.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, takon Ambasadorin e Japonisė nė Tiranė


Data e publikimit 13.09.2017


Nė datėn 13 shtator 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, zhvilloi takimin e parė zyrtar nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė, me Ambasadorin e Japonisė nė Tiranė, SH.T.Z. Makoto Ito.

Gjatė kėtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu vlerėsimet e tij Ambasadorit tė Japonisė nė Tiranė, SH.T.Z. Makoto Ito, pėr marrėdhėniet mjaft tė mira midis dy vendeve si dhe biseduan rreth perspektivave potenciale tė bashkėpunimit ekonomik pėr tė ardhmen nė fusha si shkėmbimet tregtare, zhvillimi i teknologjisė sė informacionit, infrastruktura, etj.

_dsc5163-2 - 498

Mė tej, takimi vijoi me bisedime lidhur me panoramėn ekonomike tė vendit, ku Guvernatori Sejko u ndal ne performancėn pozitive tė deritanishme tė rritjes ekonomike, e cila parashikohet tė vijojė e tillė edhe nė tė ardhmen. “Nė kėtė kontekst, - tha ai - edhe politika monetare lehtėsuese e ndėrmarrė nga Banka e Shqipėrisė ka dhėnė kontributin e saj, duke ndikuar nė zhvillimin ekonomik, qėndrueshmėrinė e ēmimeve tė konsumit dhe stabilitetin financiar tė vendit”.

Diskutimet dypalėshe u ndalėn nė zhvillimet e reformave strukturore nė vend, ku Guvernatori Sejko theksoi se vazhdimi e thellimi i mėtejshėm i tyre, mbetet i njė rėndėsie tė veēantė pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit dhe thithjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri. Nė kėtė drejtim, u nėnvizua se tregu i gjerė dhe efikas i punės nė vend mund tė shfrytėzohet si njė tjetėr faktor i rėndėsishėm pėr tėrheqjen e tyre.

Ambasadori i Japonisė nė Tiranė, SH.T.Z. Makoto Ito, falėnderoi Guvernatorin Gent Sejko pėr kėtė takim dhe shprehu vlerėsimet e tij pėr kontributin e rėndėsishėm qė Banka e Shqipėrisė jep nė ruajtjen e stabilitetit makroekonomik tė vendit. Ambasadori i Japonisė nė Tiranė shtoi se Shqipėria si njė faktor stabiliteti nė rajon kontribuon nė ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik dhe ekonomik tė tij.

Nė pėrfundim tė takimit, bashkėbiseduesit u shprehėn se tashmė Shqipėria ndodhet nė rrugėn e duhur pėr procesin e integrimit evropian, ku njė rol tė rėndėsishėm ka luajtur edhe Banka e Shqipėrisė nėpėrmjet kontributit tė saj nė pėrafrimin e kuadrit rregullator, me direktivat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.