.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Nis punimet konferenca vjetore e Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 09.11.2017


“Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”

Nė datėn 9 nėntor 2017, Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit, zhvillon konferencėn e saj vjetore me temė: “Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”.

#498 _ahp3258

Kjo konferencė organizohet nėn kujdesin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, me pjesėmarrjen e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Sh.T.Z. Ilir Meta, Ministrit tė Financave dhe tė Ekonomisė, z. Arben Ahmetaj, pėrfaqėsuesve tė kabinetit qeveritar dhe deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Tė pranishėm janė gjithashtu guvernatorė, zėvendėsguvernatorė, anėtarė tė bordeve drejtuese dhe pėrfaqėsues tė lartė tė bankave qendrore, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, pėrfaqėsues tė institucioneve financiare ndėrkombėtare si Fondi Monetar Ndėrkombėtar e Banka Botėrore, rrethe akademike nė vend, pėrfaqėsues tė sistemit bankar e financiar, pėrfaqėsues tė medias, si dhe stafi i Bankės sė Shqipėrisė.

Kjo konferencė realizohet nė kuadėr tė marrėveshjes sė bashkėpunimit qė Banka e Shqipėrisė ka nėnshkruar me Universitetin e Oksfordit.

Konceptuar nė tre sesione, punimet e konferencės u hapėn me fjalėt pėrshėndetėse tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko; Drejtorit tė Qendrės sė Studimeve tė Evropės Juglindore nė Universitetin e Oksfordit, z. Othon Anastasakis; Ministrit tė Financave dhe tė Ekonomisė, z. Arben Ahmetaj; dhe Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Sh.T.Z Ilir Meta.

#300_ahp3277

 

#300_ahp3284

Fjala e plotė e Guvernatorit Sejko

Gjatė fjalės sė tij, Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė bėri njė ekspoze tė zhvillimeve makroekonomike tė rajonit, Eurozonės dhe tė vendit tonė. Ai u shpreh se, nga njė kėndvėshtrim ndėrkombėtar, situata e pėrgjithshme po bėhet gjithnjė e mė tepėr mbėshtetėse. Duke u ndalur nė vendet e Eurozonės, ai veēoi se shumė nga partnerėt kryesorė tė vendit tonė janė nė njė moment pozitiv pėrsa i takon rritjes ekonomike, ndėrkohė qė edhe parashikimet paraqiten optimiste.

#300_ahp3293

Lidhur me ekonominė shqiptare, ai theksoi se tremujori i fundit i vitit 2017 e gjen vendin tonė nė njė situatė ekonomike e financiare nė pėrmirėsim, duke nėnvizuar se efektet e politikės monetare tė ndjekur nga Banka e Shqipėrisė kanė ruajtur kahun stimulues, me synim mbylljen e hendeqeve negative tė ēmimeve dhe tė prodhimit.

#300_ahp3300

#300_ahp3326

#300_ahp3348

Guvernatori Sejko shtoi se njė tablo pozitive karakterizon edhe stabilitetin financiar tė vendit, duke veēuar arritjen mė tė spikatur, atė tė rėnies sė dukshme tė kredive tė kėqija nė bilancet e sistemit bankar.

Mė tej, ai theksoi se zhvillimet pozitive tė sektorit bankar dhe tė ekonomisė kanė mbėshtetur pėrmirėsimin e mėtejshėm tė treguesve tė kapitalizimit, likuiditetit dhe tė pėrfitueshmėrisė.

Guvernatori Sejko u shpreh se njė premisė e rėndėsishme pėr mbėshtetjen financiare tė zhvillimeve ekonomike tė vendit pėrbėn fakti se industria bankare nė Shqipėri gėzon shėndet tė plotė financiar dhe ndodhet nė kushtet e njė situate optimale tė likuiditetit dhe tė kapitalizimit tė veprimtarisė.

Nė vijim, lidhur me sistemin financiar nė vend, ai shtoi se nė kėto 25 vjet nga themelimi i sistemit bankar dynivelor nė Shqipėri, hapa tė rėndėsishėm janė ndėrmarrė pėr tė nxitur zgjerimin e vazhdueshėm tė kėtij tregu, si stimulimi i tregut tė letrave me vlerė dhe i atij tė kapitalit dhe themelimi i institucioneve pėrkatėse tė mbikėqyrjes dhe tė rregullimit.

#300_ahp3313

#300_ahp3317

Megjithatė, pavarėsisht kėtyre zhvillimeve, sistemi financiar mbetet ende i dominuar nga sistemi bankar dhe, duke pasur parasysh se zhvillimi i tij ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e mirėqenies nė pėrgjithėsi, zgjerimi dhe thellimi i mėtejshėm i tregut ėshtė njė sfidė qė shtrohet para nesh.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Guvernatori u shpreh se konferenca vjetore pėrfaqėson njė nga ngjarjet kulmore tė veprimtarisė sė Bankės sė Shqipėrisė, duke synuar tė hulumtojė dhe t’u japė pėrgjigje shumė ēėshtjeve dhe dilemave me tė cilat pėrballet ekonomia jonė kombėtare dhe jo vetėm, tė cilat pėr nga natyra, efektet dhe ndėrveprimi mes tyre, janė tė pranishme nė gjithė rajonin e Evropės Juglindore.

Fjala e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, SH.T.Z Ilir Meta

Sesioni i parė i konferencės trajton natyrėn e rreziqeve aktuale nė ekonomitė vendase dhe rajonale tė EJL-sė, ndėrlidhjet mes tyre, si dhe vlerėsoi qėndrueshmėrinė ndaj kėtyre rreziqeve.

 

#498_ahp3369

Gjatė sesionit tė dytė, diskutimet fokusohen te sfidat dhe opsionet e politikės me tė cilat pėrballen bankat qendrore dhe autoritetet mbikėqyrėse. Ky sesion pėrqendrohet nė rolin dhe efektshmėrinė e politikės monetare, regjimet e kėmbimit valutor, ndryshimet makro-prudenciale dhe rregullatore, si dhe ndryshime tė tjera institucionale nė prani tė njė tregu financiar tė kufizuar.

Sesioni i tretė, paneli i Guvernatorėve, mbledh nė njė tryezė tė veēantė diskutimi: Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko; Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Republikės sė Kosovės, z. Fehmi Mehmeti; Guvernatorin e Bankės Qendrore tė Malit tė Zi; si dhe pėrfaqėsues tė lartė tė bankave tė tjera qendrore.

Nė kėtė panel, diskutimet do tė pėrqendrohen kryesisht nė rolin e tregut financiar dhe infrastrukturėn e tij, nė veēanti rolin e “hallkave” qė mungojnė (tregu i parasė, fondet e pensioneve, fondet reciproke dhe segmente tė tjera tė tregut); si dhe nė prezantimin e risive teknologjike nė tregun financiar “FinTech”, nė zhvillimet aktuale nė lidhje me rreziqet, qėndrueshmėrinė dhe efektshmėrinė e politikave monetare dhe tė stabilitetit financiar.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.