.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, merr pjesė nė konferencėn e 7-tė tė Bankės Qendrore Evropiane pėr vendet e Evropės Qendrore Lindore dhe Juglindore


Data e publikimit 06.10.2017


Nė datėn 5 tetor 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, mori pjesė nė konferencėn e 7-tė pėr Vendet e Evropės Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), me temė “Cilėsia institucionale dhe konvergjenca ekonomike e qėndrueshme”, organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), nė Frankfurt, Gjermani.

20171005_3

Punimet e kėsaj konference ishin konceptuar nė dy sesione kryesore, me pjesėmarrės pėrfaqėsues tė lartė tė BQE-sė, guvernatorė tė bankave qendrore tė vendeve tė EQLJL, si dhe ekspertė tė njohur tė sektorit bankar dhe financiar.

Diskutimet e konferencės u fokusuan nė mėnyrė tė veēantė nė rolin qė kanė sot bankat qendrore nė procesin e konvergjencės ekonomike nė Bashkimin Evropian, bazuar nė pėrvojėn e secilit vend, nė ndėrtimin e institucioneve.

Guvernatori Sejko ishte pjesė e panelit tė sesionit me temė “Sfidat dhe politikat pėr tė arritur njė konvergjencė ekonomike tė qėndrueshme nė vendet e EQLJL”, nėn drejtimin e z. Benoīt Cœuré, Anėtar i Bordit Drejtues tė BQE-sė.

#300_2_dsc6040 - copy

#300_1_dsc6063 - copy

Nė kėtė tryezė, Guvernatori bėri njė pasqyrė tė sfidave me tė cilat po pėrballet procesi i konvergjencės i EJL, nga kėndvėshtrimi i Bankės sė Shqipėrisė, si dhe pozicionimin e vendit tonė pėrballė kėtyre dimensioneve.

Gjatė fjalės sė tij, Guvernatori Sejko nėnvijėzoi se nėpėrmjet reformave strukturore tė ndėrmarra nė vend, kuadri institucional ka qenė kontribues nė procesin e konvergjencės. Gjithashtu ai shtoi se politikėbėrja makroekonomike ėshtė pėrmirėsuar sė fundmi, duke ndihmuar nė arritjen e njė rritjeje ekonomike afatgjatė, gjithėpėrfshirėse dhe tė qėndrueshme.

Mė tej, Guvernatori Sejko u shpreh se e ardhmja politike afatgjatė dhe prosperiteti ekonomik, lidhen ngushtė me procesin e konvergjencės e atė tė integrimit nė BE, si dhe, megjithėse vendet e rajonit tė EJL-sė kanė dallime midis tyre, pėrfitimet ekonomike dhe politike nga procesi pėrbėjnė njė specifikė tė pėrbashkėt.

Nė pėrfundim, Guvernatori Sejko theksoi se kontributi i institucioneve tė Bashkimit Evropian nė kėtė proces mbetet i njė rėndėsie tė veēantė, falė ofrimit tė udhėzimeve transparente dhe objektive tė integrimit nė BE, si dhe monitorimit dhe raportimit tė progresit tė secilit vend. “Nga njėra anė, kjo do tė forcojė ndikimin pozitiv tė procesit tė integrimit nė BE pėr zhvillimin e vendeve dhe shoqėrive tona. Ndėrsa nga ana tjetėr, do tė nxisė konkurrueshmėrinė pozitive mes vendeve tė rajonit, nė drejtim tė pėrputhshmėrisė.” – u shpreh Guvernatori Sejko.

Gjatė kėsaj konference Guvernatori i Bankė sė Shqipėrisė, z. Sejko, iu pėrgjigj pyetjeve tė pranishmėve, si dhe pati mundėsi tė diskutojė me pėrfaqėsues tė lartė nga BQE-ja dhe guvernatorė tė bankave qendrore tė vendeve tė EQLJL.

Fjala e plotė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.