.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi workshop-in e 11-tė tė Kėrkimeve Ekonomike nė Evropėn Juglindore tė organizuar nga Banka e Shqipėrisė


Data e publikimit 04.12.2017


Nė datat 4-5 dhjetor 2017, Banka e Shqipėrisė organizon workshop-in e 11-tė tė Kėrkimeve Ekonomike pėr Evropėn Juglindore. Ky seminar, i organizuar pėr tė njėmbėdhjetin vit radhazi nga Banka e Shqipėrisė, ka pėr qėllim tė nxisė diskutimin dhe promovimin e kėrkimit ekonomik, si dhe bashkėpunimin rajonal nė Evropėn Juglindore.

Nė kėtė aktivitet marrin pjesė pėrfaqėsues tė bankave qendrore evropiane tė rajonit, akademikė nga universitete dhe institucione financiare ndėrkombėtare si dhe ekspertė tė Bankės sė Shqipėrisė. Gjatė punimeve dyditore, pjesėmarrėsit do tė prezantojnė 29 punime kėrkimore shkencore, nga tė cilat 13 i pėrkasin punonjėsve tė Bankės sė Shqipėrisė.

_4

Workshop-i organizohet nė sesione tė veēanta, tė ndara sipas temave kryesore qė dominojnė debatet ekonomiko-politike dhe akademike nė fushėn e ekonomisė, financės dhe bankingut qendror. Tė pranishmit nė kėtė konferencė kanė mundėsi tė paraqesin gjetje tė reja kėrkimore, duke shkėmbyer pikėpamjet e tyre, si dhe tė diskutojnė pėr zhvillimet kryesore nė tregjet e parasė, zbatimin e politikės monetare, ruajtjen e stabilitetit financiar dhe aspektet operacionale tė bankave qendrore.

Punimet e seminarit u pėrshėndetėn nga Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, i cili theksoi se temat qė do tė diskutohen gjatė kėtyre dy ditėve synojnė tė trajtojnė sfidat e ndryshme qė rrjedhin nga zhvillimet e fundit ekonomike, nė rajon dhe mė gjerė. Nė kėtė drejtim, Guvernatori shtoi se duke marrė nė konsideratė ngjashmėrinė e vendeve tė ndryshme, aktivitete tė tilla tė cilat nxisin bashkėpunimin kolektiv mbeten tė njė rėndėsie tė veēantė.

Guvernatori Sejko, gjatė fjalės sė tij, u shpreh se nga njė kėndvėshtrim strategjik, qėllimi kryesor i kėrkimit ekonomik ėshtė tė ofrojė njė bazė tė fortė konceptuale dhe empirike pėr politikėbėrjen. Ai nėnvizoi se kėrkimi ekonomik nė Bankėn e Shqipėrisė, ashtu si nė bankat e tjera qendrore evropiane, ėshtė njė funksion mjaft i rėndėsishėm, i cili ka provuar tė jetė i suksesshėm nė mbėshtetje tė proceseve tė formulimit dhe zbatimit tė politikės monetare. Mė konkretisht, kėrkimi ekonomik ka dhėnė kontributin e tij nėpėrmjet ofrimit tė metodologjive tė reja tė bazuara nė modele empirike, tė cilat janė pėrvetėsuar si instrumente standarde tė analizės dhe parashikimeve tė politikės nga departamentet e tjera si politika monetare, stabiliteti financiar, mbikėqyrja bankare, etj.

Pasi falėnderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen e tyre, Guvernatori Sejko u shpreh se institucioni qė ai pėrfaqėson, vlerėson se kėrkimet e cilėsisė sė lartė ēojnė nė besueshmėri mė tė madhe, pėrmirėsojnė cilėsinė e politikave, si dhe rrisin kontributin potencial tė bankės nė tregjet financiare, nė ekonomi dhe nė shoqėri, ndaj pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme qė bankat qendrore tė zhvillojnė aktivitete tė tilla.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.