.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit Sejko nė konferencėn e dytė tė Shoqatės Shqiptare tė Bankave


Data e publikimit 14.11.2017


I nderuar zoti Kryeministėr,

I nderuar Ministėr Ahmetaj,

I nderuar zoti Kryetar i Shoqatės sė Bankave,

Tė nderuar pjesėmarrės,

Ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė marr pjesė nė konferencėn e dytė qė organizon Shoqata Shqiptare e Bankave, tė cilėn dėshiroj ta pėrgėzoj pėr pėrzgjedhjen e temės kryesore tė kėsaj konference. Rritja ekonomike e vendit ėshtė njė argument qė na intereson tė gjithėve.

Koha nė tė cilėn mbahet kjo konferencė, pėrkon me njė moment interesant nga kėndvėshtrimi i ecurisė sė aktivitetit ekonomik tė vendit. Vlerėsimet mė tė fundit tregojnė se ekonomia jonė ka hyrė nė njė trajektore rigjallėrimi afatgjatė. Siē u pėrmend dhe nė Deklaratėn e fundit tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatė tremujorit tė dytė tė vitit, mbėshtetur kryesisht nga gjallėrimi i kėrkesės sė brendshme private, nga pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare me jashtė, nga rritja e shpenzimeve publike, si dhe nga nivelet e larta tė investimeve tė huaja direkte gjatė kėsaj periudhe.

_dsc8370-14

Politika monetare stimuluese e Bankės sė Shqipėrisė ka qenė njė nga faktorėt e rėndėsishėm qė kanė ndikuar nė gjallėrimin e kėrkesės sė brendshme. Ajo ka garantuar nė vazhdimėsi njė mjedis financiar me norma tė ulėta interesi dhe me likuiditet tė bollshėm. Por nė pėrmirėsimin e klimės ekonomike ka ndikuar edhe sjellja konsoliduese e politikės fiskale, e cila, pėrveē se ka ndikuar nė uljen e primeve tė rrezikut, ka krijuar hapėsira mė tė mėdha pėr financimin e sektorit privat.

Pritshmėritė tona mbi tė ardhmen afatshkurtėr dhe atė afatmesme tė zhvillimit ekonomik tė vendit, mbeten pozitive. Ne synojmė njė rritje tė qėndrueshme nė rrjedhėn e viteve dhe, nė kėtė kontekst, sektori bankar pėrfaqėson njė nga industritė kyēe nė mbėshtetjen e gjallėrimit ekonomik. Instrumentet qė ai disponon kanė njė kontribut tė qenėsishėm nė kėtė drejtim, dhe ndėr mė kryesorėt prej tyre ėshtė kreditimi.

Pavarėsisht luhatjeve tė herėpashershme, roli i industrisė bankare nė mbėshtetjen e aktivitetit ekonomik tė vendit ka qenė domethėnės. Kjo u vu re veēanėrisht nė fillim tė viteve 2000, pas privatizimit tė ish-Bankės sė Kursimeve, periudhė gjatė sė cilės teprica e kredisė rritej me norma vjetore tė konsiderueshme.

Megjithatė, kėto norma tė larta rritjeje dhe shpėrthimi i krizės globale nxorėn nė pah edhe njė sėrė ērregullimesh, si dhe sollėn rritjen e pandėrprerė tė nivelit tė kredive tė kėqija. Mė konkretisht, raporti i kredive me probleme kundrejt totalit tė kredisė kulmoi nė nivelin rekord prej 25%, duke pėrkeqėsuar nė mėnyrė ekstreme aftėsinė kredituese tė sistemit. Arsyet qė na ēuan deri nė kėtė pikė janė diskutuar gjerėsisht nė tė shkuarėn dhe sot nuk dua tė ndalem sėrish tek to.

_dsc8347-14

Ajo ēfarė dua tė theksoj ėshtė fakti qė situata aktuale ėshtė e ndryshme nga ajo e disa viteve mė parė. Treguesi i kredive me probleme po ulet vazhdimisht, duke regjistruar njė nivel prej rreth 10 pikė pėrqindjeje mė tė ulėt se piku i tij nė vitin 2014. Falė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta, bilancet e sistemit janė sot mė tė shėndetshme, situata e likuiditetit ėshtė optimale, e ndėrkohė dhe ēmimet e tij janė ulur nė nivele historike.

