.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Pyetje-pėrgjigje tė konferencės pėr shtyp tė Guvernatorit datė 05.07.2017


Data e publikimit 05.07.2017


Pyetje: Konfindustria nė njė deklaratė pėr shtyp ka bėrė pėrgjegjėse Bankėn e Shqipėrisė pėr mosndėrhyrjen nė tregun monetar nga zhvlerėsimi i madh i euros dhe njė vlerėsim artificial i lekut dhe kjo ka ndodhur sipas tyre pėr shkak tė informalitetit tė shpenzimeve tė partive politike gjatė fushatės zgjedhore. A ka pasur probleme sipas jush?

Guvernatori: Banka e Shqipėrisė ndjek njė regjim tė lirė tė kursit tė kėmbimit. Ajo ndėrhyn nė treg nė ato raste kur treguesit e kėrkojnė kėtė. Aktualisht, Banka e Shqipėrisė nuk ka gjykuar dhe nuk ka vlerėsuar se ka qenė e nevojshme ndėrhyrja nė treg pėr tė ndikuar kursin e kėmbimit.

Ne kemi patur njė vlerėsim tė lekut nė raport me euron gjatė kėsaj periudhe. Kemi dhėnė disa shpjegime, por gjithsesi meqė ju pyesni do tė doja tė sqaroja edhe njė herė. Bazuar nė tė dhėnat, kemi patur ofertė tė rritur tė euros; gjithmonė flasim bazuar nė tė dhėnat zyrtare qė ne kemi si Bankė e Shqipėrisė.

Kemi pasur njė aktivitet pozitiv tė shkėmbimeve tregtare me jashtė. Bilanci i shkėmbimeve tregtare dhe financiare me vendet partnere ka ardhur nė pėrmirėsim dhe kjo ka krijuar njė rritje tė ofertės sė euros. Gjithashtu kemi pasur dhe njė rritje tė fluksit tė investimeve tė huaja, sidomos pėr tremujorin e parė, por dhe pėr pesėmujorin e vitit 2017. Hyrjet neto nga investimet e huaja direkte kanė qenė 174 milionė euro pėr tremujorin e parė, rreth 26 milionė euro mė shumė se njė vit mė parė. Eksportet e mallrave dhe shėrbimeve kanė qenė 772 milionė euro ose 163 milionė euro mė tepėr se njė vit mė parė. Hyrjet neto nga investimet e portofolit (kredimarrja e qeverisė nga jashtė, etj.) kanė qenė 126 milionė euro nė krahasim me 106 milionė euro dalje nė vitin e kaluar, pra efekti ka qenė 232 milionė euro. Pra, shifrat vėrtetojnė se ka njė ofertė tė madhe tė euros. Gjithashtu, ka patur ndikim dhe nga turizmi. Situata zgjedhore nuk ka krijuar pasiguri tė mėdha nė flukset turistike. Tani, pas zgjedhjeve janė rritur flukset e turistėve.

Paraja nė qarkullim ėshtė gjithmonė ajo qė krijon kėrkesė-ofertėn e valutės me lekun dhe nuk shmang edhe informalitetin, por ne si institucion flasim mbi bazėn e tė dhėnave. Dhe kėto tė dhėna na vėrtetojnė qė kemi njė ofertė tė rritur lidhur me kėta faktorė. Kjo ka ēuar nė forcim tė monedhės vendase kundrejt monedhės euro. Gjatė periudhės sė verės, si pasojė e ciklit historik tė forcimit tė monedhės vendase si dhe pėr shkak tė hyrjeve tė turistėve, do tė kemi ndoshta njė euro mė tė dobėt. Megjithatė, e theksoj edhe njė herė, se kursi pėrcaktohet si pasojė e kėrkesės dhe ofertės nė treg dhe ėshtė i paparashikueshėm. Askush nuk mund ta parashikojė sesi do tė shkojė kursi i kėmbimit. Gjithsesi, ne si Bankė e Shqipėrisė po analizojmė dhe shqyrtojmė me vėmendje tė gjithė faktorėt qė kanė ndikuar dhe qė do tė ndikojnė kursin e kėmbimit. Kjo ėshtė detyra jonė dhe ne do tė ndėrhyjmė nė kursin e kėmbimit nė ato raste qė vėrtet do tė kishte shmangie nga parametrat tanė. Tani nuk kemi nė plan.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.