.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVENRATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjalė pėrshėndetėse e Guvernatorit Gent Sejko, me rastin e nėnshkrimit tė Memorandumit tė Bashkėpunimit midis Bankės sė Shqipėrisė dhe Bankės Qendrore tė Republikės sė Turqisė


Data e publikimit 06.11.2017


I nderuar Guvernator Ēetinkają,

I nderuar zoti Ambasador Bayraktar,

Tė nderuar anėtarė tė delagacionit tė Bankės Qendrore tė Republikės sė Turqisė,

Tė nderuar miq,

Zonja dhe zotėrinj,

Kam kėnaqėsinė tė kem sot tė ftuar Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Republikės sė Turqisė, z. Murat Ēetinkają, nė njė vizitė njėditore nė Bankėn e Shqipėrisė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė nėnshkrimi i njė Memorandumi Bashkėpunimi mes institucioneve tona. Ky Memorandum ėshtė shprehje e vullnetit dhe e dėshirės sonė tė pėrbashkėt pėr tė vazhduar dhe intensifikuar bashkėpunimin reciprok qė kemi pasur nė vite.

Fjalėt pėrshėndetėse duhet tė jenė tė shkurtra dhe unė nuk do tė doja t’i shmangesha kėsaj tradite.

Megjithatė, sot e gjej me vend tė ndaj me ju disa mendime mbi: (i) kontekstin ndėrkombėtar tė nėnshkrimit tė kėtij memorandumi; (ii) stadin e marrėdhėnieve dypalėshe midis Shqipėrisė dhe Turqisė; dhe sė fundi, (iii) drejtimet kryesore tė bashkėpunimit nė tė ardhmen.

1. Konteksti ndėrkombėtar

Institucionet tona – bankat qendrore tė vendeve respektive – kanė njė rol tė rėndėsishėm pėr promovimin dhe garantimin e stabilitetit monetar dhe financiar, duke mbėshtetur kėshtu zhvillimin e qėndrueshėm tė vendit dhe rritjen e mirėqenies sė shtetasve tanė. Megjithatė, bankat qendrore sot hartojnė, zbatojnė, monitorojnė dhe vlerėsojnė politikat e tyre monetare, mikro e makroprudenciale, nė kontekstin e njė ekonomie botėrore tejet tė integruar e tė ndėrvarur, e cila:

  • Nga njėra anė parashikon se integrimi nxit rritjen ekonomike, duke mundėsuar njė shpėrndarje mė eficiente tė punės dhe tė kapitalit, duke lehtėsuar transferimin e njohurive dhe tė teknologjisė, si dhe duke promovuar adoptimin e praktikave mė tė mira tė administrimit ekonomik dhe financiar.
  • Ndėrkohė qė nga ana tjetėr, eksperienca ka treguar se globalizimi mund tė transmetojė e tė amplifikojė edhe goditje negative ndėrmjet vendeve, duke krijuar rreziqe tė stabilitetit financiar, tė cilat bien ndesh me mandatet e bankave qendrore.

Eksperienca e Shqipėrisė gjatė periudhės sė tranzicionit dhe nė vijim i ka ilustruar mė sė miri kėto aspekte. Ekonomia shqiptare ka pėrfituar nga integrimi nė ekonominė botėrore, por sė fundmi, ne kemi qenė edhe nėn presionin e pasojave tė krizės financiare qė kaluan njė pjesė e partnerėve tanė tregtarė.

Rrjedhimisht, funksionet tona tė reagimit janė bėrė gjithmonė e mė komplekse, tė lidhura jo vetėm me pėrshtatjen e tregjeve tė brendshme tė produkteve, punės dhe kapitalit ndaj goditjeve tė jashtme, por edhe me ecurinė e tregjeve ndėrkombėtare. Ky realitet na detyron tė jemi tė vėmendshėm ndaj zhvillimeve ndėrkombėtare, si dhe tė kėrkojmė zgjidhje tė pėrbashkėta mbi sfidat me tė cilat pėrballemi.

Nė kėto kushte, bashkėpunimi, bashkėrendimi i politikave dhe forcimi i dialogut efektiv midis bankave qendrore ėshtė njė parakusht i domosdoshėm pėr tė shfrytėzuar mundėsitė qė ofron integrimi ekonomik, financiar e teknologjik, si dhe pėr tė rritur imunitetin ndaj sfidave, tė cilat e bashkėshoqėrojnė atė.

2. Integrimi ekonomik e financiar midis vendeve tona

Vendet tona kanė shumė tė pėrbashkėta - elemente mė se tė mjaftueshme pėr tė ndėrtuar e konsoliduar urat e bashkėpunimit. Turqia ėshtė treg i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe ekonominė e saj.

