.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp tė vendimmarrjes sė politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 02.08.2017


Informacioni i ri i pėrftuar gjatė tremujorit tė dytė tė vitit, tregon se ekonomia shqiptare vazhdon tė lėvizė nė njė trajektore rritėse. Kjo ecuri ėshtė ndihmuar nga pėrmirėsimi i mjedisit tė jashtėm, nga rritja e besimit nė ekonomi, si dhe nga njė mjedis financiar i brendshėm stimulues, i karakterizuar nga norma tė ulėta interesi dhe nga prime tė reduktuara rreziku. Ndėrkohė, inflacioni mesatar i tremujorit tė dytė ka shėnuar rėnie nga vlera e regjistruar nė tremujorin e parė.

Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenė disi mė e lartė se pritjet tona, ndėrsa vlera e inflacionit ka qenė disi mė e ulėt. Analiza e informacionit tė disponuar sugjeron se tė dyja kėto zhvillime janė diktuar nga faktorė tė pėrkohshėm dhe nuk prekin kahun dhe intensitetin e zhvillimeve tė pritura nė afatin e mesėm.

Parashikimet e pėrditėsuara, afatshkurtra dhe afatmesme, janė nė linjė me pritjet tona tė mėparshme dhe konfirmojnė pėrshtatshmėrinė e qėndrimit tė politikės monetare. Kjo politikė do tė vazhdojė tė qėndrojė nė kahun akomodues gjatė gjithė horizontit afatmesėm.

Mė lejoni tė shpjegoj mė nė detaje konkluzionet e Raportit Tremujor tė Politikės Monetare.

_dsc4257-2-2 498

Ekonomia shqiptare ka shėnuar rritje nė gjashtėmujorin e parė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT-it, prodhimi i brendshėm bruto u rrit me 3.9% nė tremujorin e parė, duke pasqyruar kontributin pozitiv tė pothuajse tė gjithė sektorėve dhe degėve pėrbėrėse tė tij. Tė dhėnat e tėrthorta tė disponuara sugjerojnė njė rritje pozitive, ndonėse nė moderim tė lehtė, edhe nė tremujorin e dytė.

Nė kėndvėshtrimin e kėrkesės agregate, zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka reflektuar si rritjen e kėrkesės sė brendshme, ashtu dhe pėrmirėsimin e bilancit tė shkėmbimeve me jashtė. Mė nė detaje:

  • Konsumi dhe investimet private kanė vijuar tė rriten nė gjysmėn e parė tė vitit, si rrjedhojė e kushteve tė favorshme tė financimit, e pėrmirėsimit tė besimit nė ekonomi, e rritjes sė punėsimit, si dhe e vijimit tė flukseve tė larta tė investimeve tė huaja direkte.
  • Po ashtu, politika fiskale ka prodhuar njė stimul pozitiv. Ndonėse kjo politikė ka ruajtur kahun e saj konsolidues edhe nė gjashtėmujorin e parė tė vitit, ēka ėshtė reflektuar nė vlera pozitive tė balancės buxhetore, intensiteti i konsolidimit fiskal shfaqet mė i ulėt krahasuar me njė vit mė parė.
  • Nga ana tjetėr, pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare ka reflektuar koniukturėn e favorshme ndėrkombėtare, rritjen e vėmendjes ndaj Shqipėrisė si destinacion turizmi, si dhe pėrmirėsime strukturore nė zinxhirin e nxjerrjes, tė pėrpunimit dhe tė tregtimit tė naftės nė vend.

Nė tėrėsi, ecuria e aktivitetit ekonomik ka qenė nė kahun e pritur, por norma e rritjes ishte mė e lartė se projeksionet tona. Analizat tona tregojnė se ritmi i pėrmirėsimit tė bilancit tė shkėmbimeve tregtare gjatė gjashtėmujorit tė parė, si dhe madhėsia e kontributit tė tij pozitiv nė PBB, janė diktuar nga faktorė qė nuk janė pėrfaqėsuese tė trendeve afatmesme. Pėr rrjedhojė, projeksionet tona pėr rritjen ekonomike tė vitit 2017 kanė pėsuar vetėm njė rishikim tė lehtė pėr lart.

Inflacioni i tremujorit tė dytė shėnoi njė vlerė mesatare prej 2.0%, duke ardhur nė rėnie kundrejt vlerės mesatare prej 2.4% tė tremujorit paraardhės. Rėnia e inflacionit nė kėtė tremujor ėshtė ndikuar, pjesėrisht, nga vlerat e larta tė inflacionit tė shėnuara nė tremujorin e parė si pasojė e goditjeve tė ofertės dhe, pjesėrisht, nga efekti rėnės i ardhur nga mbiēmimi i kursit tė kėmbimit. Efekti i kursit tė kėmbimit ishte mė i pranishėm nė rėnien e inflacionit tė artikujve tė importit, dhe – veēanėrisht – tė atyre ushqimorė. Nisur nga ecuria e tremujorit tė dytė, projeksioni ynė pėr inflacionin mesatar tė vitit 2017 ka pėsuar njė rishikim tė lehtė pėr poshtė, nga niveli 2.3% nė nivelin 2.2%.

