.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp tė vendimmarrjes sė politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 05.07.2017


Informacioni i ri ekonomik dhe financiar, i analizuar nė Raportin e Ndėrmjetėm tė politikės monetare, sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar tė ruajė njė kah pozitiv zhvillimi. Aktiviteti ekonomik ka ardhur nė rritje, presionet afatmesme inflacioniste vlerėsohet tė jenė nė linjė me objektivin, tregjet financiare shfaqen tė qeta, dhe normat e interesit e kushtet e financimit janė konsistente me pėrmbushjen e objektivit tonė.

Rritja ekonomike e tremujorit tė parė ka rezultuar mė e lartė se pritjet tona, ndėrsa inflacioni i muajit prill dhe maj ka qenė disi mė i ulėt.

Pėrditėsimi i parashikimeve tona nuk ka sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė zhvillimet e pritura, si afatshkurtra dhe afatmesme. Nė mungesė tė goditjeve, trendi pozitiv i ekonomisė, kushtet e favorshme tė financimit, si dhe pėrmirėsimi gradual i besimit dhe i ambientit tė huaj, pritet tė mundėsojnė kthimin e ekonomisė nė ekuilibėr dhe tė inflacionit nė objektiv brenda vitit 2018.

_dsc9808-2 - 498

Inflacioni vjetor shėnoi vlerat 1.9% dhe 2.0%, respektivisht nė muajt prill dhe maj, duke ardhur nė rėnie nga tremujori i parė. Luhatjet e inflacionit pasqyruan kontributin mė tė ulėt tė inflacionit tė ushqimeve, nė pėrgjigje tė rritjes sė prodhimit bujqėsor, si dhe kontributin mė tė ulėt tė inflacionit tė importuar, nė pėrgjigje tė mbiēmimit tė kursit tė kėmbimit. Efekti i kėtyre faktorėve tė ofertės vlerėsohet tė jetė kalimtar.

Ecuria e ambientit ekonomik dhe financiar ėshtė konsistente me rritjen e inflacionit drejt objektivit tonė nė afat tė mesėm. Presionet inflacioniste janė nė rritje dhe mbėshteten nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e shfrytėzimit tė kapaciteteve prodhuese, nga rritjet e ēmimeve nė tregjet e huaja dhe nga konvergimi gradual i pritjeve inflacioniste afatmesme drejt objektivit.

Pėrditėsimi i analizės ekonomike me statistikat e reja tregon se ekonomia shqiptare ka vazhduar tė rritet nė gjysmėn e parė tė vitit. Rritja ekonomike shėnoi vlerėn 3.94% nė tremujorin e parė, ndėrkohė qė tė dhėnat e disponuara sugjerojnė njė ngadalėsim tė saj nė tremujorin e dytė. Njė nga faktorėt lidhet me pasigurinė qė shoqėron situatat para-zgjedhore. Mė tej, nė muajin e fundit, njė pasiguri e shtuar buron nga kushtet e pafavorshme klimaterike, efektet e tė cilave mund tė shfaqen nė sektorė tė caktuar tė prodhimit. Efektet qė rrjedhin nga kėto pasiguri pritet tė jenė tė pėrkohshme.

Rritja ekonomike ėshtė mbėshtetur nga kushtet e favorshme tė financimit nė vend dhe nga pėrmirėsimi i ambientit tė huaj ekonomik. Zgjerimi i konsumit dhe i investimeve ka pėrfituar gjithashtu nga pėrmirėsimi i vazhdueshėm i tregut tė punės, nga forcimi i besimit, dhe nga rritja e investimeve tė huaja direkte. Paralelisht me rritjen e kėrkesės private, efekt pozitiv nė gjallėrimin e aktivitetit ekonomik vlerėsohet tė kenė dhėnė edhe sektori publik dhe pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare me jashtė. Ky i fundit ėshtė reflektuar nė ngushtimin e shpejtė tė deficitit korrent, me 20% nė terma vjetorė, duke mbėshtetur edhe forcimin e kursit tė kėmbimit.

