.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori Sejko merr pjesė nė konferencėn e nivelit tė lartė “Ripėrshpejtimi i konvergjencės nė Evropėn Qendrore, Lindore dhe Juglindore- roli i qeverisjes dhe i institucioneve”


Data e publikimit 11.07.2017


Nė datat 10 -11 korrik 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko mori pjesė nė konferencėn e nivelit tė lartė “Ripėrshpejtimi i konvergjencės nė Evropėn Qendrore, Lindore dhe Juglindore - roli i qeverisjes dhe institucioneve”, organizuar nga Banka Kombėtare e Kroacisė dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN) nė Dubrovnik, Kroaci. Pėrveē pėrfaqėsuesve tė lartė tė FMN, nė kėtė konferencė merrnin pjesė rreth 30 guvernatorė dhe ministra tė financave nga vendet e Evropės Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ), si dhe pėrfaqėsues nga Komisioni Evropian, Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, dhe nga institucione tė tjera financiare dhe bota akademike.

image1

Diskutimet e konferencės u pėrqendruan nė ēėshtje tė tilla, si: Ku qėndron sot procesi i konvergjencės? Cili ėshtė roli i investimeve, demografisė dhe produktivitetit, si ėshtė perspektiva e konvergjencės pėr standardet e jetesės nė vendet e EQLJ-sė? Ēfarė zhvillimesh priten nė Bashkimin Evropian nė kontekstin e njė rritjeje globale mė tė ngadaltė dhe tė njė trendi mė tė pafavorshėm demografik afatgjatė? Cili ėshtė roli qė kanė institucionet dhe qeveritė nė kėto procese?

image -2 - 250

image 3 -250

Gjatė konferencės, Guvernatori Sejko mori pjesė edhe nė tryezėn e diskutimit, organizuar nga Drejtorja e Pėrgjithshme e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, zj. Christine Lagarde. Nė kėtė tryezė, Guvernatori diskutoi mbi kontributin qė FMN-ja ka dhėnė nė vendet e EQLJ-sė pėr realizimin e reformave dhe rolin qė Fondi ka luajtur nė forcimin e shoqėrisė civile.

“... FMN-ja ka luajtur dhe vazhdon tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė rajonin e EQLJ-sė. Programet dhe kėshillat e FMN-sė kanė qenė vendimtare nė vendosjen e rajonit nė rrugėn e duhur, nga tranzicioni drejt konvergjencės. Pėr mė tepėr, FMN-ja ka vazhduar tė luajė rolin e rregullatorit sa herė qė vendet e kėtij rajoni janė pėrballur me vėshtirėsi ekonomike dhe financiare ”, tha Guvernatori. Pėr ta ilustruar kėtė rol, ai solli si shembull marrėveshjen e fundit midis Shqipėrisė dhe FMN-sė, e cila u konsiderua si njė domosdoshmėri dhe zbatimi i saj pėrfundoi me sukses. Nė kuadėr tė kėsaj marrėveshjeje, Shqipėria vazhdoi ritmin rritės tė ekonomisė dhe ndėrmori njė sėrė reformash strukturore.

Pėr sa i pėrket rolit tė FMN-sė nė tė ardhmen, Guvernatori u shpreh se ky rol mund tė jetė mė fleksibėl dhe mė eficient, duke kontribuar nė forcimin e masave parandaluese tė krizave tė mundshme dhe nė arritjen e objektivave finalė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.