.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp tė vendimmarrjes sė politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 03.10.2017


Analiza e tė dhėnave tė disponuara tregon se aktiviteti ekonomik nė vend ka vijuar tė shėnojė pėrmirėsim, ndėrkohė qė inflacioni ka shėnuar rėnie nė muajt korrik e gusht. Divergjenca midis ecurisė sė aktivitetit ekonomik dhe ecurisė sė inflacionit duket se pasqyron efektin e goditjeve tė ofertės, tė cilat pritet tė kenė vetėm njė ndikim afatshkurtėr nė inflacion. Nga ana tjetėr, kushtet monetare dhe financiare mbeten stimuluese, duke mbėshtetur rritjen e kėrkesės, pėrmirėsimin e mėtejshėm tė shkallės sė shfrytėzimit tė kapaciteteve dhe kthimin e inflacionit nė objektiv brenda periudhės afatmesme.

Nė njė analizė mė tė detajuar, inflacioni vjetor shėnoi rėnie nė dy muajt e parė tė tremujorit tė tretė, duke shėnuar vlerėn 1.6% nė muajin gusht. Rėnia e inflacionit nė kėtė periudhė pasqyroi reduktimin e inflacionit tė ushqimeve, dhe veēanėrisht tė ushqimeve tė papėrpunuara, ndėrkohė qė grupet e tjera nuk shfaqėn luhatje tė dukshme. Duke marrė parasysh zhvillimet e reja nė inflacion, projeksioni ynė pėr inflacionin mesatar tė vitit 2017 ka pėsuar njė rishikim tė lehtė pėr poshtė, nga niveli 2.2% nė nivelin 2.1%.

_dsc5766 - 498

Pėrqendrimi i rėnies sė inflacionit nė segmente tė veēanta tė shportės, si dhe korrelacioni i kėsaj rėnieje me dinamikat e inflacionit tė ushqimeve nė rajon, me kursin e mbiēmuar tė kėmbimit dhe me rritjen e ofertės vendase pėr kėto produkte, na shtyn tė mendojmė se ngadalėsimi i inflacionit pasqyron veprimin e goditjeve afatshkurtra tė ofertės.

Pėrkundrejt kėtyre goditjeve, balanca e pėrgjithshme e faktorėve me ndikim mė afatgjatė nė inflacion nuk paraqitet e ndryshuar: (i) shkalla e shfrytėzimit tė kapaciteteve ka ardhur nė rritje; (ii) pritjet pėr inflacionin mbeten relativisht tė qėndrueshme; dhe, (iii) inflacioni nė vendet partnere parashikohet tė shėnojė rritje tė tij nė tė ardhmen.

Aktiviteti ekonomik nė vend ka vazhduar tė rritet gjatė tremujorit tė dytė dhe tė tretė tė vitit. Bazuar tek tė dhėnat e INSTAT-it, rritja ekonomike shėnoi vlerėn 4.06% nė tremujorin e dytė. Ajo ka gjetur mbėshtetje si nė kėrkesėn e brendshme ashtu dhe nė kėrkesėn e huaj.

- Rritja e punėsimit dhe e tė ardhurave, pėrmirėsimi i kushteve tė financimit dhe pėrmirėsimi i besimit nė sektorėt prodhues, kanė mbėshtetur zgjerimin e konsumit dhe tė investimeve private.

- Politika fiskale ka vijuar tė ndjekė njė kurs konsolidues, tė shprehur nė vlera pozitive tė balancės buxhetore. Nė fund tė muajit gusht, balanca buxhetore rezultoi me njė suficit prej 0.1 miliardė lekėsh, duke pasqyruar rritjen vjetore me 6.7% tė tė ardhurave publike dhe me 12.4% tė shpenzimeve buxhetore. Megjithatė, zbutja e shpejtėsisė sė konsolidimit fiskal krahasuar me vitin e kaluar, ka gjeneruar impuls pozitiv nė rritjen e kėrkesės agregate, veēanėrisht nė gjashtėmujorin e parė tė vitit.

- Sė fundi, pėrmirėsimi i ekonomive tė huaja dhe vėmendja e rritur ndaj Shqipėrisė si destinacion turizmi, ka rritur kėrkesėn pėr eksportet shqiptare tė mallrave dhe shėrbimeve pėrgjatė tetė muajve tė parė tė vitit 2017.

Rritja e kėrkesės agregate ka sjellė njė shfrytėzim mė tė plotė tė kapaciteteve prodhuese nė vend. Sipas tė dhėnave tė INSTAT-it, punėsimi vazhdon tė shėnojė rritje, ndėrsa norma e papunėsisė zbriti nė nivelin 13.9% nė tremujorin e dytė. Po kėshtu, tė dhėnat e pėrftuara nga vrojtimi i bizneseve dhe i konsumatorėve sugjerojnė se shkalla e shfrytėzimit tė kapaciteteve prodhuese tė bizneseve ka ardhur nė rritje, ndonėse ky tregues mbetet ende poshtė niveleve tė larta historike. Nė tėrėsi, Banka e Shqipėrisė konstaton se ekonomia shqiptare vazhdon tė operojė poshtė potencialit, por ky hendek ka ardhur duke u ngushtuar.