Pėr ilustrim:

  • Turqia ėshtė partneri i katėrt i tregtisė sė Shqipėrisė dhe partneri i gjashtė nga pikėpamja e investimeve.
  • Nė sektorin e shėrbimeve, Turqia pėrfaqėson njė destinacion tė rėndėsishėm pėr turistėt shqiptarė; mesatarisht rreth 80 mijė shqiptarė udhėtojnė drejt Turqisė, ndėrkohė qė Shqipėria ka mirėpritur rreth 69 mijė udhėtarė turq nė vitin 2016 dhe 38 mijė udhėtarė nė harkun e gjashtė muajve tė parė tė vitit 2017.
  • Aktualisht nė Shqipėri veprojnė rreth 429 kompani tė pėrbashkėta dhe interesi i investitorėve turq pėr Shqipėrinė ėshtė i madh. Stoku i investimeve tė huaja direkte nga Turqia llogaritet nė rreth 481 milionė euro, duke pėrfaqėsuar rreth 4.3% tė prodhimit tė brendshėm bruto nė fund tė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti. Kėto investime janė pėrqendruar kryesisht nė fusha si: energjetika, pėrpunimi i metaleve, telekomunikimi dhe ajo financiare.
  • Veēanėrisht e rėndėsishme ėshtė prania e kapitalit turk nė sektorin bankar dhe financiar. Njė nga bankat kryesore tė sistemit tonė bankar ėshtė me kapital turk. Sė fundmi, krahas bankingut klasik, kapitali turk ėshtė shtrirė edhe nė institucione financiare jobanka, duke ndihmuar thellimin dhe zhvillimin e tregjeve alternative financiare.

Tė dy vendet tona kanė potencial tė madh ekonomik e financiar, i cili nuk duhet tė kufizohet brenda territoreve gjeografike tė tyre. Banka e Shqipėrisė ėshtė njė mbėshtetėse aktive e integrimit financiar dhe ekonomik, duke e konsideruar atė si njė nga shtyllat mė tė rėndėsishme pėr tė ēliruar potencialin e ekonomisė dhe pėr tė rritur rezistencėn e saj ndaj goditjeve.

3. Mbi Memorandumin

Tė gjitha sa pėrmenda mė sipėr, nėnvizojnė rėndėsinė e madhe qė ka bashkėpunimi ekonomik dhe financiar me Turqinė. Ky bashkėpunim na imponon edhe ne – si politikėbėrės – tė intensifikojmė shkėmbimin e informacionit dhe opinioneve, si dhe tė tentojmė tė promovojmė gjetjen e zgjidhjeve tė pėrbashkėta pėr sfida tė pėrbashkėta.

Nė kėtė frymė, Banka e Shqipėrisė dhe Banka Qendrore e Republikės sė Turqisė nėnshkruajnė sot kėtė memorandum bashkėpunimi, i cili mund tė konsiderohet fare mirė si kurorėzimi i bashkėpunimit tonė tė deritanishėm disavjeēar, si dhe i pėrpjekjeve tona tė vazhduara pėr tė hartuar kuadrin institucional dhe pėr tė qartėsuar protokollet operacionale tė bashkėpunimit nė njė sėrė fushash tė bankingut qendror.

Ky memorandum i shton njė dimension tė ri marrėdhėnieve midis vendeve tona. Ai konfirmon vullnetin pėr tė rritur mė tej kėtė bashkėpunim dhe pėr tė konsoliduar lidhjet midis dy vendeve, duke u krijuar tė dy institucioneve hapėsirėn e nevojshme pėr intensifikimin e shkėmbimit tė ndėrsjellė tė informacionit dhe ekspertizės nė fusha tė ndryshme tė bankingut qendror, si: mbikėqyrja, stabiliteti financiar, puna kėrkimore, edukimi financiar etj., si dhe tė dialogut tė rregullt nė nivel teknik e politik. Ai pėrbėn njė hap tė rėndėsishėm pėr tė pėrfituar maksimalisht nga efektet pozitive tė integrimit dhe pėr tė minimizuar ato negative.

Sė fundi, gjej me vend tė nėnvizoj se Banka e Shqipėrisė do tė bėjė pėrpjekjet maksimale qė bashkėpunimi nė kuadėr tė kėsaj marrėveshjeje tė jetė sa mė konkret dhe me ndikim tė drejtpėrdrejtė.

Nė pėrfundim tė fjalės sime, mė lejoni qė, nė emėr tė Bankės sė Shqipėrisė, tė falėnderoj edhe njė herė Bankėn Qendrore tė Republikės sė Turqisė pėr bashkėpunimin mjaft tė frytshėm qė kemi pasur nė vazhdimėsi, si dhe t’i shpreh falėnderimet e veēanta pėr mbėshtetjen e tij tė pakursyer, Guvernatorit Ēetinkają, i cili na ka nderuar sot me praninė e tij nė ceremoninė e nėnshkrimit tė kėtij Memorandumi tė pėrbashkėt.

Ju Faleminderit!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.