.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, nė konferencėn e 7-tė tė Bankės Qendrore Evropiane pėr vendet e Evropės Qendrore Lindore dhe Juglindore


Data e publikimit 06.10.2017


Tė nderuar pjesėmarrės,

Ėshtė kėnaqėsi pėr mua qė marr pjesė nė kėtė Konferencė, dhe tė diskutoj pėr rolin e institucioneve tona nė procesin e konvergjencės nė BE, njė ēėshtje qė ėshtė shumė aktuale. Besoj se shkėmbimi i njohurive dhe i pėrvojave tona nė kėtė fushė do tė sillte pėrfitime pėr tė gjithė ne.

Mendimet e mia do t’i shtjelloj tė ndara nė tri dimensione kryesore. Nė fillim, do tė vė nė dukje disa prej sfidave me tė cilat po pėrballet procesi i konvergjencės i EJL, nga kėndvėshtrimi i Bankės sė Shqipėrisė. Mė pas, do tė pėrshkruaj shkurtimisht pozicionimin e Shqipėrisė pėrgjatė kėtyre dimensioneve. Nė fund, do tė pėrpiqem tė vė nė dukje se si mund tė forcohet procesi i konvergjencės nė vetvete pėr tė ankoruar politikėbėrjen tonė.

1. Sfidat e procesit tė konvergjencės sė vendeve tė EJL-sė

E ardhmja afatgjatė politike dhe prosperiteti ekonomik i rajonit tė EJL-sė lidhet ngushtė me procesin e konvergjencės dhe atė tė integrimit nė BE. Ndėrsa vendet kanė dallime midis tyre, njė specifikė e pėrbashkėt pėr tė gjithė janė pėrfitimet ekonomike dhe politike nga procesi.

Procesi i konvergjencės ėshtė i vėshtirė dhe plot sfida, veēanėrisht, rreziku i rėnies nė “grackėn e nivelit tė mesėm tė ardhurave”, karakteristikė qė bėhet aktuale pėr shkak tė ngadalėsimit tė shpejtėsisė sė konvergjencės qė po kalon rajoni ynė pas krizės. Arsyet kryesore qė mund ta ēojnė ekonominė nė njė nivel tė mesėm tė tė ardhurave janė performanca e ulėt e inovacionit, cilėsia e dobėt e institucioneve dhe njė zhvillime demografike tė pafavorshme.

Nga njė kėndvėshtrim i caktuar, aftėsia e njė vendi pėr tė ecur pėrpara nė shkallėn e zhvillimit varet nga kalimi nė njė nivel mė lart i sistemit tė brendshėm ekonomik, nga njė ekonomi e orientuar drejt eficiencės nė njė ekonomi tė orientuar drejt inovacionit. Sigurisht, fuqizimi i tė gjitha sistemeve ekonomike dhe pėrvetėsimi i praktikave mė tė mira ėshtė mė i lehtė tė thuhet se sa tė kryhet.

Zvogėlimi i kthimeve margjinale mbi punėn dhe kapitalin, si dhe njė hapėsirė e reduktuar pėr rritjen e produktivitetit tė faktorit tė pėrgjithshėm, qė vjen kryesisht nga teknologjitė e importuara, ngadalėson rritjen ekonomike dhe rrit rreziqet pėr tė ngecur nė “ njė grackė tė nivelit tė mesėm tė tė ardhurave”. Si rrjedhim, progresi nė fazėn tjetėr tė zhvillimit kėrkon pėrmirėsim tė kapitalit njerėzor, lehtėsim dhe inovacion nė proceset e prodhimit, pėrparim tė teknologjisė sė gjeneruar nė vend dhe zgjerim tė vlerės sė shtuar tė eksporteve. E thėnė thjesht, vendet e EJL-sė duhet ta shndėrrojnė veten nė ekonomi tė orientuara drejt inovacionit.

Nė kėtė pikė, roli institucioneve pėrcakton gjerėsisht sundimin ligjit, klimėn e investimeve dhe mbrojtjen e pronėsisė intelektuale, cilėsinė e arsimit dhe tė infrastrukturės, si dhe qasjen nė financa. Pėr kėtė arsye, fuqizimi i institucioneve sipas standardeve tė BE-sė, merr njė rėndėsi tė jashtėzakonshme.

2. Procesi i konvergjencės nė Shqipėri

Gjatė gjithė periudhės sė tranzicionit, Shqipėria, ka kaluar njė proces konvergjimi relativisht tė shpejtė, duke e nisur nga njė nivel krahasimisht i ulėt i tė ardhurave pėr frymė. Megjithatė, kjo ėshtė frenuar pas krizės financiare. Ndonėse Shqipėria, sot njė vend me nivel mesatar tė tė ardhurave, nuk ka rėnė akoma, sipas mendimit tim, nė grackėn e nivelit tė mesėm tė tė ardhurave, rreziqet qė kjo tė ndodhė janė tė pranishme.

