.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, takon Ambasadoren e re tė Republikės Franceze, nė Tiranė


Data e publikimit 09.10.2017


Nė datė 9 tetor 2017, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, zhvilloi takimin e parė zyrtar nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė, me Ambasadoren e re tė Republikės Franceze, nė Tiranė, SH. S. Zj. Christina Vasak.

Gjatė kėtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu vlerėsimet Ambasadores sė Republikės Franceze nė Shqipėri, SH. S. Zj. Christina Vasak, pėr marrėdhėniet e ngushta tė bashkėpunimit midis dy vendeve.

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Sejko, prezantoi pėr Ambasadoren zhvillimet ekonomike nė vend, ku u shpreh se politika monetare lehtėsuese e ndjekur nga Banka e Shqipėrisė ka ndihmuar duke influencuar pozitivisht nė trajektoren e zhvillimit ekonomik, nė qėndrueshmėrinė e ēmimeve tė konsumit, si dhe nė stabilitetin financiar tė vendit.

dsc6097 498

 

Mė tej, Guvernatori Sejko e njohu Ambasadoren Vasak me zhvillimet financiare nė vend, me fokus tė veēantė nė sektorin bankar. Guvernatori Sejko theksoi se sistemi financiar karakterizohet nga nivele tė kėnaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti. Nė panoramėn e sektorit bankar, Guvernatori Sejko veēoi pėrmirėsimin e treguesit tė kredive me probleme, duke u shprehur se plani ndėrinstitucional i ndėrmarrė i ka dhėnė efektet e tij duke bėrė qė raporti i tyre ndaj kredisė totale tė zbresė nė nivelin mė tė ulėt qė prej vitit 2011.

Nė vijim bisedat u pėrqendruan nė marrėdhėniet ekonomike dypalėshe si dhe nė rėndėsinė e promovimit tė potencialeve tė vendit tonė. Nė kėtė drejtim u theksua rėndėsia e investimeve tė huaja franceze nė Shqipėri, mundėsitė e rritjes sė mėtejshme tė shkėmbimeve tregtare, si dhe forcimit tė marrėdhėnieve nė sektorė strategjikė tė zhvillimit tė vendit, si nė industri, bujqėsi, turizėm etj.

Guvernatori Sejko pėrfitoi nga rasti tė falėnderojė Ambasadoren Vasak pėr bashkėpunimin e suksesshėm tė Bankės sė Shqipėrisė me Bankėn e Francės, veēanėrisht pėr asistencėn e dhėnė prej saj nė projekte tė pėrbashkėta tė zhvilluara nė disa fusha tė aktivitetit tė Bankės sė Shqipėrisė.

Nga ana e saj, Ambasadorja SH. S. Zj. Christina Vasak vlerėsoi rolin e rėndėsishėm qė ka Banka e Shqipėrisė nė procesin e integrimit evropian nėpėrmjet kontributit tė dhėnė nė pėrafrimin e kuadrit rregullator me standardet e BE-sė. Bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim mbi rėndėsinė e vazhdimit tė reformave strukturore, e nė veēanti tė asaj nė drejtėsi, tė cilat do tė ndikonin nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė klimės sė biznesit dhe nė pėrshpejtimin e zhvillimit ekonomik tė vendit.

Nė pėrfundim, Ambasadorja e Republikės Franceze nė Tiranė, SH. S. Zj. Christina Vasak, falėnderoi Guvernatorin Sejko pėr takimin dhe shprehu vlerėsimet e saj pėr kontributin e qenėsishėm qė Banka e Shqipėrisė jep nė ruajtjen e stabilitetit makroekonomik tė vendit.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.