Si rrjedhojė, jam i mendimit se industria bankare duhet tė adoptojė njė pėrqasje mė aktive nė thellimin e ndėrmjetėsimit financiar, qė nė analizė tė fundit do tė thotė fuqizim i aktivitetit tė kreditimit.

Sipas Raportit tė fundit tė Stabilitetit Financiar, gjashtėmujori i parė i vitit 2017 e gjen sistemin bankar, financiarisht mė tė shėndetshėm. Ky fakt tė bėn tė besosh se aktorėt e tij, tė cilėt ndikojnė nė formė tė padiskutueshme krahun e ofertės nė kredinė pėr ekonominė, duhet tė priren tė jenė mė aktivė.

Nga krahu tjetėr, vlerėsimet janė optimiste edhe pėrsa i takon kėrkesės pėr kredi. Mė konkretisht, rezultatet e vrojtimit mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e ndėrmarrjeve, nė gjysmėn e parė tė vitit 2017, tregojnė pėr njė pėrmirėsim tė situatės financiare tė bizneseve dhe ky optimizėm karakterizon si tė ardhmen afatshkurtėr, ashtu dhe atė afatmesme.

Vitet e fundit, Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me legjislativin dhe ekzekutivin shqiptar, ka ndėrmarrė njė sėrė lėvizjesh, pėrfshirė kėtu dhe ndryshime ligjore, tė cilat ishin ngritur si shqetėsime nga industria. Duke qenė tė ndėrgjegjshėm pėr dobishmėrinė e tyre, ne i ndėrmorėm kėto ndryshime dhe rezultatet mendoj se janė konkrete. Bilancet tuaja janė pastruar dhe gjendja financiare paraqitet mė e shėndetshme.

Pikėrisht pėr kėtė arsye, ne si Bankė Qendrore kėrkojmė qė brenda niveleve tė logjikshme tė prudencės, tė shfrytėzoni ēdo mundėsi dhe hapėsirė pėr tė identifikuar projekte dhe plane biznesi qė meritojnė tė mbėshteten. Ka ardhur momenti qė kredidhėnia tė zėrė vendin qė i takon nė mbėshtetjen e ekonomisė, dhe kjo kėrkon profesionalizėm, energji, integritet dhe pėrkushtim.

Industria bankare disponon njė sėrė instrumentesh dhe pėrkrah nevojės pėr rigjallėrimin e kreditimit, si ndėr mė tė rėndėsishmin prej tyre, nė vijim dua tė prek edhe disa tregues tė tjerė si, shkallėn e zhvillimit tė sistemit financiar dhe pėrfshirjen e edukimin financiar. Kėto pėrbėjnė disa elemente tė tjera, mjaft tė rėndėsishme dhe me ndikim nė aktivitetin ekonomik tė vendit.

Sistemet financiare tė pazhvilluara janė tė ekspozuara drejt rreziqeve tė natyrės sistemike dhe krijojnė ērregullime e sfida pėr efektivitetin e politikės monetare dhe stabilitetin financiar tė vendit. Fatmirėsisht, jetojmė nė njė kohė kur inovacioni financiar ka sjellė risi tė shumta nė modelet e biznesit, si nė procese ashtu dhe nė produkte. Edhe nė Shqipėri, ne duhet t’i pėrqafojmė ato. Revolucioni i madh teknologjik ka eliminuar barrierat fizike duke bėrė gjithnjė e mė tė lehtė aksesin e individėve nė tregun financiar, pavarėsisht vendndodhjes gjeografike, moshės, kualifikimit, formimit kulturor apo traditės. Pėrveē aksesit mė tė lehtė, edhe kostot dhe shpejtėsia nė kryerjen e shėrbimeve janė pėrmirėsuar dukshėm. Tė gjitha kėto janė elemente qė sistemi ynė bankar duhet jo vetėm t’i shfrytėzojė, por edhe t’i zhvillojė mė tej.

