institucionet e tjera qė administrojnė objekte tė trashėgimisė kulturore, akademikėt, ekspertėt dhe arkeologėt, Ministrinė e Kulturės, Qendrėn e Studimeve Albanologjike dhe Institutin e Arkeologjisė.

2_copy_2

Mė tej Guvernatori Sejko shtoi se Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė, pėrveē ekspozimit tė monedhave ka si objektiv thelbėsor edukimin financiar tė publikut, i cili duhet tė informohet qė tė ndėrmarrė veprime tė drejta dhe tė shėndosha financiare, tė cilat kontribuojnė edhe nė stabilitetin financiar tė njė vendi.

Gjithashtu Guvernatori Sejko theksoi se kjo Konferencė e Parė e Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė pėrkon me 25-vjetorin e krijimit tė bankės qendrore moderne tė Republikės sė Shqipėrisė, si dhe krijimin e njė sistemi bankar dynivelor. Ai nėnvizoi se gjatė kėtyre 25 viteve, Banka e Shqipėrisė i ka shėrbyer ashtu si duhet zhvillimit ekonomik dhe financiar tė vendit, duke mbėshtetur nė mėnyrė tė suksesshme zhvillimin e njė sistemi financiar eficient dhe tė qėndrueshėm.

1_copy_3

Sė fundmi Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipėrisė do tė vazhdojė tė punojė fort qė ēdo i interesuar, brenda dhe jashtė vendit, tė gjejė nė ambientet e Bankės njė copėz histori tė bankingut, parasė, tė njerėzve qė i janė dedikuar asaj.

I ftuar i veēantė nė kėtė konferencė ishte Prof. Olivier Picard, ish-Drejtor i Shkollės Arkeologjike Franceze nė Athinė, Profesor nė Universitetin e Sorbonės, Anėtar i “Académie des Inscriptions et Belles - Lettres” (Instituti i Francės), i cili mbajti pėr tė pranishmit njė leksion me temė “Fillesat e monedhave nė Iliri dhe shkėmbimet tregtare ndėrmjet ilirėve dhe grekėve”.

Kjo konferencė ka si qėllim tė prezantojė risitė dhe gjetjet e fundit nė fushėn e historisė ekonomike tė vendit tonė. Kumtesat e prezantuara e trajtojnė paranė qė nga pikėnisja e saj nė lashtėsi, pėr tė vijuar mė pas me sistemet monetare qė kanė ekzistuar nė territoret e vendit tonė kėto dymijė vjet e deri nė ditėt e sotme.

Kumtimet qė personalitetet e nderuara do tė ndajnė me tė pranishmit nė Konferencė, do tė kontribuojnė nė pasurimin e informacionit tė pėrcjellė nga Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė pėr vizitorėt e tij, si dhe do tė jenė pjesė e njė botimi shkencor qė do tė pėrmbledhė punimet e aktivitetit.

 

Fjala e Guvernatorit gjatė Konferencės

Programi i Konferencės

 

 

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.