.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit Sejko nė Konferencėn Vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 09.11.2017


“Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”

 

I nderuar Z. President,

I nderuar Z. Ministėr,

I nderuar Prof. Anastasakis,

Tė nderuar Guvernatorė,

Tė nderuar Ambasadorė, tė ftuar dhe pjesėmarrės,

 

Kam kėnaqėsinė t’ju uroj mirėseardhjen nė punimet e konferencės vjetore tė Bankės sė Shqipėrisė. Prej gati dy dekadash, konferenca ėshtė shndėrruar nė njė nga ngjarjet kulmore tė veprimtarisė sė institucionit nė fushėn studimore dhe profesionale. Analizat dhe konkluzionet tona, vit pas viti, kanė tentuar t’iu japin pėrgjigje shumė sfidave dhe dilemave me tė cilat pėrballet ekonomia jonė kombėtare dhe jo vetėm. Falė bashkėpunimit me Universitetin e Oksfordit, mė konkretisht me Kolegjin St Anthony, kjo konferencė ka synuar dhe besoj se ka arritur me sukses tė hulumtojė dhe t’u japė pėrgjigje shumė ēėshtjeve, tė cilat pėr nga natyra, efektet dhe ndėrveprimi mes tyre, janė tė pranishme nė gjithė rajonin e Evropės Juglindore.

E tillė ėshtė dhe tema e kėtij viti. Gjatė gjithė ditės sė sotme, ekspertė tė fushės dhe akademikė, vendas e tė huaj, do tė analizojnė tendencat mė tė fundit nė zhvillimin e sektorit financiar, nė gjithė rajonin, me theks tė veēantė nė ndėrlikimet potenciale mbi ekuilibrin makroekonomik dhe stabilitetin financiar tė ēdo ekonomie. Pėrzgjedhja e kėsaj teme ėshtė sa aktuale aq dhe largpamėse. Nga njė kėndvėshtrim ndėrkombėtar, duket se situata e pėrgjithshme po bėhet gjithnjė e mė tepėr mbėshtetėse. Vendet e zhvilluara sė bashku me ekonomitė e mėdha nė zhvillim vlerėsohet se janė nė njė fazė rimėkėmbjeje tė plotė, mbėshtetur kryesisht nga fuqizimi i kėrkesės agregate. Interes pėrbėn fakti se vendet e Eurozonės, ku ndodhen dhe shumė nga partnerėt tanė kryesorė, janė nė njė moment tė pėrgjithshėm pozitiv pėrsa i takon rritjes ekonomike, ndėrkohė qė dhe parashikimet janė optimiste.

Ka njė konsensus tė gjerė se ekonomia e rajonit tė Evropės Juglindore, nė gjysmėn e parė tė vitit 2017, ka regjistruar njė ecuri tė kėnaqshme nė drejtim tė rigjallėrimit, ndėrkohė qė sipas indikatorėve bazė, kjo ecuri pritet tė forcohet mė tej nė tremujorin e tretė tė kėtij viti. Nga ky kontekst rajonal nuk bėn pėrjashtim as Shqipėria.

Tremujori i fundit i vitit e gjen ekonominė shqiptare nė njė situatė ekonomike e financiare nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm. Treguesit e rritjes dhe tė punėsimit kanė shėnuar njė kurbė rritėse dhe pritshmėritė pėr vitin 2018 mbeten pozitive. Konsumi dhe investimet e huaja kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė aktivitetin ekonomik dhe pritet tė sjellin njė rritje tė mėtejshme tė produktivitetit dhe rritjes sė konkurrueshmėrisė. Njėkohėsisht dhe tė ardhurat nga eksporti i mallrave e veēanėrisht i shėrbimeve kanė kontribuar nė reduktimin e deficitit korrent dhe forcimin e pozicionit tė jashtėm tė ekonomisė. Efektet e politikės monetare kanė ruajtur kahun stimulues duke synuar mbylljen e hendeqeve negative tė ēmimeve dhe tė prodhimit.

