.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbylli punimet konferenca vjetore e Bankės sė Shqipėrisė: Konkluzionet


Data e publikimit 09.11.2017


Nė datėn 9 nėntor 2017, Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve tė Evropės Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit, zhvilloi konferencėn e saj vjetore me temė “Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”.

Gjatė punimeve tė konferencės, pjesėmarrėsit patėn mundėsi tė diskutojnė gjerėsisht pėr zhvillimin e tregjeve financiare dhe rolin e tyre nė pėrēimin e efekteve tė politikės monetare, zbutjen e goditjeve financiare dhe pasigurive makroekonomike.

Nga diskutimet e pjesėmarrėsve nė konferencė u arrit nė pėrfundimin se politika monetare gjen mbėshtetje nė instrumentet e tjera financiare. Nė kėtė mėnyrė, ajo mund tė pėrfitojė nga zhvillimi i mėtejshėm i institucioneve financiare, pasi ky zhvillim sė bashku me pėrdorimin e instrumenteve financiare ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė pėrēimin e efekteve tė politikės monetare. Kjo nėnkupton se politika monetare dhe zhvillimi i tregjeve financiare janė mjaft tė rėndėsishme pėr ecurinė dhe nxitjen e mėtejshme tė ekonomisė, si dhe pėr vazhdimin e reformave dhe politikave tė ndėrmarra.

Pjesėmarrėsit gjithashtu vunė nė dukje se anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian ėshtė dhe mbetet njė ankorė e rėndėsishme pėr tė gjitha vendet e rajonit. Megjithatė, zhvillimi i mėtejshėm i reformave, politikave tė brendshme dhe institucioneve vendase duhet tė jenė prioritete tė vazhdueshme pėr to. Nga ana tjetėr, kėto vende duhet tė punojnė intensivisht pėr uljen e pasigurive makroekonomike dhe financiare, thellimin e sektorit bankar, zhvillimin e tregjeve tė kapitalit, si dhe diversifikimin e portofoleve tė investimit.

Thellimi dhe zgjerimi i mėtejshėm i tregut financiar edhe nė segmente tė tjera, si dhe rritja e edukimit financiar, ishin disa prej konkluzioneve tė rėndėsishme qė u theksuan gjatė punimeve tė konferencės. Ndėrmarrja e kėtyre masave do tė pėrmirėsonte eficiencėn e politikave tė bankave qendrore, do tė mbronte investitorėt, do tė kontribuonte nė uljen e rreziqeve, si dhe do tė siguronte qėndrueshmėri mė tė madhe makroekonomike dhe financiare.

Gjatė konferencės u theksua se mbas krizės sė fundit financiare u vu re se goditjet financiare kanė efekte madhore jo vetėm pėr sistemin bankar, por edhe pėr sektorin real dhe mirėqenien e vendit nė tėrėsi. Nė kėtė pikė, pjesėmarrėsit diskutuan se stabiliteti i ēmimeve ėshtė njė kusht i domosdoshėm, por jo i mjaftueshėm pėr tė siguruar stabilitetin financiar. Nga ana tjetėr, politikat makroprudenciale nuk mund sigurojnė tė vetme stabilitetin financiar tė vendit. Si rrjedhojė, identifikimi i goditjeve financiare dhe koordinimi midis politikės monetare dhe asaj financiare ėshtė i rėndėsishėm, duke marrė parasysh se ekziston njė efekt i ndėrsjellė midis tyre.

Nė pėrfundim tė konferencės u theksua se megjithėse, vendet nė zhvillim kanė treguar qė kanė zgjidhur me sukses disa probleme, ato do tė pėrballen me sfida tė tjera nė tė ardhmen, tė cilat nuk lidhen vetėm me sistemin bankar. Disa prej tyre lidhen drejtpėrdrejtė me zhvillimin e tregjeve tė reja tė kapitalit.

Nė kėtė kontekst, bashkėpunimi rajonal midis vendeve dhe institucioneve tė tyre, duhet tė jetė prioritet pėr vendet e Evropės Juglindore. Kjo do tė shėrbejė pėr forcimin institucional, pėr krijimin e infrastrukturės sė nevojshme, si dhe pėr njė zbatim mė tė plotė dhe mė tė efektshėm tė politikave makroekonomike.

Gjithashtu, pjesėmarrėsit theksuan nevojėn e rritjes sė mėtejshme tė niveleve tė pėrfshirjes financiare, tė edukimit financiar tė publikut tė gjerė, si dhe nevojėn pėr implementimin e zhvillimeve mė tė fundit teknologjike. Kjo do tė mundėsonte qė vendet e Evropės Juglindore tė kenė sisteme financiare shumė mė tė zhvilluara.

Zhvillimi i kėsaj konference pėrbėn edhe njė dėshmi pėr vlefshmėrinė e bashkėpunimit mes institucioneve dhe akademisė nė fushėn e kėrkimit shkencor. Ky bashkėpunim ndihmon nė thellimin e njohurive tė institucioneve politikėbėrėse si dhe mbėshtet zhvillimin e tyre.

Foto Galeri

 

 

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.