.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit, z. Gent Sejko, nė workshop-in e 11-tė tė Kėrkimeve Ekonomike nė Evropėn Juglindore tė organizuar nga Banka e Shqipėrisė


Data e publikimit 04.12.2017


Tė nderuar tė ftuar,

Tė nderuar pjesėmarrės,

 

Ėshtė kėnaqėsi tė jem sot kėtu me ju. Nė emėr tė Bankės sė Shqipėrisė, dėshiroj t’ju uroj mirėseardhjen nė Workshop-in e 11 tė Kėrkimeve Ekonomike nė Evropėn Juglindore dhe t’ju falėnderoj pėr pėrkushtimin tuaj tė vazhdueshėm dhe kontributin e ēmuar.

Workshop-i ka evoluar ndėr vite, duke ofruar njė platformė pėr kėrkuesit, akademikėt dhe bankierėt qendrorė, jo vetėm nga Rajoni por edhe mė gjerė, pėr tė:

  • paraqitur gjetje tė reja kėrkimore dhe forcuar shkėmbimin e pikėpamjeve;
  • diskutuar nė lidhje me zhvillimet kryesore nė tregjet e parasė, zbatimin e politikės monetare dhe aspektet operacionale tė bankės qendrore, dhe
  • zhvilluar marrėdhėnie afatgjata bashkėpunimi.

Nga njė kėndvėshtrim strategjik, qėllimi kryesor i kėrkimit ekonomik ėshtė tė ofrojė njė bazė tė fortė konceptuale dhe empirike pėr politikėbėrjen. Kėrkimet me cilėsi tė lartė rrisin besueshmėrinė e bankės qendrore dhe pėrmirėsojnė cilėsinė e politikave tė saj. Ne besojmė fuqimisht se kėrkimi cilėsor rrit kontributin potencial tė bankės qendrore nė tregjet financiare, nė ekonomi dhe nė shoqėri.

Ashtu si nė bankat e tjera qendrore evropiane, kėrkimi ekonomik nė Bankėn e Shqipėrisė ėshtė njė funksion i rėndėsishėm nė tė gjithė veprimtarinė e saj, i cili ka provuar tė jetė i suksesshėm nė mbėshtetje tė proceseve tė formulimit dhe zbatimit tė politikave. Metodologjitė e reja tė ofruara nga kėrkimi, bazuar nė modele empirike, janė pėrvetėsuar si instrumente standarde tė analizės dhe parashikimeve tė politikės nga departamentet e tjera tė Bankės (pėr shembull, politika monetare, stabiliteti financiar, mbikėqyrja bankare, etj.).

Kjo do tė thotė se misioni, qėllimi dhe kontributi i kėrkimit kanė njė vend shumė tė rėndėsishėm nė strategjinė e zhvillimit tė Bankės sė Shqipėrisė. Qėllimet e tij konsistojnė nė:

  • rritjen e njohurive dhe tė kuptuarit tonė pėr ekonominė e brendshme, rajonale dhe globale, pėrfshirė funksionimin e sistemit financiar;
  • zhvillimin e modeleve, instrumenteve dhe analizave me cilėsi tė lartė pėr tė mbėshtetur mė mirė politikėn monetare dhe stabilitetin financiar;
  • pjesėmarrje nė rrjetet ndėrkombėtare tė kėrkimit (sistemin rajonal dhe atė evropian), pėr tė mundėsuar shkėmbimin e mendimeve dhe pikėpamjeve me banka tė tjera qendrore; dhe
  • ofrimin e kėshillave tė besueshme pėr politikėbėrėsit dhe shkėmbimin e gjetjeve dhe pėrfundimeve me pjesėmarrėsit e tregut, investitorėt e huaj dhe publikun.

Pėr mė shumė, gjatė kėtij viti, kėrkimi nė Bankėn e Shqipėrisė e shtriu aktivitetin e tij duke pėrfshirė kėrkimet historike. Rezultati ishte Konferenca me temė “Paraja dhe bankingu nė Shqipėri, nga antikiteti nė ditėt tona”, nė tė cilėn morėn pjesė shumė studiues, numizmatė, arkeologė dhe hulumtues tė historisė monetare dhe ekonomike.

Duke iu kthyer arsyes sė mirėfilltė pėr tė cilėn jemi tė gjithė sot kėtu, sė fundmi do tė shtoja se kėrkimi ėshtė pėrqendruar nė ēėshtje tė ndryshme lidhur me:

  • infrastrukturėn e tregut financiar dhe ndikimet e mundshme nė stabilitetin financiar dhe mbikėqyrjen bankare;
  • zbatimin e standardeve tė reja IFRS (Standardet Ndėrkombėtare tė Raportimit Financiar);

  • zhvillimin e shpejtė tė tregut financiar dhe instrumenteve tė tij, dhe
  • zhvillimet institucionale nė tregjet e brendshme dhe ndėrkombėtare.

Tė gjitha kėto janė sot ēėshtje nga mė tė trajtuarat tė kėrkimit ekonomik dhe jam i lumtur tė vė re se ato zėnė njė pjesė tė rėndėsishme tė programit tė kėtij workshop-i. Pėr mė tepėr, jam shumė i lumtur tė shoh se ēėshtjet tradicionale tė politikės monetare dhe zhvillimet nė sektorin e jashtėm tė ekonomisė do tė diskutohen gjithashtu gjatė dy ditėve tė workshop-it.

Mendoj se njė trajtim kaq i gjerė e bėn programin mjaft interesant. Kemi besim se materialet e diskutimit qė do tė paraqiten gjatė ditėve tė workshop-it do tė ofrojnė udhėzime se si tė trajtohen ēėshtje tė ndryshme qė rrjedhin nga zhvillimet e fundit ekonomike, nė rajon dhe mė gjerė. Shumė prej tyre janė tė ngjashme nė vende tė ndryshme; si rrjedhim, bashkėpunimi kolektiv ėshtė tejet i dobishėm.

Pa u zgjatur mė tej, dėshiroj t’ju ftoj tė merrni pjesė nė mėnyrė aktive dhe tė zhvilloni njė debat shumė tė gjallė e frytdhėnės. Sinqerisht, besoj se diskutimet dhe komentet konstruktive, tė cilat sigurisht do tė zhvillohen gjatė workshop-it, do tė kontribuojnė nė forcimin e bashkėpunimit tė mėtejshėm ndėr hulumtuesit dhe midis institucioneve.

Pėr tė gjitha kėto arsye, ju falėnderoj edhe njė herė pėr kontributin tuaj tė ēmuar nė kėtė takim vjetor tė kėrkuesve dhe ju uroj workshop tė suksesshėm dhe frytdhėnės!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.