Njė tablo pozitive karakterizon edhe stabilitetin financiar tė vendit. Arritja mė e spikatur nė kėtė drejtim ėshtė rėnia e dukshme e kredive tė kėqija nė bilancet e sistemit bankar. Masat e marra nė mes tė vitit tė kaluar kanė dhėnė njė efekt tė qenėsishėm, tė materializuar nė reduktimin e kredive tė kėqija me rreth 10 pikė pėrqindje poshtė nivelit maksimal tė regjistruar nė vitin 2015. Vėrejmė me kėnaqėsi se rritja e kredisė ka qenė pozitive. Veēanėrisht ėshtė rritur me shpejtėsi kredia nė lekė pėrkundrejt kredisė nė valutė tė huaj, qė e bėn mė tė shėndetshėm sistemin bankar dhe sektorin privat, si dhe njėkohėsisht rrit efektivitetin e politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė. Zhvillimet pozitive tė sektorit bankar dhe tė ekonomisė kanė mbėshtetur pėrmirėsimin e mėtejshėm tė treguesve tė kapitalizimit, likuiditetit dhe tė pėrfitueshmėrisė. Dy muaj para pėrfundimit tė vitit, ne vlerėsojmė se industria bankare nė Shqipėri gėzon shėndet tė plotė financiar, nė kushtet e njė situate optimale tė likuiditetit dhe tė kapitalizimit tė veprimtarisė, njė premisė kjo e rėndėsishme pėr mbėshtetjen financiare tė zhvillimeve ekonomike tė vendit.

Vėmendje tė veēantė i kemi kushtuar edhe zhvillimeve ligjore, institucionale, rregullatore dhe atyre mbikėqyrėse, ku padyshim spikat hartimi dhe zbatimi nė praktikė i ligjit pėr ndėrhyrjen e jashtėzakonshme.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Kėtė vit u mbushėn 25 vjet nga themelimi i sistemit bankar dynivelor nė Shqipėri, i cili pėrcakton sistemin bankar si ofrues tė shėrbimeve bankare dhe financiare nė ekonomi dhe bankėn qendrore si administrator tė politikės monetare dhe rregullator e mbikėqyrės tė sistemit bankar. Ky hap i parė u pasua nga hapa tė mėtejshėm qė lidhen me segmentet e tjera tė tregut financiar, si tregu i letrave me vlerė dhe ai i kapitalit, pėrfshirė dhe themelimin e institucioneve pėrkatėse tė mbikėqyrjes dhe tė rregullimit.

Iniciativa nė kėto drejtime ka nxitur njė zgjerim tė vazhdueshėm tė tregut financiar, si nė llojshmėrinė e institucioneve ashtu edhe nė numrin e produkteve financiare dhe vėllimeve tė tregtimit. Megjithatė, pavarėsisht kėtyre zhvillimeve, sistemi financiar, ende mbetet i dominuar nga sistemi bankar dhe zhvillimet e tij. Nė raportin e fundit tė stabilitetit financiar tė Bankės sė Shqipėrisė, citohet se bankat pėrfaqėsojnė ende rreth 90% tė totalit tė aktiveve tė sistemit financiar, ekuivalent me 92% tė PBB-sė, ndėrkohė qė pjesa tjetėr e sektorit financiar ėshtė e vogėl dhe pėrbėn vetėm 10% tė totalit tė aktiveve tė sistemit financiar.

Vlerėsimet dhe studimet e Bankės sė Shqipėrisė, por edhe studimet krahasuese tė palėve tė treta si Fondi Monetar Ndėrkombėtar, tregojnė se tregu financiar nė Shqipėri ka pėrhapje dhe shtrirje financiare afėr nivelit ekuilibėr tė diktuar nga ekonomia dhe konsumatorėt shqiptarė. Gjithashtu, treguesit e ndėrmjetėsimit financiar tė shprehur si pėrqindje ndaj Prodhimit tė Brendshėm Bruto, janė nė nivele tė pėrafėrta me ato tė vendeve tė tjera tė rajonit.

Mbizotėrimi i segmentit bankar, natyrshėm ka ēuar nė njė shkallė tė lartė pėrqendrimi tė produkteve dhe shėrbimeve financiare nė favor tė tij. Mbi 80% e investimeve tė rezidentėve nė sistemin financiar janė nė formėn e depozitave dhe llogarive rrjedhėse. Vetėm pak mbi 12% janė nė formėn e letrave me vlerė tė qeverisė ndėrkohė qė pjesa e mbetur, rreth 6.5% janė investuar nė fondet e investimeve dhe ato tė pensioneve private. Kjo e fundit pėrbėn vetėm 0.1% tė totalit tė aktiveve tė sistemit financiar. Statistikat tregojnė se numri i kompanive qė operojnė nė segmentet e tjera tė sektorit financiar mbetet i ulėt, ndėrkohė qė aktiviteti i tyre nė terma tė Prodhimit tė Brendshėm apo tė tregut financiar mbetet i papėrfillshėm.

