.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Kėshillit Mbikėqyrės nė mbledhjen e datės 2 gusht 2017


Data e publikimit 02.08.2017


Nė mbledhjen e tij tė datės 2 gusht 2017, pėrveē vendimit pėr mbajtjen tė pandryshuar tė normės bazė tė interesit nė nivelin 1.25%, si dhe tė normave tė interesit tė depozitės njėditore dhe tė kredisė njėditore nė Bankėn e Shqipėrisė, pėrkatėsisht nė nivelet 0.25% dhe 2.25%, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e Strategjisė sė Politikės Makroprudenciale nė Bankėn e Shqipėrisė

Politika makroprudenciale ka si qėllim tė ndihmojė nė sigurimin e stabilitetit tė tė gjithė sistemit financiar, pėrmes parandalimit dhe zbutjes sė rreziqeve sistemike dhe forcimit tė rezistencės sė sistemit financiar. Strategjia e politikės makroprudenciale ofron njė kuadėr operacional tė pėrgjithshėm pėr zbatimin e kėsaj politike, i cili do tė kontribuojė nė pėrmbushjen e kėrkesave pėr transparencė dhe pėrgjegjshmėri mbi punėn e Bankės sė Shqipėrisė nė kėtė drejtim.

Strategjia pėrcakton:

  • rolin e Bankės sė Shqipėrisė si autoritet kryesor i ushtrimit tė politikės makroprudenciale, nisur nga pėrparėsitė dhe sinergjitė qė ofron profili i saj si autoritet monetar, i mbikėqyrjes mikroprudenciale dhe (sė fundi) i ndėrhyrjes sė jashtėzakonshme nė banka;
  • objektivat e politikės makroprudenciale, fushėn e zbatimit tė saj dhe lidhjen e objektivave me instrumentet makroprudenciale, mbėshtetur nė standardet mė tė mira ndėrkombėtare dhe modelin qė ofrohet nė legjislacionin e Bashkimit Evropian;
  • strukturat e Bankės sė Shqipėrisė qė pėrfshihen nė ciklin e politikės makroprudenciale, mbėshtetur nė modelet ndėrkombėtare dhe nė pėrvojėn e deritanishme;
  • mėnyrėn e bashkėpunimit, brenda institucionit dhe nė nivel ndėrinstitucional;
  • mėnyrėn e komunikimit nė publik tė politikės makroprudenciale, duke e njohur atė si njė shėrbim tė rėndėsishėm pėr pėrmirėsimin e efektivitetit tė saj dhe pėr balancimin e fuqive institucionale me nevojėn pėr transparencė dhe llogaridhėnie.

Ky dokument do tė publikohet i plotė nė faqen tonė tė internetit www.bankofalbania.org

  • Miratimin paraprak pėr kryerjen e njė veprimtarie financiare shtesė nga Banka Credins sh.a.

Nė bazė tė kėtij miratimi, Banka Credins sh.a. do tė kryejė veprimtarinė financiare shtesė si ndėrmjetės nė sigurime.

Nė pėrfundim, Kėshilli Mbikėqyrės u njoh dhe me informacione tė tjera tė lidhura me aktivitetin e pėrditshėm funksional dhe operacional tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.