.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Zėvendėsguvernatores sė Parė tė Bankės sė Shqipėrisė, zj. Elisabeta Gjoni, nė konferencėn ndėrkombėtare tė organizuar nga Departamenti i Ekonomiksit, Fakulteti i Ekonomisė, Universiteti i Tiranės, 1 dhjetor 2017


Data e publikimit 01.12.2017


Tė nderuar profesorė,

Tė nderuar kolegė,

Tė dashur studentė,

Ėshtė njė nder pėr mua tė pėrshėndes nė emėr tė Bankės sė Shqipėrisė, punimet e konferencės sė parė ndėrkombėtare tė organizuar nga Departamenti i Ekonomiksit, Fakulteti Ekonomik me temė “ Socio – Economic Perspectives in the Age of XXI Century Globalization”. Dhe njėkohėsisht, ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė jem midis kolegėve nė fakultetin tim.

Pėrmes fjalės time sot, dėshiroj t’ju njoh pikėrisht me rolin dhe vlerėsimin qė Banka e Shqipėrisė i ka dhėnė analizės dhe kėrkimit shkencor nė veprimtarinė e saj.

Banka e Shqipėrisė ėshtė e angazhuar nė fushėn e kėrkimit shkencor, duke bėrė investime serioze nė kapacitete njerėzore, financiare e teknologjike pėr mbėshtetjen e kėrkimit dhe analizės shkencore. Qėllimi i kėtij investimi ėshtė tė shfrytėzojė informacionin e gjerė statistikor nė fushėn e ekonomisė, financės, demografisė etj., pėr tė siguruar njė njohje sa mė tė plotė tė fondamenteve konceptuale dhe empirike qė ndikojnė stabilitetin e ēmimeve dhe atė financiar nė ekonomi. Konkluzionet dhe rezultatet e kėrkimit shkencor nė nivel makro dhe mikroekonomik janė pėrgjithėsisht tė fokusuara tek efektet qė zhvillimet ekonomike e financiare nė vend kanė mbi politikėn dhe operacionet monetare, politikat e stabilitetit financiar apo mbikėqyrjen bankare. Objektivi i aktivitetit kėrkimor mbetet mbėshtetja e vendimmarrjes nė funksion tė pėrmbushjes sė mandatit tė Bankės sė Shqipėrisė. Njėkohėsisht, aktiviteti i kėrkimit synon tė nxisė dhe tė mbėshtesė diskutimet publike dhe akademike mbi zhvillimet ekonomike nė vend dhe mė gjerė, duke shėrbyer edhe si njė shkollė pėr stafin e bankės nė punėn e tij tė pėrditshme.

Fokusi i kėrkimit shkencor, metodologjitė dhe burimet e informacionit statistikor tė pėrdorura kanė evoluar nė pėrputhje me problematikat e kohės. Ato kanė ndjekur pėrgjithėsisht ēėshtjet qė kanė shqetėsuar Bankėn e Shqipėrisė. Megjithėse mbushen 10 vjet nga shpėrthimi i krizės financiare globale dhe efektet e saj kanė evoluar, ato vazhdojnė tė jenė tė pranishme nė ekonomi. Kėrkimi dhe analiza jonė e kanė reflektuar kėtė evoluim mė sė miri. Temat qė kanė dominuar kėrkimin dhe konferencat shkencore tė Bankės sė Shqipėrisė kanė prekur ēėshtje qė lidhen me rikonceptimin dhe riorientimin e politikės makroekonomike; analizėn dhe diskutimin e ēėshtjeve tė stabilitetit financiar dhe efekteve nga kanalet e transmetimit tė krizave; rikonceptimin e politikės monetare nė kushtet e krizave financiare dhe ndėrveprimin e saj me politikėn e stabilitetit financiar; rolin dhe ndikimin qė zhvillimet financiare dhe struktura e tregut financiar ka mbi stabilitetin financiar dhe efektshmėrinė e politikave tė bankės qendrore etj.

Studime tė ndryshme tė diskutuara nė kėto aktivitete dhe tė publikuara nė botimet me karakter shkencor tė Bankės sė Shqipėrisė, kanė nxjerrė nė pah se ishin luhatjet e moderuara ekonomike dhe stabiliteti i ēmimeve, faktorėt qė mund tė kenė shkaktuar “verbėrinė” e tė gjithėve pėr tė kuptuar stuhinė qė po vinte. Bankat qendrore, sidomos ato nėn regjimin e shėnjestrimit tė inflacionit, besonin se pėrdorimi i njė instrumenti (pra, i normės bazė tė interesit) pėr njė qėllim tė vetėm (kontrollin e inflacionit) ishte i mjaftueshėm pėr arritjen dhe ruajtjen e objektivave tė tyre si autoritet monetar. Por inovacionet financiare, tė zgjeruara e tė ndėrlikuara shumė gjatė kohės, ēuan nė rritjen e levės financiare tradicionale, e cila shkaktoi njė destabilitet tė gjithė sistemit edhe pse me njė alokim tė diversifikuar tė rrezikut.