Pėrsa mė sipėr, konkluzioni logjik ėshtė se arkitektura e tregut financiar ende nuk mund tė konsiderohet e plotė. Instrumentet financiare me maturitet afatgjatė janė tė rralla, ndėrkohė qė ato afatshkurtra jashtė sistemit bankar, janė apatike dhe tė fragmentuara, si nė produkte ashtu dhe nė tregje. Fryt i kėsaj arkitekture financiare ėshtė njė lloj presioni i shtuar mbi sistemin bankar, duke privuar ekonominė nga alternativat e tjera tė financimit pėrtej atyre qė ofrojnė bankat.

Ky boshllėk nuk mund tė mbushet nė mėnyrė tė sforcuar nga sistemi bankar. Ėshtė e pranuar gjerėsisht se ēdo segment i tregut financiar luan rolin e tij bashkėplotėsues dhe jo zėvendėsues. Mund tė sjell njė numėr shembujsh pėr ta ilustruar mė mirė kėtė ide, por pėr momentin po i anashkaloj, pasi nė panelet nė vijim kėto ēėshtje do tė diskutohen mė nė hollėsi.

Pėrgjithėsisht, ajo ēka thashė mė sipėr lidhet me institucionet financiare dhe instrumentet financiare tė investimit. Megjithatė duhet theksuar, se problematika tė ngjashme karakterizojnė dhe ekstremin tjetėr tė tregut financiar, sektorin e korporatave apo ndėrmarrjeve siē i quajmė nė Shqipėri. Vrojtimet e Bankės sė Shqipėrisė tregojnė se njėsitė mikro, ballafaqohen me pamjaftueshmėri burimesh financiare dhe me akses tė kufizuar nė kredi. Konkretisht, mė shumė se 1/3 e ndėrmarrjeve tė intervistuara e vlerėson aksesin e ulėt nė financim dhe koston qė shoqėron atė si shkakun kryesor tė moszgjerimit tė veprimtarisė. Kėto njėsi mikro qė janė kryesisht biznese familjare, kanė mė shumė nevojė tė bashkėpunojnė me institucionet financiare jobanka, pasi ato hasin vėshtirėsi nė pėrmbushjen e kėrkesave qė lidhen me kolateralin apo dokumentacionin e hollėsishėm financiar, kushte kėto qė kėrkohen nga bankat. Ky ėshtė njė tjetėr argument qė tė ēon nė konkluzionin logjik, se pėrveē kapitaleve tė veta dhe kredisė bankare, kėto ndėrmarrje do tė pėrfitonin shumė nga segmente tė tjera tė tregut financiar.

Njė element tjetėr qė pengon thellimin dhe zgjerimin e tregut financiar nė Shqipėri, lidhet me shkallėn e ulėt tė pėrfshirjes financiare tė popullatės. Tė dhėnat mė tė fundit nga World Development Indicators tregojnė se vetėm 38% e tė rriturve kanė njė llogari pranė njė institucioni financiar, ndėrkohė qė vetėm 6% dhe 22% e tė rriturve kanė pėrkatėsisht njė kartė krediti dhe kartė debiti. Rritja e pėrfshirjes financiare nuk mund tė bėhet vetėm dhe pėrmes sistemit bankar. Sistemi financiar, veēanėrisht tregu i kapitaleve dhe i letrave me vlerė tė korporatave, duhet tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen e pėrfshirjes financiare.

Pėrfitoj nga rasti tė theksoj, se krahas nevojės pėr zgjerimin dhe thellimin e tregut financiar ėshtė e nevojshme tė kujdesemi gjithmonė e mė shumė pėr administrimin e rrezikut qė na shoqėron ēdo herė kur bėjmė njė investim financiar. Sot jemi dėshmitarė tė njė evolucioni tė shpejtė teknologjik, i cili paraprakisht ka eliminuar kufijtė fizikė, ka lehtėsuar aksesin nė platforma elektronike investimi, ka vėshtirėsuar shumė mbikėqyrjen dhe rregullimin e shumė prej instrumenteve financiare inovative qė tregtohen nė kėto platforma. Fenomeni i informalitetit, i kombinuar me shpejtėsinė e inovacionit nė fushėn e instrumenteve financiare, ėshtė njė rrezik real pėr ēdo investitor qė priret nė mėnyrė naive nga fitimi pa u thelluar mė shumė nė masėn dhe natyrėn e rrezikut ndaj tė cilit ai ekspozohet. Nė ēdo rast, pėrfshirja duhet bėrė me kujdes, duke i besuar ndėrmjetėsve dhe ndihmėsve financiarė tė specializuar, veprimtaria e tė cilėve ėshtė e rregulluar dhe e mbikėqyrur nga njė autoritet i ligjshėm nė Shqipėri apo jashtė vendit.