Nga ana tjetėr, faktorėt makroekonomikė me ndikim afatmesėm dhe afatgjatė nė inflacion, janė nė linjė me rritjen e mėtejshme dhe kthimin e tij nė objektiv nė afatin e mesėm. Kėshtu:

  • Ekonomia shqiptare duket se po i afrohet gradualisht nivelit potencial, e reflektuar kjo si nė rėnien e normės sė papunėsisė ashtu edhe nė trendin afatmesėm tė rritjes sė normės sė shfrytėzimit tė kapaciteteve. Ky pėrmirėsim ciklik do tė mundėsojė njė rritje graduale tė pagave dhe njė konvergjencė tė marzheve tė fitimit tė biznesit drejt mesatareve historike.
  • Paralelisht me tė, efekti negativ i kursit tė kėmbimit pritet tė shuhet gradualisht. Banka e Shqipėrisė vlerėson se intensiteti aktual i mbiēmimit tė kursit tė kėmbimit – i derivuar nė masėn mė tė madhe nga pėrmirėsimi i shpejtė i bilancit tė shkėmbimeve tregtare e tė shėrbimeve dhe nga flukset e larta tė investimeve tė huaja direkte – do tė vijė drejt zbehjes. Nė kėto rrethana, efekti frenues qė ky mbiēmim pėrcjell nė inflacion pritet tė vijė progresivisht drejt reduktimit nė horizontin afatmesėm.

Tabloja e zhvillimeve aktuale dhe tė pritura tė PBB-sė dhe tė inflacionit ėshtė konsistente me ecurinė e tregjeve financiare dhe qėndrimin e politikės sonė monetare.

Politika monetare akomoduese qė kemi ndjekur – nėpėrmjet nivelit tė ulėt tė normės bazė tė interesit, nėpėrmjet injektimit tė vazhduar tė likuiditetit, si dhe nėpėrmjet informimit tė tregut mbi kahun e ardhshėm tė politikės monetare – ėshtė pėrcjellė plotėsisht nė tregjet financiare. Kjo politikė i ka sjellė normat e interesit nė nivelet mė tė ulėta historike, ka ndihmuar nė reduktimin progresiv tė primeve tė rrezikut, dhe ka mundėsuar rritjen vjetore me 9.3% tė portofolit tė kredisė nė lekė.

Megjithatė, tė dhėnat e tremujorit tė dytė tė vitit sugjerojnė se ecuria e kredisė mbetet ende e moderuar. E pastruar nga efekti i nxjerrjes sė kredive tė humbura jashtė bilancit, kredia pėr sektorin privat shėnoi njė rritje mesatare prej 2% gjatė tremujorit tė dytė, e ndikuar nga rėnia vjetore prej 3.2% e portofolit tė kredisė nė valutė. Nė terma sektorialė, aktiviteti kreditues shfaq njė rritje mė tė shpejtė dhe mė tė qėndrueshme nė segmentin e kredisė pėr individė, sidomos nė drejtim tė kredisė konsumatore, ndėrkohė qė rritja e kredisė pėr biznese shfaqet mė e ngadaltė.

Ritmi ende i moderuar i rritjes sė kredisė pasqyron si kėrkesėn e dobėt pėr kredi, ashtu edhe politikat e kujdesshme tė bankave nė kredidhėnie. Cikli rritės i investimeve ėshtė financuar, deri tani dhe nė masėn mė tė madhe, nga pėrdorimi i fondeve tė veta tė biznesit. Megjithatė, duke parė nga e ardhmja, nevoja nė rritje pėr financim e bizneseve pritet tė shoqėrohet me rritje tė kėrkesės pėr kredi. Po kėshtu, pėrmirėsimi i mėtejshėm i klimės sė biznesit, reduktimi i rrezikut tė kreditit dhe pėrmirėsimi i mėtejshėm i bilanceve tė sistemit bankar, pritet tė lehtėsojnė ofertėn e kredisė. Nė kėtė drejtim, reduktimi i mėtejshėm i raportit tė kredive me probleme nė muajin qershor e zbriti kėtė tregues nė nivelin 15.58%, duke ilustruar suksesin e masave tona por edhe duke dhėnė sinjale inkurajuese pėr pėrmirėsimin e ardhshėm tė aktivitetit kreditues.

***

Duke gjykuar mbi trendet aktuale tė ecurisė sė ekonomisė, si dhe mbi faktorėt pėrcaktues nė mjedisin e brendshėm e atė tė jashtėm, Banka e Shqipėrisė vlerėson se rritja ekonomike do tė vazhdojė edhe nė afatin e mesėm. Nė skenarin tonė bazė, kjo rritje do tė jetė e mjaftueshme pėr tė vendosur ekonominė nė ekuilibėr dhe do tė jetė faktori pėrcaktues pėr kthimin e inflacionit nė objektiv brenda vitit 2018.

Pėrmbushja e kėtyre objektivave kėrkon ndjekjen e njė politike monetare akomoduese gjatė gjithė horizontit afatmesėm, pėr tė kompensuar edhe efektin afatshkurtėr frenues tė kursit tė kėmbimit.

Nė kėto rrethana, Kėshilli Mbikėqyrės vendosi:

  • Tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 1.25%;
  • Tė mbajė tė pandryshuar normėn e interesit tė depozitės dhe tė kredisė njėditore, respektivisht nė nivelet 0.25% dhe 2.25%.

Gjithashtu, duke gjykuar mbi informacionin e disponuar, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėson se intensiteti i stimulit monetar nuk do tė zbutet pėrpara tremujorit tė dytė tė vitit 2018. Nė ēdo rast, normalizimi i politikės monetare do tė jetė i matur, duke synuar garantimin e stabilitetit tė ēmimeve nė afat tė mesėm dhe duke u kujdesur tė mos dėmtojė qėndrueshmėrinė e rritjes ekonomike.

Sė fundi, Banka e Shqipėrisė thekson se ajo mbetet e gatshme tė reagojė nė ēdo moment ndaj goditjeve tė ndryshme, tė cilat ndikojnė negativisht mbi pritjet pėr inflacionin apo dėmtojnė perspektivėn e pėrmbushjes sė objektivit tė tij nė afatin e mesėm.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.