.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Vendimmarrja e Kėshillit Mbikėqyrės nė mbledhjen e datės 6 dhjetor 2017


Data e publikimit 06.12.2017


Nė mbledhjen e tij tė datės 6 dhjetor 2017, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e rregullores “Mbi planet e rimėkėmbjes sė bankave”

Rregullorja vjen si rishikim tėrėsor i kuadrit rregullativ nė fuqi tė Bankės sė Shqipėrisė pėr planet e rimėkėmbjes, me qėllim plotėsimin dhe pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė tij. Rregullorja nxirret nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit nr. 133/2016 “Pėr rimėkėmbjen dhe ndėrhyrjen e jashtėzakonshme nė banka, nė Republikėn e Shqipėrisė”. Planet e rimėkėmbjes hartohen nga vetė bankat dhe pėrcaktojnė tėrėsinė e masave qė duhet tė ndėrmerren pėr tė rivendosur pozicionin financiar, nė rast tė njė pėrkeqėsimi tė konsiderueshėm tė gjendjes financiare tė tyre. Kėto plane konsiderohen si pjesė e rėndėsishme e administrimit tė rrezikut dhe e procesit tė vlerėsimit e tė mbikėqyrjes nga Banka e Shqipėrisė.

  • Miratimin e disa ndryshimeve nė rregulloret “Mbi parimet bazė tė drejtimit tė bankave dhe degėve tė bankave tė huaja dhe kriteret pėr miratimin e administratorėve tė tyre” dhe “Pėr sistemin e kontrollit tė brendshėm”

Qėllimi kryesor i rishikimit tė dy rregulloreve ėshtė plotėsimi dhe pėrmirėsimi i kuadrit rregullativ tė drejtimit efektiv tė bankave. Ndryshimet pėrmirėsojnė kriteret e miratimit tė administratorėve, procesin e vlerėsimit tė tyre nga vetė bankat dhe autoriteti mbikėqyrės, si dhe sistemin e kontrollit tė brendshėm, si njė hallkė shumė e rėndėsishme e pėr adresimin e rreziqeve me tė cilat pėrballen bankat.

Ndryshimet kanė marrė shtysė kryesisht nė kuadėr tė pėrafrimit tė akteve rregullative tė Bankės sė Shqipėrisė me kėrkesat mė tė reja tė Bashkimit Evropian nė fushėn e mirėqeverisjes sė institucioneve tė kreditit, si dhe tė disa rekomandimeve tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim nė projektin pėr vlerėsimin e kuadrit ligjor, rregullativ dhe tė praktikave mbikėqyrėse tė Bankės sė Shqipėrisė nė kėtė fushė.

  • Miratimin e disa ndryshimeve nė rregulloret pėr funksionimin e sistemit qendror tė regjistrimit dhe shlyerjes sė titujve (AFISaR)

Ndryshimet synojnė pėrshtatjen e rregulloreve, nė kushtet e anėtarėsimit tė Bursės Shqiptare tė Titujve nė kėtė sistem.

  • Miratimin e tematikės sė kartėmonedhės shqiptare me kurs ligjor me vlerė 10000 lekė

Vendimi miratoi tematikėn qė do tė pasqyrohet nė kartėmonedhėn shqiptare me kurs ligjor me vlerė 10000 lekė. Kjo kartėmonedhė do tė pasqyrojė figurėn e poetit tė njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative tė “Flamurit Kombėtar”, si dhe njė varg tė zgjedhur nga “Himni Kombėtar”, qė njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit tė pėrbashkuar/me njė dėshir’ e njė qėllim”. Krahas kėsaj, u miratuan tekstet shoqėruese qė lidhen me emrin e bankės, vlerėn nominale, si dhe u miratuan pėrmasat e kartėmonedhės.

Kėshilli Mbikėqyrės u njoh dhe me informacione tė tjera tė lidhura me veprimtarinė e pėrditshme funksionale dhe operacionale tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.