.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

Kabineti i Guvernatorit


NJOFTIM PĖR SHTYP
Workshop “Faktoringu nė Shqipėri”


Data e publikimit 05.09.2017


Nė datėn 5 shtator 2017, Banka e Shqipėrisė organizoi workshopin “Faktoringu nė Shqipėri”, nė bashkėpunim me Bankėn Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH). Nė kėtė workshop morėn pjesė pėrfaqėsues tė Bankės sė Shqipėrisė, BERZH-it, bankave tregtare, institucioneve financiare jobanka, etj.

Qėllimi i kėtij workshopi ishte ti ndihmojė bankat dhe institucionet financiare tė ndėrgjegjėsohen pėr avantazhet e zgjerimit tė shėrbimit faktoring nė Shqipėri, si njė mundėsi pėr tė financuar biznesin, sidomos ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme.

Shėrbimi faktoring ėshtė pjesė e sistemit financiar shqiptar. Kuadri rregullator i Bankės sė Shqipėrisė lejon licencimin e bankave apo institucioneve financiare jobanka pėr kėtė lloj shėrbimi, ku aktualisht janė 8 institucione financiare jobanka dhe 9 banka tė licencuara nga Banka e Shqipėrisė.

_dsc5022-2 498

Workshopi ēeli punimet e tij me fjalėn pėrshėndetėse tė Zėvendėsguvernatores sė Dytė tė Bankės sė Shqipėrisė, zj. Natasha Ahmetaj dhe pėrfaqėsuesit tė BERZH-it nė Shqipėri, z. Matteo Colangeli.

Nė fjalėn e saj, Zėvendėsguvernatorja Ahmetaj, theksoi se faktoringu mund tė jetė njė shėrbim i rėndėsishėm nė sistemin financiar shqiptar, me potencial zhvillimi. Pėr kėtė arsye, Banka e Shqipėrisė dhe grupet e interesit do tė punojnė sė bashku pėr tė identifikuar pengesat reale pėr zhvillimin e mėtejshėm tė kėtij shėrbimi, duke qenė se nga vėzhgimet e Bankės sė Shqipėrisė rezulton se tregu nė Shqipėri ka nevojė pėr kėtė lloj shėrbimi. Ky shėrbim mund tė ofrojė mė shumė financim se institucionet kredituese tradicionale dhe nė tė njėjtėn kohė redukton rreziqet e kreditimit.

Nė fjalėn e tij, pėrfaqėsuesi i BERZH-it z. Colangeli nėnvizoi se faktoringu nuk ėshtė njė shėrbim shumė i njohur nė Shqipėri dhe ka nevojė tė zgjerohet. Pėrveē pėrfitimeve nė financimin e biznesit, ky shėrbim rrit edhe konkurrueshmėrinė e ekonomisė, njė objektiv i mbėshtetur gjerėsisht nga BERZH.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.