.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
DEKLARATĖ PĖR SHTYP: Mbi rreziqet nė lidhje me pėrdorimin e parasė virtuale


Data e publikimit 13.07.2017


Duke marrė shkas nga interesimi mediatik dhe nga ai i publikut tė gjerė mė nė veēanti, nė lidhje me blerjen, zotėrimin apo tregtimin e mundshėm tė parave virtuale, tė tilla si BITCOIN, Banka e Shqipėrisė e gjen me vend tė sjellė nė vėmendjen e opinionit publik se kuadri ligjor nė fuqi dhe ai rregullator i Bankės sė Shqipėrisė nuk e parashikon kryerjen e njė veprimtarie tė tillė nė Shqipėri.

Banka e Shqipėrisė nuk ka licencuar asnjė subjekt financiar nė veprimtarinė e tė cilit tė pėrfshihet pėrdorimi i monedhave virtuale. Pėr rrjedhojė, ēdo shoqėri e cila pėrfshihet nė kėtė aktivitet nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ėshtė e licencuar, e pėr rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nėnshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikėqyrės nga ana e Bankės sė Shqipėrisė.

Si pasojė, nė kushtet e mungesės sė rregullave qė do tė disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikėqyrjen e tyre, veprimtaria e kėtyre subjekteve karakterizohet nga njė shkallė e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci tė plota pėr mbrojtjen e klientėve nga humbja nė investim. Nisur nga ky kėndvėshtrim, pėrfshirja e ēdokujt nė kėtė lloj veprimtarie mbetet njė veprim nė pėrgjegjėsinė individuale tė ēdo personi qė e ndėrmerr atė.

Tė gjithė faktorėt relevantė, kombėtarė dhe ndėrkombėtarė, pėrfshirė Autoritetin Bankar Evropian dhe Bankėn Qendrore Evropiane, janė duke punuar intensivisht pėr tė vlerėsuar tė gjithė problematikėn qė lidhet me paranė virtuale, me qėllim rregullimin dhe mbikėqyrjen adekuate tė saj.

Autoriteti Bankar Evropian, si autoriteti kompetent dhe i pavarur pėr tė garantuar rregullim dhe mbikėqyrje tė kujdesshme tė sektorit bankar evropian me qėllim ruajtjen e stabilitetit financiar, nė fund tė vitit 2013 publikoi¹ rreziqet me tė cilat do tė pėrballen konsumatorėt kur blejnė, mbajnė ose tregtojnė monedhat virtuale.

Po kėshtu, dhe Banka Qendrore Evropiane ėshtė ndalur nė kėtė problem dhe ka theksuar nė publikimet² e saj se asnjėherė nuk duhet vėnė shenja e barazisė midis parasė virtuale dhe parasė elektronike. Ndėrsa kjo e fundit ėshtė aktivitet i rregulluar ligjėrisht dhe i mbikėqyrur sikurse dhe ne Shqipėri, paraja virtuale ėshtė njė aktivitet tėrėsisht jashtė syrit dhe kontrollit tė autoriteteve.

Banka e Shqipėrisė sjell nė vėmendjen e publikut shqiptar nevojėn pėr njė ndėrgjegjėsim sa mė tė plotė tė kėtij tė fundit mbi rreziqet qė shoqėrojnė kėtė lloj veprimtarie. Pėr kėtė qėllim, mė poshtė po rendisim njė listė me ato mė kryesoret, qė e shoqėrojnė:

Sė pari, vlera e monedhave virtuale tė tregtuara apo investuara nė platformat pėrkatėse tė kėmbimit nuk ėshtė e garantuar dhe ėshtė mjaft e paqėndrueshme. Vlera e monedhave mund tė manipulohet duke bėrė qė investuesi tė pėrballet me njė humbje tė konsiderueshme jashtė kontrollit tė tij. Gjithashtu, ka njė mundėsi tė madhe qė si pasojė e mungesės sė likuiditetit tė kundėr palės, tė mos mundėsohet asnjėherė konvertimi i monedhės virtuale sėrish nė monedhė konvencionale (fiat).

Sė dyti, kėmbyesit e parasė virtuale janė shoqėri tė panjohura, tė parregulluara apo regjistruara nė njė juridiksion tė caktuar. Pėr rrjedhojė, kushdo qė investon paratė e tij nė monedhė virtuale tė kėmbyera nga kėto shoqėri, do tė pėrballet me rrezikun e humbjes si rrjedhojė e problemeve tė natyrave tė ndryshme qė ato mund tė shfaqin.

Sė treti, pėr sa kohė platformat janė vetėm virtuale dhe pa mundėsi enkriptimi, ato janė mjaft tė ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike. Nė kėto kushte, investimi bėhet i pasigurt dhe ai mund tė sulmohet nė ēdo kohė nga hackers dhe tė humbasė pėrgjithmonė, pa pasur mundėsi rikuperimi. Kjo, pėrsa kohė nuk ka asnjė mundėsi mbulimi apo mbrojtjeje, siē ėshtė pėr shembull fondi i sigurimit tė depozitave nė banka.

Sė katėrti, pėr sa kohė investimi nė kėto monedha ka anonimat, ai mund tė pėrdoret nga individė tė caktuar edhe pėr tė mundėsuar aktivitete tė jashtėligjshme si pastrim parash, financim terrorizmi apo kontrabandė mallrash tė paligjshme.

Sė pesti, me kėrkesė tė skemės sė monedhės virtuale, nevojitet qė personat tė bėjnė identifikimin e tyre nė platformat elektronike, si pėr shembull nėpėrmjet skanimit tė pasaportės, tė retinės apo tė gjurmėve tė gishtėrinjve. Aplikimi i kėtyre mėnyrave tė identifikimit nga ana e programit (IT software) nuk janė subjekt i ligjeve dhe rregullave pėr mbrojtjen e tė dhėnave personale apo tė standardeve tė sigurisė. Pėr rrjedhojė, nuk ka asnjė garanci qė kėto kredenciale do tė administrohen nė mėnyrė tė sigurt pėr tė shmangur vjedhjen apo keqpėrdorimin e tyre.

Pėr gjithė sa mė sipėr, i bėjmė apel publikut shqiptar qė tė tregohet i matur dhe i pėrgjegjshėm nė administrimin e kursimeve apo likuiditeteve tė lira qė zotėron. Ai duhet t’i orientojė investimet drejt produkteve dhe instrumenteve financiare tė ofruara nga institucione tė licencuara dhe tė mbikėqyrura nga Banka e Shqipėrisė dhe Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare.

Banka e Shqipėrisė, duke mirėkuptuar transformimin e madh qė vjen nga teknologjia e informacionit, shpreh angazhimin e saj pėr tė informuar nė vazhdimėsi publikun shqiptar nė lidhje me risitė e parasė virtuale, si dhe rregullimin dhe administrimin e rreziqeve qė shoqėrojnė kėtė produkt.



¹https://www.eba.europa.eu/documents/10180/598344/EBA Warning on Virtual Currencies.pdf

²http://www.ecb.europa.eu/pub/pdf/other/virtualcurrencyschemes201210en.pdf

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.