Sigurisht, Ballkani dhe Shqipėria nuk mund tė ishin imune ndaj efekteve “kontaminuese” tė krizės. Efektet u ndjenė nė rėnien e eksporteve, rėnien e rritjes ekonomike, frenimin e shpejtė tė kreditimit dhe pėrgjysmimin e dėrgesave tė emigrantėve nė formė investimi apo ndihme pėr familjarėt e tyre nė vendlindje.

Banka e Shqipėrisė, e gjendur pėrballė kėtyre sfidave, ndoqi fillimisht njė politikė monetare lehtėsuese, duke ulur nė mėnyrė tė vazhdueshme normėn e interesit qė prej vitit 2009. Megjithatė, nė kushtet e njė krize financiare globale tė stėrzgjatur, stabiliteti i ēmimeve ėshtė njė kusht i nevojshėm por jo i mjaftueshėm, duke bėrė qė Banka e Shqipėrisė si shumė banka tė tjera qendrore tė adresojnė edhe ēėshtjen e stabilitetit financiar, nėpėrmjet politikave makroprudenciale pėr tė forcuar sistemin bankar dhe financiar tė vendit, si dhe duke adresuar ēėshtjen e kredive tė kėqija.

Tė gjitha kėto zhvillime si dhe mekanizmi i pėrgjithshėm ekonomik e financiar qė i lidh ato, pėrbėjnė njė interes tė veēantė pėr punėn studimore. Analizat kėrkimore, vit pas viti, kanė tentuar t’iu japin pėrgjigje shumė sfidave dhe dilemave me tė cilat pėrballet ekonomia jonė dhe pėr kėtė arsye nė dekadėn e fundit kemi rivlerėsuar fokusin dhe modelet kėrkimore. Ndryshe nga tematikat kėrkimore pėrpara krizės, tė cilat ishin kryesisht nė mbėshtetje tė politikės monetare dhe tė shėnjestrimit tė inflacionit, duke pėrdorur tė dhėna agregate dhe modele makroekonomike (si VAR, VECM, ARDL etj.), tashmė ka lindur nevoja pėr tė studiuar ekonominė mė nė imtėsi si dhe heterogjenitetin midis agjentėve ekonomikė ku pėrfshihen familjet, bizneset dhe bankat. Pėr kėtė arsye, kėrkimi nė Bankėn e Shqipėrisė ėshtė riorientuar drejt analizave me karakter mikroekonomik duke pėrdorur tė dhėna panel dhe ndėrsektoriale nė mbėshtetje tė funksionit tė Bankės sė Shqipėrisė, si mbikėqyrėse e stabilitetit financiar dhe si rregullatore e aktivitetit tė sistemit bankar.

Gjatė kėsaj periudhe, ne kemi pasur mundėsi, sė bashku me ekspertė tė fushės dhe akademikė, vendas e tė huaj, tė analizojmė tendencat mė tė fundit nė zhvillimin e sektorit financiar, nė gjithė rajonin, me theks tė veēantė nė ndėrlikimet potenciale mbi ekuilibrin makroekonomik dhe stabilitetin financiar tė ēdo ekonomie. Nga njė kėndvėshtrim i pėrgjithshėm, studimet e ndėrmarra nga Banka e Shqipėrisė paraqesin, nė njė formė dhe metodologji rigorozisht shkencore, punėn empirike tė Bankės pėr analizėn e zhvillimit tė sistemit bankar, efikasitetit dhe stabilitetit financiar, konkurrueshmėrisė, rrezikut sovran dhe rreziqet me tė cilat pėrballet ekonomia shqiptare nė tė ardhmen.