Pėrfshirja dhe edukimi financiar janė dy sfidat e tjera qė mendoj se duhet tė integrohen nė axhendėn tonė nė vitet nė vijim. Indikatorėt e Zhvillimit Botėror, flasin pėr njė nivel ende tė ulėt tė pėrfshirjes financiare tė popullatės.

Nė vitin 2014, vetėm 38% e popullatės kishte njė llogari nė sistemin financiar tė licencuar, ndėrkohė qė 22% e tė rriturve zotėronin kartė debiti dhe vetėm 6% e tyre kartė krediti. Kjo tregon njė hendek tė madh mes nesh dhe vendeve tė OECD-sė, ku 92% e popullatės ka njė llogari financiare, ndėrkohė qė 80% e tė rriturve kanė kartė debiti dhe 40% kanė kartė krediti.

Roli i bankave ėshtė mjaft i rėndėsishėm dhe deri-diku i pazėvendėsueshėm edhe pėrsa i pėrket edukimit financiar. Thellimi dhe zgjerimi i njohurive financiare tė klientėve tuaj jo vetėm qė ka njė impakt social tė lartė, por njėkohėsisht u shėrben edhe vetė bankave, pėr tė rritur mė tej njė potencial, i cili do tė jetė konsumatori i produkteve dhe shėrbimeve bankare.

 

Tė nderuar pjesėmarrės,

Sė fundmi, dua tė ndalem edhe tek kontributi i sektorit bankar nė luftėn kundėr informalitetit, njė fenomen ky mjaft i dėmshėm, fatkeqėsisht me njė shtrirje ende tė gjerė nė ekonominė shqiptare, aq sa mund tė konsiderohet njė rrezik serioz pėr stabilitetin ekonomik dhe financiar tė vendit.

Edhe nė kėtė drejtim, roli i sistemit bankar ėshtė tejet i rėndėsishėm. Pėrdorimi i tė dhėnave tė certifikuara nga autoritetet, si pėrsa i takon bilanceve tė kompanive, ashtu edhe aktorėve tė tjerė ekonomikė, ėshtė kthyer nė njė domosdoshmėri. Mbi tė gjitha, ato janė masa prudenciale, tė cilat rrisin nivelin e sigurisė dhe qėndrueshmėrisė, veēanėrisht nė fushėn e kredidhėnies.

Reforma ndaj informalitetit ėshtė ndėr mė prioritaret pėr autoritetet shqiptare dhe sektori bankar, - me rrjetin e tij, ekspertizėn dhe njohuritė qė shumė prej jush i mbartin me vete nga vendet e origjinės tė grupit bankar tė cilit i pėrkasin, - duhet tė ofrojė ndihmesėn e tij nė kėtė qėllim tė pėrbashkėt.

Thėnė sa mė sipėr, ju ftoj qė debati apo analizat tuaja nė kėtė konferencė njėditore tė pėrqendrohen nė kėto linja, duke shpresuar qė ky takim tė krijojė njė konvergim idesh dhe konkluzionesh nė lidhje me gjallėrimin e mėtejshėm tė aktivitetit ekonomik.

Mbėshtetja e Bankės sė Shqipėrisė do tė jetė e pakushtėzuar nė kėtė drejtim. Ashtu si nė tė kaluarėn, ne vazhdimisht do tė jemi nė kėrkim pėr tė adoptuar strategji dhe rregulla qė synojnė njė sistem bankar tė shėndetshėm financiarisht dhe tė aftė tė mbėshtesė zhvillimin ekonomik tė vendit.

Jam besimplotė se bashkėpunimi nė tė ardhmen mes tė gjithė aktorėve: industrisė bankare, ekzekutivit shqiptar dhe Bankės sė Shqipėrisė, do tė thellohet mė tej, nė tė mirė tė prosperitetit ekonomik dhe financiar tė vendit.

 

Ju falenderoj pėr vėmendjen dhe i uroj suksese punimeve tė kėsaj konference!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.