.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Kėshillit Mbikėqyrės nė mbledhjen e datės 6 shtator 2017


Data e publikimit 06.09.2017


Nė mbledhjen e tij tė datės 6 shtator 2017, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e Deklaratės dhe Raportit tė Stabilitetit Financiar pėr gjashtėmujorin e parė 2017

Raporti i Stabilitetit Financiar ėshtė njė nga dokumentet e rėndėsishme periodike tė pėrgatitura nga Banka e Shqipėrisė me qėllim kryesor identifikimin dhe vlerėsimin e rreziqeve me tė cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij. Nė hyrje tė dokumentit vendoset Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi ēdo gjashtė muaj i sė cilės ėshtė njė kėrkesė qė buron nga Ligji “Pėr Bankėn e Shqipėrisė”.

Nė kėtė raport, Banka e Shqipėrisė vlerėson qė veprimtaria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar nė pėrgjithėsi, u paraqit e qėndrueshme gjatė gjashtėmujorit tė parė tė vitit 2017, dhe aftėsia e tij pėr tė pėrballuar rreziqet e veprimtarisė ėshtė e mirė.

Nė tėrėsi, ecuria e treguesve makroekonomike dhe zhvillimet nė mjedisin e pėrgjithshėm ekonomik, mbėshtetėn mė mirė veprimtarinė e sistemit financiar. Nė sektorin bankar, treguesit e performancės financiare, tė kapitalizimit dhe tė likuiditetit tė veprimtarisė, pėrgjithėsisht u pėrmirėsuan. Megjithatė, analiza e faktorėve pėrcaktues dhe ushtrimet e provės sė rezistencės sugjerojnė nevojėn pėr monitorimin e ecurisė sė kėtyre treguesve pėrgjatė kohės. Zhvillimet nė sektorin bankar gjatė periudhės evidentuan pėrmirėsimin e ndjeshėm tė cilėsisė sė kredisė dhe dėshmuan rėndėsinė e vijimit tė kėtij procesi.

Raporti do tė publikohet i plotė nė ditėt nė vijim nė faqen e internetit tė Bankės sė Shqipėrisė https://www.bankofalbania.org/.

  • Miratimin e rregullores “Pėr raportimet nė Bankėn e Shqipėrisė tė statistikave tė normave tė interesit”

Objekti i kėsaj rregulloreje ėshtė pėrcaktimi i kėrkesave mbi procedurat dhe afatet e raportimit tė statistikave tė normave tė interesit pranė Bankės sė Shqipėrisė nga subjektet raportuese.

Rregullorja mundėson hartimin e statistikave tė normės sė interesit nė pėrputhje me standardet evropiane tė pėrcaktuara nė rregulloren Nr. 1072/2013 tė Bankės Qendrore Evropiane (ECB/2013/34).

Aktualisht, Banka e Shqipėrisė mbledh, harton dhe publikon statistika tė normave tė interesit aplikuar nga bankat pėr sasitė e reja tė depozitave dhe kredive, sipas afateve, pėr individėt dhe korporatat jofinanciare, por me rregulloren e re synohet tė shtohet gama e kėtyre statistikave.

  • Miratimin e disa ndryshimeve dhe shtesave nė rregulloren “Pėr administrimin e rrezikut nė veprimtarinė e subjekteve financiare jobanka” dhe disa ndryshimeve nė rregulloren “Pėr licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisė nga subjektet financiare jobanka”

Qėllimi kryesor i rishikimit tė dy rregulloreve ėshtė plotėsimi dhe pėrmirėsimi nė vazhdimėsi i kuadrit rregullator pėr licencimin dhe administrimin e rrezikut nė veprimtarinė e subjekteve financiare jobanka. Ndryshimet e propozuara nė rregulloren e administrimit tė rrezikut marrin shtysė kryesisht nga problematikat e vėrejtura gjatė procesit mbikėqyrės, duke synuar adresimin e tyre, por njėkohėsisht krijojnė edhe disa lehtėsi pėr subjektet gjatė kryerjes sė veprimtarisė sė tyre financiare.

  • Miratimin e rregullores “Pėr funksionet e strukturave drejtuese nė procesin e vendimmarrjes pėr administrimin e rezervės valutore”

Pėrmbajtja e kėsaj rregulloreje tė re ėshtė rezultat i procesit tė rishikimit tė rregullores ekzistuese dhe ndryshimet kryesore tė realizuara janė nė dy drejtime:

o Sė pari, nė rregulloren e re ėshtė bėrė njė pėrkufizim i ri dhe mė i plotė i rezervės valutore, nė pėrputhje me pėrkufizimin e sugjeruar nga FMN-ja nė dokumentet udhėzuese pėrkatėse dhe terminologjisė sė pėrdorur nė praktikė, kur i referohemi rezervės.

o Sė dyti, nė rregullore janė riformuluar dhe plotėsuar kompetencat e secilės hallkė vendimmarrėse tė angazhuar nė pėrmbushjen e funksionit tė administrimit tė rezervės valutore, nė qasje me pėrvojėn/praktikėn e krijuar, por dhe duke marrė nė konsideratė praktikat mė tė mira apo pėrvojat e institucioneve homologe. Kėto ndryshime, nė tė njėjtėn kohė, kanė synuar mė shumė fleksibilitet dhe rritje tė eficiencės nė realizimin e procesit vendimmarrės, nė pėrshtatje me situatat e ndryshme me tė cilat mund tė pėrballet banka qendrore/autoriteti monetar nė kuadėr tė administrimit tė portofolit tė rezervėsapo tė pėrdorimit tė fondit tė rezervės nė funksion tė politikave tė ndjekura nga institucioni.

Nė pėrfundim, Kėshilli Mbikėqyrės u njoh dhe me informacione tė tjera tė lidhura me aktivitetin e pėrditshėm funksional dhe operacional tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.