.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Pėr mediat - Konferenca e Bankės sė Shqipėrisė, datė 9 nėntor 2017


Data e publikimit 07.11.2017


“Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”

Ditėn e enjte, datė 9 nėntor 2017, Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve pėr Evropėn Juglindore nė Universitetin e Oksfordit (SEESOX) do tė organizojnė konferencėn e nivelit tė lartė me temė: “Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”.

Konferenca do tė fillojė punimet nė orėn 09:00, nė hotel Tirana International, salla Balsha.

Ftojmė median e shkruar dhe atė vizive tė pasqyrojnė:

  • Fjalėn e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko
  • Fjalėn e Drejtorit tė Qendrės sė Studimeve tė Evropės Juglindore nė Universitetin e Oksfordit (SEESOX), z. Othon Anastasakis
  • Fjalėn e Ministrit tė Financave, z. Arben Ahmetaj
  • Fjalėn e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Sh.T.Z Ilir Meta

Info mbi konferencėn: Konferenca do tė jetė e organizuar nė tre sesione, ku temat kryesore tė bisedimeve do tė fokusohen mbi rreziqet e brendshme dhe tė jashtme ndaj stabilitetit tė sistemit bankar nė vendet evropiane nė zhvillim, me fokus tė veēantė nė ekonominė shqiptare dhe ekonomitė e vendeve tė Evropės Juglindore, dhe sfidat qė kėto rreziqe paraqesin pėr bankat qendrore; diskutimi i reagimit tė bankave qendrore ndaj kėtyre sfidave nė termat e politikave makrofinanciare, institucionale, ligjore dhe rregullatore. Pjesė e diskutimeve tė kėsaj konference do tė jenė edhe zhvillimet nė rajonin e Evropės Juglindore dhe marrėdhėniet e saj tė ngushta me Bashkimin Evropian.

Pjesėmarrės nė kėtė konferencė do tė jenė: pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore tė rajonit; pėrfaqėsues tė organizmave ndėrkombėtare e institucioneve financiare nė vend; tė komunitetit tė biznesit si dhe pėrfaqėsues nga bota akademike.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.