Tregjet financiare operojnė tė qeta dhe normat e interesit e kushtet e financimit mbėshtesin pėrmbushjen e objektivit tonė. Politika monetare lehtėsuese e ndjekur nga Banka e Shqipėrisė ka luajtur njė rol vendimtar nė kėtė drejtim. Pėrcjellja e stimulit monetar nė tregun financiar ėshtė reflektuar nė nivele tė ulėta tė normave tė interesit dhe nė prime tė reduktuara rreziku. Kėto zhvillime kanė lehtėsuar kostot e shėrbimit tė kredive ekzistuese dhe kanė nxitur rritjen e kredisė nė lekė. Nė terma vjetorė, kredia pėr sektorin privat u rrit me 3.1% nė muajin gusht, e mbėshtetur pothuaj tėrėsisht nga rritja vjetore prej 9.6% e portofolit tė kredisė nė lekė.

Treguesit e shėndetit tė sistemit bankar janė pėrmirėsuar. Ato evidentojnė nivele tė kėnaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti, si dhe rėnie tė nivelit tė kredive me probleme. Masat e marra pėr reduktimin e kredive me probleme kanė bėrė qė raporti i tyre ndaj kredisė totale tė zbresė nė 15.14% nė muajin gusht, niveli mė i ulėt ky i shėnuar qė prej vitit 2011. Treguesi i kredive me probleme ėshtė nė rėnie pėr pothuajse tė gjitha bankat e sistemit dhe reflekton jo vetėm detyrimin rregullator pėr fshirjen e tyre, por edhe shlyerjen e kredive nga sektori privat. Pėrmirėsimi i bilanceve tė sistemit bankar, reduktimi i perceptuar i rrezikut tė kreditit si dhe pėrmirėsimet e mėtejshme tė klimės sė biznesit, pritet tė ndikojnė nė njė ofertė mė tė mirė tė kredisė bankare nė afatin e mesėm. Sė bashku me gjallėrimin e pritur tė kėrkesės pėr kredi, kėto zhvillime pritet tė pasqyrohen nė njė rritje mė tė shpejtė tė kreditimit nė tė ardhmen.

***

Pėrditėsimi i analizės dhe i parashikimeve afatshkurtra ėshtė nė linjė me pritjet tona tė mėparshme pėr zhvillimet ekonomike dhe monetare nė afatin e mesėm. Ngadalėsimi i inflacionit nė dy muajt e fundit nuk krijon shmangie tė rėndėsishme nė trajektoren e pritur tė tij nė tė ardhmen. Kthimi i ekonomisė nė potencial dhe absorbimi gradual i kapaciteteve tė pashfrytėzuara, pritet tė shoqėrohet me rritjen graduale tė inflacionit. Ky i fundit pritet tė kthehet nė objektiv brenda vitit 2018.

***

Zhvillimet e pritura ekonomike dhe monetare sugjerojnė se qėndrimi aktual i politikės monetare ėshtė i pėrshtatshėm. Pėrmbushja e objektivit tė inflacionit kėrkon ndjekjen e njė politike monetare akomoduese gjatė horizontit afatmesėm, pėr tė kompensuar efektin afatshkurtėr frenues tė kursit tė kėmbimit dhe pėr tė mbėshtetur rritjen ekonomike.

Nė kėto rrethana, Kėshilli Mbikėqyrės vendosi:

  • Tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 1.25%;
  • Tė mbajė tė pandryshuar normėn e interesit tė depozitės dhe tė kredisė njėditore, respektivisht nė nivelet 0.25% dhe 2.25%.

Duke gjykuar mbi informacionin e disponuar, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėson se intensiteti i stimulit monetar nuk do tė zbutet pėrpara tremujorit tė dytė tė vitit 2018. Nė ēdo rast, normalizimi i politikės monetare do tė jetė i matur, duke synuar garantimin e stabilitetit tė ēmimeve nė afatin e mesėm dhe duke u kujdesur tė mbėshtesė qėndrueshmėrinė e rritjes ekonomike.

Gjithashtu, nė pėrgjigje tė goditjeve tė vazhduara tė ofertės nė inflacion si dhe duke reflektuar mbi zhvendosjen pėr poshtė tė balancės sė rreziqeve, Kėshilli Mbikėqyrės thekson se ai mbetet i gatshėm tė marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė garantuar kthimin e qėndrueshėm tė inflacionit nė objektiv, brenda njė horizonti kohor tė arsyeshėm. Nė varėsi tė intensitetit tė goditjeve apo materializimit tė rreziqeve tė ndryshme, kėto masa mund tė shkojnė nga njė normalizim mė i ngadaltė i politikės monetare nė rritje tė mundshme tė intensitetit tė stimulit monetar.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.