Politika fiskale ka ndjekur njė kurs konsolidues, tė pasqyruar nė njė balancė buxhetore pozitive. Megjithatė, konsolidimi fiskal ka pasur njė intensitet mė tė ulėt se njė vit mė parė, duke prodhuar stimul pozitiv nė ekonomi nė gjysmėn e parė tė vitit. Nė fund tė pesėmujorit tė parė tė vitit, balanca buxhetore rezulton me njė suficit prej 6.3 miliardė lekėsh, duke pasqyruar rritjen vjetore me 7.3% tė tė ardhurave publike dhe me 16.4% tė shpenzimeve buxhetore.

Politika monetare lehtėsuese ka kontribuar nė reduktimin e kostove tė financimit tė agjentėve ekonomikė. Pėrcjellja e stimulit monetar nė tregun financiar ėshtė reflektuar nė nivele tė ulėta tė normave tė interesit pėr depozita dhe kredi. Nga ana tjetėr, yield-et e letrave me vlerė tė qeverisė nė tregun primar kanė treguar rritje tė lehta, kryesisht tė gjeneruara nga zhbalancimet e pėrkohshme tė kėrkesės dhe ofertės pėr to. Megjithatė, luhatjet e yield-eve tė bonove tė thesarit nuk janė pėrcjellė nė segmente tė tjera tė tregut financiar.

Kushtet monetare lehtėsuese kanė kontribuar nė rritjen e portofolit tė kredisė nė lekė. Vėllimi i kredisė nė lekė u rrit me 9% nė terma vjetorė, duke kompensuar tkurrjen e kredisė nė valutė. Trendi rritės i kredisė nė lekė mbetet njė zhvillim i mirėpritur, por shpėrndarja e kėsaj rritjeje tregon pėrqendrimin e saj nė segmentin e individėve, ndėrkohė qė kredia pėr biznese vijon e ngadaltė. Gjithashtu, e pastruar nga efektet e ēregjistrimit tė kredive nga bilanci, rritja vjetore e portofolit total tė kredisė nė muajin prill mbetet modeste, nė nivelin 3%. Banka e Shqipėrisė pret njė pėrmirėsim gradual tė aktivitetit kreditues nė tremujorėt nė vazhdim, nė reflektim tė zgjerimit tė pritur tė kėrkesės dhe pėrmirėsimit tė ofertės. Kushtet e ofertės bankare pėr kredi priten tė lehtėsohen, tė ndihmuara nga masat e marra pėr reduktimin e kredive me probleme dhe pėr nxitjen e kredisė sė shėndetshme. Raporti i kredive me probleme ka zbritur nė nivelin 15.9% nė muajin maj, nga 18.2% nė dhjetor tė vitit tė kaluar.

Pėrditėsimi i parashikimeve makroekonomike ka konfirmuar pritjet tona tė mėparshme pėr zhvillimet ekonomike e monetare nė afat tė mesėm. Ngadalėsimi i faktuar i inflacionit nė tremujorin e dytė nuk krijon shmangie tė rėndėsishme nė trajektoren e pritur tė inflacionit. Kthimi i ekonomisė nė potencial dhe absorbimi gradual i kapaciteteve tė pashfrytėzuara, priten tė shoqėrohen me forcimin e presioneve inflacioniste. Inflacioni pritet tė kthehet nė objektivin tonė brenda vitit 2018. Nga ana tjetėr, balanca e rreziqeve rreth kėtyre parashikimeve vlerėsohet tė jetė e shmangur pėr poshtė, e ndikuar nga pasiguritė nė ambientin e brendshėm dhe tė jashtėm.

***

Nė pėrputhje me kėto konkluzione, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė gjykon se qėndrimi aktual i politikės monetare ėshtė i pėrshtatshėm.

Nisur nga sa mė sipėr, Kėshilli Mbikėqyrės vendosi tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 1.25%.

Gjithashtu, Kėshilli vendosi tė mbajė tė pandryshuar edhe normat e interesit tė depozitės dhe tė kredisė njėditore, respektivisht nė nivelet 0.25 dhe 2.25%.

Duke gjykuar mbi informacionin e disponuar, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėson se politika monetare do tė vazhdojė tė mbetet nė kahun lehtėsues dhe intensiteti i stimulit monetar nuk do tė ulet pėrpara tremujorit tė parė tė vitit 2018.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.