 

Tė nderuar pjesėmarrės,

Thellėsia dhe shtrirja e tregjeve financiare pėrcakton bashkėsinė e instrumenteve financiare tė vlefshme pėr t’u tregtuar, nė njė spektėr tė gjerė nga kėndvėshtrimi i maturitetit. Kėto instrumente nuk janė gjė tjetėr veēse hallkat e njėpasnjėshme tė zinxhirit pėrmes sė cilit transmetohen vendimet e politikes monetare. I gjithė procesi i tregtimit tė instrumenteve shėrben pėr tė pėrcaktuar vlerėn e aktiveve, ēmimin e rrezikut dhe tė kursimeve, e nė fund tė fundit preferencat drejt konsumit, kursimeve apo investimeve. Nė kėtė kuptim ekzistenca, plotėsia dhe efikasiteti i tregut financiar luan njė rol tė rėndėsishėm nė transmetimin e politikės monetare. Ėshtė kjo arsyeja pse vėmendja e bankės qendrore fokusohet nė kėto tregje dhe nė mirėfunksionimin e tyre.

Bazuar nė kėtė arsye specifike, Banka e Shqipėrisė, prej kohėsh ka iniciuar njė seri lėvizjesh pėr tė ndikuar me tė gjitha mundėsitė qė ajo ka, nė krijimin e njė tregu financiar mė tė zhdėrvjellėt. Masat e karakterit makroprudencial tė marra nė drejtim tė likuiditetit dhe tė kapitalizimit; kufizimet e vendosura mbi pozicionet me bankat jorezidente, provigjionet dhe kolateralin; paketa e masave tė ndėrmarra pėr uljen e kredive me probleme, tė gjitha kėto janė hapa tė hedhur pėr tė korrektuar problematika tė lidhura me cektėsinė dhe ngushtėsinė e tregut, me shkallėn e ulėt tė pėrfshirjes financiare dhe edukimin financiar jo adekuat.

Studimet dhe analizat e Bankės sė Shqipėrisė mbėshtesin pėrfundimin logjik se zhvillimi i tregut financiar ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e mirėqenies nė pėrgjithėsi. Ne nė Bankėn e Shqipėrisė besojmė se struktura aktuale e tregut bankar stimulon konkurrencėn nė lidhje me produktet dhe shėrbimet bankare. Megjithatė, zgjerimi dhe thellimi i mėtejshėm i tregut ėshtė njė sfidė qė shtrohet para nesh, ku nėnkuptoj tė gjithė aktorėt e pėrfshirė pa pėrjashtim. Industria bankare, Banka e Shqipėrisė, segmentet e tjera tė tregut financiar si nė rang aktorėsh edhe nė rang rregullatorėsh, qeveria, bota akademike dhe ekspertėt e fushės, tė gjithė duhet tė pėrfshihemi nė kėtė pėrpjekje. Ambiciet tona duhet tė synojnė njė treg financiar tė zhdėrvjellėt, likuid, me vėllim tregtimi nė rritje, ku spektri i instrumenteve tė zgjerohet, pėrfshirė dhe zgjatje tė horizonteve tė maturitetit dhe administrim tė kujdesshėm tė rrezikut. I gjithė ky kuadėr duhet tė shoqėrohet me transparencė tė shtuar nė tė gjitha hallkat e tregtimit ku njė rol tė veēantė duhet tė zėrė dhe edukimi financiar. Vetėm kėshtu do tė mundėsonim thellimin dhe zgjerimin real tė tregut financiar dhe pėrmes tij njė eficiencė mė tė madhe nė zbatimin e politikave ekonomike dhe financiare, nė mobilizimin dhe nė pėrdorimin e kursimeve kombėtare, nė pėrfshirjen financiare dhe nė rritjen e aktivitetit ekonomik dhe nė mirėqenien e popullatės nė terma afatgjatė.

Duke shpresuar se punimet e kėsaj konference nė vazhdim do tė karakterizohen nga njė shkėmbim i frytshėm i ideve dhe pikėpamjeve mes tė pranishmėve nė kėtė sallė,

 

Ju falėnderoj pėr vėmendjen!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.