Mė lejoni qė shkurtimisht tė analizoj arsyet pėrse:

Kuadri institucional nė Shqipėri ka ndihmuar nė shkallė tė lartė nė procesin e konvergjencės. Politikėbėrja makroekonomike ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė konsiderueshme gjatė viteve tė kaluara. Banka e Shqipėrisė ndjek regjimin e inflacionit tė shėnjestruar, i modeluar nė mėnyrė tė konsiderueshme sipas kuadrit tė BQE-sė. Regjimi i kursit tė kėmbimit ėshtė i lirė, duke lehtėsuar kėshtu pėrthithjen e ēdo goditjeje tė pafavorshme. Politika e fiskale ėshtė nė rrugė tė qėndrueshme konsolidimi, pėr tė ulur primin e rrezikut dhe pėr tė rritur hapėsirėn fiskale, me qėllim pėrballimin e goditjeve tė mundshme nė tė ardhmen. Autoritetet kanė miratuar rregulla fiskale qė kėrkojnė njė reduktim tė qėndrueshėm tė borxhit publik. Janė ndėrmarrė nisma tė ndryshme politike pėr tė forcuar stabilitetin financiar. Eshtė hartuar dhe prezantuar njė strategji pėr de-euroizimin nė ekonomi. Janė kapėrcyer pengesa ligjore pėr ekzekutimin e kolateralit dhe zgjidhjen e kredive me probleme. Sė fundi, ėshtė miratuar ligji pėr rimėkėmbjen dhe ndėrhyrjen e jashtėzakonshme nė banka. Pėr mė tepėr, janė forcuar pavarėsia dhe eficienca e Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare dhe Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave.

Pavarėsisht kėtij progresi, ekzistojnė zhbalancime tė thella strukturore qė pengojnė transformimin e Shqipėrisė nė njė ekonomi tė orientuar drejt inovacionit. Sipas Treguesve tė Konkurrueshmėrisė Globale tė Forumit Ekonomik Botėror ( WEF Global Competitiveness Indicators), ne mbetemi ende pas, pėr sa i pėrket zhvillimit institucional, sofistikimit tė biznesit, inovacionit, gatishmėrisė teknologjike, zhvillimit tė tregut financiar, sundimit tė ligjit, dhe cilėsisė sė gjyqėsorit. Pėr tė trajtuar kėto pengesa, janė ndėrmarrė reforma tė ndryshme strukturore nė administratėn publike, nė arsim, nė sistemin dhe praktikat tatimore, nė sistemin e pensioneve dhe nė sektorin e energjisė. Vitin e kaluar u miratua njė rishikim madhor i sistemit gjyqėsor pėr tė trajtuar atė qė shihet si njė nga pengesat e rritjes ekonomike dhe tė konkurrueshmėrisė. Megjithėse reforma ende ėshtė duke u zbatuar dhe ėshtė herėt pėr tė vlerėsuar efektet e saj, ajo vė nė dukje angazhimin e autoriteteve shqiptare pėr tė trajtuar dobėsitė strukturore.

Nga ana tjetėr, Shqipėria ka pėrfituar nga njė pozicion pozitiv demografik si rezultat i krahut tė saj tė punės nė moshė tė re dhe energjik; nga ana tjetėr, ka pėrjetuar edhe emigrim tė vazhdueshėm neto drejt vendeve mė tė zhvilluara. Ndonėse emigracioni ka siguruar njė fluks tė qėndrueshėm tė dėrgesave tė emigrantėve dhe ka lehtėsuar presionet e tregut tė punės, ai gjithashtu i ka shteruar vendit krah pune tejet tė kualifikuar. Kjo dukuri mund tė ketė pasoja afatgjata nė inovacion dhe nė progresin e deritanishėm tė konvergjencės.

Pas kėtij parashtrimi, mė lejoni tė paraqes disa pėrfundime.

3. Drejt njė rruge konvergjence tė qėndrueshme

Vendet e EJL-sė janė nė rrezik qė tė bien nė “grackėn e nivelit tė mesėm tė tė ardhurave”. Si tė tilla, sistemet ekonomike duhet tė transformohen, nėpėrmjet politikave tė hartuara me kujdes dhe me politika qė kanė objektiva tė pėrcaktuar mirė qė nxisin inovacionin vendas, tė modernizojnė institucionet dhe tė amortizojnė efektet qė vijnė nga zhvillimet e pafavorshme demografike.

Ėshtė e qartė se barra e reformave mbetet mbi vetė autoritet e vendeve tė EJL-sė. Njė pronėsi vendase e reformave merr njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr procesin demokratik dhe suksesin pėrfundimtar tė konvergjencės.

Megjithatė, ndėrsa kėto politika duhet tė zbatohen pavarėsisht nga faktorė tė jashtėm, integrimi nė BE ka njė rėndėsi thelbėsore nė dinamikėn e konvergjencės ekonomike.

Pas krizės ekonomike dhe financiare, oreksi pėr zgjerim tė mėtejshėm tė BE-sė u ul, pėr shkak tė zbehjes sė mbėshtetjes popullore dhe zhvendosjes sė pėrparėsive tė politikės drejt reformave. BE-ja i ėshtė larguar qėndrimit ndaj zgjerimit dhe integrimit tė mėtejshėm, ndaj edhe vendet tona janė mė pak tė motivuara pėr reforma. Kėto zhvillime pėrkuan, ose mė mirė mė lejoni tė them se, nxitėn njė frenim nė procesin e konvergjencės nė shumė vende tė EJL.

Sė fundi, vetė institucionet e BE-sė mund ta lehtėsojnė mė tej kėtė proces, nėpėrmjet:

  • Ofrimit tė udhėzuesve transparentė dhe objektivė pėr integrimin e BE-sė;
  • Theksimit tė nevojės pėr konvergjencė institucionale gjatė gjithė procesit;
  • Monitorimit dhe raportimit tė vazhdueshėm pėr progresin e vendeve individuale.

Nga njėra anė, kjo do tė forcojė ndikimin pozitiv tė procesit tė integrimit nė BE pėr zhvillimin e vendeve dhe shoqėrive tona. Nga ana tjetėr, do tė rrisė koston e mospėrputhshmėrisė dhe me gjasė tė nxisė konkurrueshmėrinė pozitive tė pėrputhshmėrisė ndėrmjet vendeve nė rajon.

 

Faleminderit!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.