Mė lejoni tė ilustroj me disa shembuj, disa nga studimet tona mė tė fundit:

  • Njė studim shkencor mbi vlerėsimin e “kufirit tė poshtėm tė normės bazė tė politikės monetare” nė fillim tė vitit 2016- periudhė nė tė cilėn u pėrballėm me nivele shumė tė ulėta tė inflacionit, me njė ambient tė jashtėm sfidues dhe me rrezikun e njė inflacioni tė paankoruar. Nė kėto kushte kur akoma ishte e paqartė sa mund tė zgjaste kjo situatė, njė nga pikėpyetjet mė thelbėsore tė politikės monetare kėrkonte pėrgjigje: deri nė ēfarė niveli mund tė ulet norma bazė? Ēfarė faktorėsh duhen konsideruar pėr tė vlerėsuar kėtė kufi tė poshtėm? A ka vend pėr masa jokonvecionale dhe nė ē’raport qėndrojnė kėto me stabilitetin financiar? Cilat masa janė mė efektive? Studimi pėrpiqet tė vlerėsojė se deri nė ēfarė niveli mund tė ulej norma bazė e politikės monetare nė kushtet konkrete tė Shqipėrisė pėr tė siguruar stabilitetin e ēmimeve, por pa cenuar stabilitetin financiar. Studimi jepte qartė mesazhin se si rezultat i qėndrueshmėrisė sė kursit tė kėmbimit - si njė faktor kyē nė ekonominė tonė - kufiri i poshtėm i normės bazė nuk ishte arritur dhe se kishte akoma hapėsirė pėr tė pėrdorur instrumentin tradicional. Nė njė ekonomi dhe sistem financiar me njė prani tė theksuar tė Euros, kėto rezultate dhe kėrkime tė tjera tė dedikuara janė konsideruar nė politikat e BSH-sė pėr de-euroizimin.
  • Mekanizmi i transmetimit tė politikės monetare ka qenė pjesė integrale e studimeve analitike dhe empirike tė BSH-sė, me synim identifikimin dhe vlerėsimin e impaktit tė kanaleve tė transmetimit tė politikės monetare dhe tė kursit tė kėmbimit nė prodhim dhe nė inflacion pas krizės, bazuar nė fakte empirike tė reja.
  • Studime mbi hendekun e kredisė, depėrtimin dhe pėrfshirjen e financave, strukturėn e sistemit financiar, me qėllim mbėshtetjen e njė rritjeje tė qėndrueshme ekonomike, janė nė proces dhe duhet tė plotėsohen. Ato synojnė tė vlerėsojnė me besueshmėri tė pranueshme nivelet optimale tė treguesve tė rritjes nė ekonominė reale dhe sektorin financiar.
  • Studime mbi ndėrveprimin e makroprudencės me mikroprudencėn janė nė proces, shoqėruar me modelime tė instrumenteve pėrkatėse pėr tė mitiguar efektet e ciklit financiar nė ekonomi.
  • Puna empirike e Bankės sė Shqipėrisė ėshtė bėrė bashkė nė formėn e disa modeleve ekonometrike, tė cilat kanė nė fokus politikėn monetare, ekonominė reale dhe sistemin financiar. Kėto modele pėrshkruajnė nė mėnyrė tė detajuar lidhjen ndėrmjet sektorit bankar dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi. Ato japin njė tablo analitike tė kuantifikuar, pėrmes sė cilės mund tė analizohen dhe vlerėsohen efektet e rreziqeve potenciale, nė nivel individual apo makroekonomik, qė mund tė godasin sektorin financiar. Kėto modele ofrojnė njė bashkėsi instrumentesh pėr tė analizuar dhe parashikuar sjelljen e sistemit bankar ndaj zhvillimeve financiare makroekonomike dhe efektshmėrinė e politikave tė ndėrmarra nga Banka e Shqipėrisė. Modelet sjellin njė vlerė tė shtuar nė analizėn e zhvillimeve nė sistemin bankar pėrkundrejt mjeteve alternative tė bazuara nė ekuacione tė vetme, pasi ato i pėrcaktojnė dhe i gjenerojnė vlerėsimet pėr treguesit kryesorė ekonomikė e financiarė nė mėnyrė endogjene e tė njėkohshme.

Konkluzionet e kėrkimeve tė Bankės sė Shqipėrisė identifikojnė nevojėn pėr t’u thelluar nė hulumtime tė mėtejshme empirike dhe pėr diskutimin e tyre midis ekspertėve tė fushės.

  • Problematikat aktuale dhe boshllėqet e identifikuara nė kuadrin empirik tė analizės dhe tė parashikimit pėr tregun financiar e atė bankar, pėrcaktojnė nevojėn e zgjerimit tė kėrkimit shkencor, nė lidhje me ēėshtjet e stabilitetit financiar dhe mbikėqyrjes bankare.
  • Mė shumė studime nevojiten nė fushėn e tė dhėnave dhe statistikave, pėr tė siguruar njė informacion tė besueshėm dhe sistematik. Aktualisht, zhvillimet teknologjike dhe pėrhapja e tyre po e rrisin me shpejtėsi sasinė e informacionit tė gjeneruar dhe akumuluar nė tė gjitha fushat e jetės. Ky informacion pėrmban dhe pėrcjell sjelljen e publikut dhe perceptimin e tij nė lidhje me zhvillimet politike, sociale e ekonomike, dhe si i tillė, pėrmban sinjale tė vlefshme pėr politikėbėrjen. Shfrytėzimi “i menēur” i kėtij informacioni mund tė ndihmojė nė vlerėsimin e pritshmėrive dhe perceptimeve tė publikut dhe nė pėrmirėsimin e parashikimeve dhe analizės sė vendimmarrjes. Nė kėtė kuadėr, Banka e Shqipėrisė synon tė investojė nė hulumtimin dhe aplikimin e teknologjive tė “Big Data”, pėr filtrimin e informacioneve tė vlefshme nga bashkėsia e informacioneve numerike e shkresore (tė strukturuara ose jo) qė gjenerohen nga e gjithė ekonomia e publiku. Ne gjithashtu inkurajojmė dhe studiues tė tjerė tė pėrfshihen nė kėtė projekt - njė sfidė mė vete kjo, qė do t’i pasuronte shumė analizat tona.

Vlerėsojmė dhe shpresojmė se kėrkimi shkencor nė Bankėn e Shqipėrisė nė fushat e pėrmendura me lart, do tė nxisė interesin e akademisė dhe studiuesve tė fushės pėr tė plotėsuar mė tej hallkat qė mungojnė, duke e bėrė kėtė pjesė tė punės sė tyre akademike, nė mėnyrė qė akademia t’i paraprijė zhvillimeve tė mėtejshme dhe tė mbėshtesė sa mė shumė hartimin e politikave. Prandaj, gjej rastin tė ftoj tė gjithė tė interesuarit tė pėrfshihen nė diskutimin e punimeve akademike dhe atyre shkencore.

Pėrveē zotėrimit tė njohurive teorike tė konsoliduara, akademia ka potencialin tė udhėzojė nė drejtim tė zhvillimit tė politikave, si nė aspektin e inputeve kėrkimore, po ashtu dhe nė aspektin e pjesėmarrjes nė proceset vendimmarrėse. Banka e Shqipėrisė vė re se institucionet kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė krijimin dhe akumulimin e kapitalit njerėzor nė fushėn e kėrkimit shkencor. Aktualisht, pėrmes krijimit tė studimeve tė doktoraturės, ėshtė krijuar njė rrjet kėrkimi shkencor qė pėrmbledh nė vetvete profesorėt, studentėt aktualė dhe institucionet akademike. Ky rrjet ka potencial tė madh pėr zhvillimin e kėrkimit shkencor nė ekonomi dhe diskutimin e kėrkimit tė gjeneruar nga Banka e Shqipėrisė apo institucionet e tjera qė veprojnė nė kėtė fushė. Pjesėmarrja e tyre nė aktivitetet e organizuara nga Banka e Shqipėrisė, me qėllim diskutimin e analizave dhe studimeve empirike, mund tė jetė mė e madhe. Rrjedhimisht, nė mbyllje, i bėj thirrje studiuesve dhe pėrdoruesve potencialė tė studimeve tė pėrfshihen nė diskutimin e punimeve akademike dhe atyre shkencore me karakter ekonomik. Kjo edhe pėr faktin se modelet empirike mbeten nė njė proces tė vazhdueshėm pėrmirėsimi dhe plotėsimi. Si pasojė edhe pjesėmarrja dhe diskutimi i tyre pėrbėn njė proces thelbėsor tė domosdoshėm dhe pėr vendimmarrjen. Njėkohėsisht i inkurajoj lexuesit tė hyjnė nė diskutim me kėrkuesit dhe punonjėsit e Bankės sė Shqipėrisė pėr tė zhvilluar debatin mbi tematikat e mėsipėrme dhe pėr tė nxitur hulumtimin e kėtyre hipotezave nga kėndvėshtrime tė reja.

Duke shpresuar se punimet e kėsaj konference nė vazhdim do tė karakterizohen nga njė shkėmbim i frytshėm i ideve dhe pikėpamjeve mes tė pranishmėve nė kėtė sallė, ju uroj punė tė mbarė!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.